Pesë arsye pse “Blloku” i Isuf Kalos është i preferuari i momentit

Elena Tase

Shqipërisë së shekullit XX është e shënjuar thuajse një 50-vjeçar, sa gjysma e saj, nga diktatura komuniste. Vetë diktatura shënjohet në mënyrë të pandërprerë nga figura e diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha.

Është fat që mjeku personal i Enver Hoxhës, prof. dr. Isuf Kalo, diabetologu i njohur, është mes nesh, madje tepër aktiv në jetën publike. Ai është miku i të gjithëve, e mbi të gjitha, ka lënë një dëshmi historike me librin e tij “Blloku”.

Këto unicitete janë shumë të vështira të qëllojnë në një rast të vetëm. Prandaj, libri i tij “Blloku” ka së paku pesë arsye pse është i jashtëzakonshëm, pse ka rëndësi historike dhe pse është një kënaqësi e vërtetë intelektuale.

Përpara se të vijoj më tej, me këto pesë arsye, ia vlen të shpreh disa konsiderata për profesor Isuf Kalon, mjekun e famshëm shqiptar. Jo thjesht për mjekun e diktatorit, të cilin kam pasur kënaqësinë e madhe ta njoh nga afër 3–4 vitet e fundit gjatë bashkëpunimit për konceptimin dhe ndërtimin e projektit për drejtimin e Fakultetit të ri të Shkencave Shëndetësore, në Universitetin Europian të Tiranës, ku ai ka statusin e papërsëritshëm të “dekanit themelues”.

Është e pabesueshme se si te profesor Isuf Kalo kombinohen në një të tria tiparet: karakteri pozitiv, energjia pozitive për shumëçka, që e bën atë pa dyshim një mik shumë të mirë; profesionist i jashtëzakonshëm i fushës së vet dhe njohës i edukimit të lartë mjekësor. Këto tipare na kanë lidhur me profesor Isufin, gjatë ambicies sonë në fillim të dekadës së dytë të Universitetit Europian të Tiranës, për të ndërtuar Fakultetin e Mjekësisë në UET, një projekt i gjatë e ambicioz, për të cilin profesor Isufi ka qenë një gur themeli. Ai përfaqëson intelektualin suigeneris, nga ata të një race, fatkeqësisht në zhdukje, i cili në kapërcyell të dy shekujve shqiptarë, në vitet 1900 dhe 2000, ka dhënë një rol të dorës së parë, në interesa të dorës së parë dhe në diapazone të dorës së parë.

Të tria këto konsiderata, për profesor doktor Isuf Kalon, tani që i shkruaj, më duken të pamjaftueshme për të perifrazuar respektin tim personal për të dhe qasjen e tij pozitive ndaj gjithçkaje. Duke bashkëpunuar me profesor Isuf Kalon, në këtë fazë të jetës së tij, është më shumë një kënaqësi intelektuale sesa një punë. Prania e tij në UET është një nga majat e senjoralitetit, që UET e ka bërë tashmë zakon që ta respektojë. Por në planin miqësor, është një kënaqësi e jashtëzakonshme.

Por, cilat janë pesë arsyet pse ky libër është i pazakontë dhe ka një rëndësi të madhe.

Arsyeja e parë, pse ky libër është risi, është ky fakt: është shumë e rrallë, që 30 vjet pas rënies së diktaturës komuniste dhe gati 35 vjet pas vdekjes së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, ne të kemi një libër, i cili dekodon nëpërmjet dëshmive, pikëpamjeve, reflektimeve, një element të diktaturës shqiptare që është Blloku, në zemër të tij, familja e tij dhe vetë diktatori. Kush mund ta kishte një mundësi të dytë…?! Pothuajse askush…! Shumë nga anëtarë të ekipit mjekësor kanë qenë të përkohshëm, kanë lëvizur prej aty, disa nuk jetojnë më dhe disa të tjerë kanë pasur vetëm një pamje të pjesshme të asaj që ka ndodhur, të paktën që nga fillimi i viteve ’70, në dhomën e pacientit Enver Hoxha, pacientit-diktator, diktatorit-pacient. A nuk është kjo unike…?! Plotësisht unike…!

Edhe pse bibliografia e librave për diktatorët, për sëmundjet e diktatorëve është e gjerë dhe e gjatë, ky libër qëndron dinjitoz në kolanën ose bibliotekën e librave të këtyre të sëmurëve që na qeverisin. Sëmundja përcakton shumëçka nga veprimtaria e përditshme. Ajo e modelon karakterin, ajo krijon dinamika të caktuara të vendimeve e vendimmarrjeve dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe me Enver Hoxhën. Lexojeni këtë libër për ta mësuar!

Arsyeja e dytë, pse libri i profesor Isufit është i jashtëzakonshëm, është se pse ai është shkruar në mënyrë shumë të këndshme. Ti mund të lexosh një histori, një rrëfim, por mund të marrësh edhe disa libra në një. Aty ke refleksione, ke data, ke kronikë, ke autenticitet, por ke gati edhe një pamje të gjallë, se çfarë ndodhte në atë mjedis, se si lëviznin ngjarjet e fenomenet dhe çfarë ndodhte në suazat e një formacioni sui generis, që në këtë rast quhej Blloku, por në universalet e pushtetit ai quhet “Pallati”, “Oborri”, “Kremlini” apo “Qyteti i ndaluar”. Përmasat ndryshojnë, rëndësia ndryshon, por fenomeni është i njëjtë nga pikëpamja cilësore. Kjo është rëndësia e dytë e këtij libri, duke mos e lënë Shqipërinë e vogël, pa një dëshmi kualitative të kësaj natyre, për atë se çfarë ndodhte në Bllok.

Arsyeja e tretë e rëndësisë së librit të profesor Isufit, është koncepti “panopticum” ose koncepti i Aleph-it, i cili në filozofi është pika nga ku mund të shihet e gjithë bota. Mjeku Isuf Kalo, nga pozitat rigorozisht të mjekut dhe të etikës profesionale, të betimit të Hipokratit, sheh gjithçka. Sheh marrëdhëniet njerëzore, marrëdhëniet politike, fazat, krimet, lëvizjet, luftën për pushtet dhe gjithçka tjetër. Mund të kishte qenë kuzhinier, mund të kishte qenë truproja, mund të kishte qenë shefi i sigurisë, mund të kishte qenë shefi i shërbimeve sekrete, mund të kishte qenë bahçevani…, nuk ka rëndësi, por pozita e mjekut është e jashtëzakonshme, është e patëdytë. Para mjekut ne jemi pothuajse si para vetvetes, sepse ankthi i shëndetit është një ankth i pakrahasueshëm me të gjitha elementet e tjera. Si i tillë, Isuf Kalo ka mundur, praktikisht, të shohë më shumë dhe më mirë se gjithkush tjetër nga kjo pikëpamje. Pikërisht, pozita e mjekut personal, nga i cili Isuf Kalo shkruan këtë libër rreth diktatorit, rreth Bllokut, rreth Shqipërisë, është një pikë unike dhe kjo e përmbush tërësisht parakushtin e rëndësisë së tretë.

Arsyeja e katërt është ajo intelektuale: Isuf Kalo ka interesa të gjera. Ai nuk është thjesht një mjek, por ai është një intelektual, është një qytetar, është një qenie sociale e shqetësuar, qenie sociale e impenjuar, e preokupuar për atë që ndodhi gjatë diktaturës, momentin e rënies së saj dhe pas rënies së diktaturës. Dalja e Isuf Kalos nga dhoma e pacientit dhe nga dhoma e mjekut, për “të shëtitur”, reflektivisht dhe në format e tjera në Shqipërinë e ndërrimit të shekujve, të paktën që nga vitet ’70, kur ai si mjek i ri përfshihet në ekipin e Enver Hoxhës, është shumë autentike dhe bën pjesë në pajimet e plejadës së intelektualëve shqiptarë, që pavarësisht nga pozicioni, e kanë parë Shqipërinë përtej profesionit. Fatkeqësisht kjo racë po zhduket, duke lënë në mes, ose duke zbrazur në mes hapësirën, ose profesionistë të lartë të çështjeve të ndryshme, ose specialistë të rëndësishëm të zhytur në botën e tyre të mëvetësishme profesionale. Si i tillë, ky libër është një privilegj.

Arsyeja e pestë dhe fundit, por jo më parëndësishmja, për këtë libër është të qenët pozitiv, konstruktiv, humanizmi. Isuf Kalo është një njeri që reflekton energji pozitive, kaq e rrallë dhe kaq e dobishme për jetën publike. Energjia e tij pozitive nuk është relativizuese, por as amnistuese. Aspak! Ky nuk është as qëllimi, as mjeti dhe as instrumenti i tij. Ai i shikon gjërat gjerë dhe me shqetësimin e vendosjes së njeriut në qendër, duke i mbijetuar lojës së egër të pushtetit dhe diktaturës, nga ku duhet theksuar se në historinë e ekipeve mjekësore të diktatorëve, shumë prej mjekëve e kanë pësuar e paguar me jetë praninë pranë diktatorit. Isuf Kalo nuk është mbushur me mllef, nuk është mbushur me negativitet. Ai është njerëzor, është human dhe nuk arriti asnjëherë si individ të ndotej, të çmoralizohej, ose të infektohej nga ideologjia, nga diktatura, duke qenë në zemër të saj. Betim më të mbajtur, në lidhje me parimet e Hipokratit, zor se mund të gjesh.

Si përfundim, libri i Isuf Kalos, të cilin kam pasur privilegjin ta lexoj në dorëshkrim, është krenari që bën pjesë në plejadën e autobiografive, refleksioneve, shënimeve, që njerëz të shquar kanë mbajtur dhe që UET Press i ka pjesë të një kolane të rëndësishme të saj, kolanë, e cila bëhet më e plotë me këtë rrëfim, e ku përfshihen dëshmi të rëndësishme të tranzicionit si një të tërë, si dëshmitë e Vera Bekteshit, Aleksandër Meksit, Spartak Ngjelës, Preç Zogajt, Kurt Kolës etj., etj., duke lënë shenja të qarta, të kuptueshme, të interpretueshme të një kohe, e cila është në kalim e sipër.

e.t./dita

Share This Article
32 Comments
  • Arsyeja e gjashte eshte qe gjithmone beqiret mbajne njeri tjetrin prandaj edhe ky vend nuk behet prandaj hajde t’ia fusim njeri tjetrit.

  • Lere lere kete panegjyrik! Ky na tregoj si shendoshet infarkti me nje qetesues gjumiedhe se pritet neserper te kutuar infarktin !!! La nam me me vetem kete tregim!
    Tregoj sa ishte nivel i tij n’aspekti mjeksor, edhe mozomakeq per ne kur ekemi dekan ekesilltar per shendetsine!
    Tregoj se Nexhmija me njerezet e saj si ky kalo ne tevertete e paskan mbytur qillimidht enverin ngadalngadale( ndoshta kane deshtur me mbyt shpejt po ai mbijetoj mjekimit te tyre! )
    Trehoj sa qesharak e kadundatesh u sjellshin n’ate blok!!
    Tregon se prape po keta kane nje agjenda e iu duhen perrallat eblokut!!
    Pffff e prej ture jane trembur shqiptaret!

    • o lili
      që je kutija e mëndjes!?
      asqë e vë në dyshim,je fenomenale!!
      por që je e trashë si një baobab!?
      as këtë se vë në dyshim!!
      “Pffff e prej ture jane trembur shqiptaret!”(vihet pikpyetje ?)
      gjynaf mi zhan d’dark shqiptare që ke lindur në kohën e pordhës!!ti o debilkë me xhufka,thua se ke njohur sadik premten!?a ke kujtu se ka qënë ndonjë koqe frikacaku??nëse nuk ke pasur këtë përshtypje atëherë bëji nja dy llogari të vockla!!dhe do të kuptosh se 1+1=2!!

      • Po jam e trash sa nje baobab! Po e pelqej kete!nuk kam finesen tuaj as delikatesen tuaj!
        Sa per Sadikun , po e kam njohur pasi ai ishte mik me baben tim edhe kemi kaluar bashk neper kampe deri neFrance . edhe pse nuk ishin miq politik! Po atehere isha e vogel, jo fort e interesuar ne historite e tyre! E kam rizbuluar Sadikun kur shoket kane kerkuar takim me shqiptaret per nje Histori te Internacionales komuniste , e mbasi Sadiku ishte komunist sipas babes , shkuam me takuar prape e kete here isha e interesuar per historite e vjetra! Ka bile edhe nje incizim te Sadikut ne keto takime . Te tregoj ne gje Sadiku na tregoj se kishte pasur nje te fejuar po kur situata nuk e la me u martuar edhe mbasi ishte plak e nuk kishte me mundesi me leviz na la amanet me e takuar ne qofte se behet nje dite. Pas 90 shit e gjetem ate zoje , ne Burrel, edhe ajo kur nuk ishte martuar!
        Perndryshe pyet Nexhon sa i ka kushtuar replika me filigram te Skenderbeut qe ia kane dhane prof Milliezit si dhurat!
        Edhe vertete nderon mjeku se edhe debili e di se infarkti eshte nje urgjence qe nuk pret sabahin , e lere me te sherohet me nje qetesues gjumi! Prape po te pyes si eshte e mundur per ty qe ky njeri qe , kur nuk ka prek pacientin sipas tij , qe diagnostikon nje sulm ne zemer sipas vete shkrimin e tij edhe rri e pret sabahin duke i dhane vetem nje qetesues gjumi, si eshte e mundur qe ky njeri te behet mjeku i numerit 1te shtetit shqiptar n’ate kohe shume paranoik! Nuk te duket ty pak cudi katapultimi i tij aty para mjekeve me ma shume pervoje edhe per te cilet dihet se bile kishin nje pervoje pune sa me dite se EKGja nuk ka tokezim!!! Kur ky me plot goje te rrene e te thot se u ngateruar me yokezimin e EKGse!!!!
        Ndoshta nuk di asgje – e pranoj pa problem- po bile nje gje di: kur ama kur as dje as sot nje infarkt nuk sherohet me nje qetesues gjumi , e kete edhe studenti fillestar ne Mjekesi e di , po jo dr Kalo, i besuari n1 i Nexhmijes per shendetin e Enverit!
        Atehere vertet lind pyetja qillimisht e lane vetem me qetesues gjumi keta te dy?
        Sadiku te kishte thane po!

        • oj lili ti me të vërtetë je ashtu si të pëlqen ty!!baobab në tru!!
          më tregove histori prej një faqe A4 dhe prapë nuk i ke rënë në të asaj që të kam shkruar unë!!
          më tregon për sadikun dhe për të jëmën e zeqos dhe prapë nuk i bie në fije muhabetit!!
          lil si duket për ty bëjnë 1+1=47.5.
          sa për finesën time në shkrime!?
          nuk kam çtë bëj!!nuk lodhem shumë,e kam të lindur!!

  • Nje shprehje popullore thote: “Per syte e bukur” ! Me sa
    kam marre vesht nga “gojet e liga”, “Cufja ka sy te bukur”!……..Reticence……..! Kur vdiq “diktatori” Cufja kry-
    soi gjithe grupin e mjekeve duke marre te gjitha meritat
    e kujdesit ndaj “diktatorit”, me aprovimin e familjes Hoxha
    duke eklipsuar te gjithe ata doktorre veterane si: F. Hoxha
    Y. Popa, P. Gace, etj.etj. qe i sherbyen tere jeten “diktato-
    rit”. Any way……!

  • Kush eshte ky qe evidenton vehten e tij vazhdimisht ne kete shkrim, une keshtu e une ashtu, dhe qe pranon t’ia botojne artikullin pa i vene emrin e autorit! Apo eshte i sigurte qe kushdo qe do ta lexoje, do ta njohi nga stili,
    nga gjeresia e erudite e te shprehurit dhe, sidomos, nga lartesia intelektuale maramendese nga e cila shkruan.

  • Ketu ka dicka qe nuk shkon.
    Te gjithe mjeket qe kane sherbyer ne Bllok,jane bere njehere te famshem si profesioniste,,,pastaj jane rekrutuar si mjeke prane Diktatorit.Dr Fejzi Hoxha,Dr.Hamdi Sulcebe,Dr.Ylli Popa,..
    Me Isuf Kalon ndryshon puna.
    Pa asnje experience profesionale ne spital,e ka hapur kartelen e punes si Mjek,,, prane Enver Hoxhes.(!)
    Mungesen e profesionalizmit,si mjek e tregon dr.Hektor Peci,qe ka treguar rastin e Apandesitit te djalit te Diktatorit,Sokol Hoxha.Mos Examinimi i nje Apendesiti te thjeshte tregon mungese Experience.
    Po pse u rekrutua nje student ne Kine direkt tek Enver Hoxha? ENIGME,,X.
    Enigma vazhdon me kete Enigmatikun e Bllokut.
    Menjehere sapo hapet blloku per te gjithe,ky fluturon ne Danimarke.Ca FORCA MYSTERIOZE TE QUAJTURA OBSH,e marrin Enigmatikun Isuf Kalo dhe e dergojne ne Mars,ne Skandinavi,ne Danimarke,ne Yllesine e Orionit,te paarritshme nga shqiptaret jasht bllokut.
    Kur shqiptaret si mijte e anijeve arrijne te popullojne edhe Skandinavine,edhe Danimarken,edhe Marsin,edhe Yllesine Orion,,enigmatiku Isuf Kalo kthehet ne Tirane i mbushur me doktorratura dhe cmime Marsiane.Ketu gjen nje njohjen e tij te vjeter,dr.Sali Berishen,qe mund te pohoje qe Dr.Isuf Kalo nuk eshte UFO.
    Me ne fund Magelani kthehet nga Udhetimi rreth Botes.
    Kthehet si pensionist,Nuk ka nevoje te punoje neper
    spitale.Shkruan kujtime per Bllokmenet.
    Ka nje buzeqeshje sfiduese si buzeqeshja e Bashes,kur erdhi si UFO enigmatik nga Hollanda drejt e Minister.
    Kthehet te na tregoje Djemte Rebele te Bllokut dhe na tregon Tabelen Synoptike te Enver Hoxhes me nje garniture nga botimet e Spartak Ngjeles,Vera Bekteshit,Bashkim Shehut,..
    Prania e Sali Berishes eshte konfirmimi se ky njeri nuk eshte UFO,Alien,Marsian,,Si shoqerimi Fasllicit,si shoqerimi Bashes,..si Xhoze Traficanti.
    Une nje pyetje do ti beja kasaj qenje:-Cfare je ti,o Mavri!?

  • Ishte Kalë me shalë ,kapitalizmi e bëri me samarë.!
    Nuk është i besueshëm ,ka aleancë të nënëdheshme me baronët e krimit Sali Berishës ,njeriu Nr.1 që vodhi ,dogji shqipërinë .

    Aktiviteti i Bllokut të Legjendarit Enver Hoxha ishte
    plotësisht në shërbim të popullit e kombit shqipëtar .
    Fati i shqipërisë për ta mbetej i shejtë.

    Jetën ja kushtuan atdheut,deri në sublim , kurse klasa e re politike e ka mendjen te vjedhja ,grabitja dhe vrasja .

    Mashtrimi ,korrupsioni është metoda e tyre e preferuar.

  • Arsyeja e shtate eshte se ata per te cilet flet kane vdekur, ndaj dhe pena rreshqet, ndersa me te gjallin koleg Berishen e te tjere, nuk vlen te merrrsh. Me Belulin, po deshe, i ke rrefenjat te libri. Shko blije!

  • .S’ thuhet në këngë e gjith’ lavdia
    ,strateg të madhë të pat shqipëria.
    Enverin e kemi të gjallë ,
    e kemi si sytë në ballë .!…..

    Shqipëria po rënkon,
    shokun Enver po kërkon ,
    me hidhërimet e këtyre ditve ,
    bjeshkët e nalta të kreshnikve,
    rigojn’ lot ,prej çerapikve ,l
    otët e zemrës formojnë ortiqe

    Krime të mëdha kryejnë sot politikanët ,
    populli i varfër është në mjerim ,
    lundron në gjaqe e shkatrrim ,
    mbush me lot me mallëngjim .

    Kuvendojnë mali me malin ,
    në shqipëri është bërë xhama,
    kuvendon guri me gurin ,
    ka ulë kryet shqipëja ,besa , me flamurin !

  • .S’ thuhet në këngë e gjith’ lavdia
    ,strateg të madhë të pat shqipëria.
    Enverin e kemi të gjallë ,
    e kemi si sytë në ballë .!…..

    Shqipëria po rënkon,
    shokun Enver po kërkon ,
    me hidhërimet e këtyre ditve ,
    bjeshkët e nalta të kreshnikve,
    rigojn’ lot ,prej çerapikve ,
    lotët e zemrës formojnë ortiqe

    Krime të mëdha kryejnë sot politikanët ,
    populli i varfër është në mjerim ,
    lundron në gjaqe e shkatrrim ,
    mbush me lot me mallëngjim .

    Kuvendojnë mali me malin ,
    në shqipëri është bërë xhama,
    kuvendon guri me gurin ,
    ka ulë kryet shqipëja ,besa , me flamurin !

  • O Plak Xhuxhumak,ti nuk e njeh Isuf Kalon,po ta njohesh nuk do te i shkruaje keto rrjeshta. Per kuriozitetin tend dhe me qe ke shkruajtur kto rrjeshta,njihe dhe pastaj,me siguri do te i kerkosh falje. Nuk jane te gjithe njesoj,ka edhe njeres qe nuk ndoten ne asnje rrethane,pamfaresisht se ku u qellon te punojne. I tille eshte Prof. Dr. Isuf Kalo. Nuk po e zgjas me tej se duket sikur ju bej karshillek me shume se sa duhet ,pasi per Dr.Isufin do te flisja dhe me shume superlativa.

  • Privilegji i te qenit pran Enver Hoxhes i dha Isufit autoritet dhe mundesi qe te behej per ate periudhe njeri i urryer i kolegeve dhe i njerezve qe e shikonin ne veprimet e tij.
    Ne qe kemi punuar me udheheqjen nuk mund te tregoni gorrica pikla per ate njerez qe nuk kan gezuar respekt.
    Per hir te se vertetes pjesa me dominuese e njerezve qe jane mare me udheheqjen kan qene njerez shume te mire. Porrrr Isuf Kalo JO.

  • një pyetje kisha për ju të redaksisë!!
    sa përqind merrni nga shitja e librit!?
    jeni bërë reklamuesi më i fuqishëm i këtij libri,kanë mjaftuar 2 fragmentet e para për të mos e lexuar edhe sikur të ta japin hua,dhe e thoni pa ju dridhur gishtat në tastierë “blejeni se do të jetë libri i jetës tuaj”!
    pordhë syfyri!!
    libër i dobët,me “të vërteta absolute” të kalos!!

  • O bir Shqiperia e nenes
    cte te qaj me pare,
    qe turkoshaket dhe komunistet shpellare
    frymen dhe shpirtin
    me shume se me pare
    ta kane mare.

  • “Arsyeja e katërt është ajo intelektuale: Isuf Kalo ka interesa të gjera. Ai nuk është thjesht një mjek, por ai është një intelektual, është një qytetar, është një qenie sociale e shqetësuar, qenie sociale e impenjuar, e preokupuar për atë që…” – është e pavërteta. Intelektuali nuk vete pas interesit të Henri Çilit e të puthet me Sali Berishën e Ilir Metën. Intelektuali ngre zërin në mbrojtje të interesave të popullit të tij. Me veprimin e tij servilosës ndaj kriminelëve, Isuf Kalo nuk është më tepër se një profesionist i mirë i mjekësisë dhe i stilistikës së rrëfimit.

    • Jo as nje profesionist i mire i mjekesise nuk eshte, se edhe nje ndihmes infirmjere e di se infarkti nuk pret per neser e nuk sherohet me nje qetesues gjumi!
      E lere me per kerkimin e djallit me Radiografi e ekg!!!

  • Ky liber , per subjektin , qe trajton , ja vlen ta lexosh sot per sot , per brezat nuk di c’te them . ” Demo ” ka komentuar shume arsyshem . Kam lexuar per Bllokun : B. Shehun , S, Ngjelen , V. Bekteshi . Kam shkruar persiatje , per te tre . Do gjej mundesi ta lexoj edhe kete dhe te pronocohem . Nje vrejtje kam qysh sot : shkruhet ky titull : “Si vdiq H. Kapo “. Si vdesim njerzit e dine te gjithe . Ky titull , po qe I shkruar ne liber, e ul shume nivelin 700 faqeve , qe jane orvatur ta na sjellin nje realitet me interes universitare . Zgalem

  • Nuk jepet kush e ka shkruajtur kete artikull.
    Po ky liber nuk ka asnje arsye pse duhet lexuar, sidomos po te kesh lexuar “Miqesi e Tradhetuar” nga Nexhmije Hoxha, dhe “Jeta Ime” nga Ramiz Alia.
    Kjo duket kur ai shkruan per Mehmet Shehun, Hysni Kapon dhe Kadri Hazbiun, qe njiheshin si njerez qe nuk e afronin kete doktor. Psene e dine shume vete, ai ishte nje njeri shume i ulet.
    Lexoni ditarin e dr. Fejzi Hoxhes, i cili ka qene vertet mjek i Enverit. Ne ate ditar del fytyra e vertet e Kalos dhe, sidomos librin qe ai botoi per diabetin, qe ishte vetem plagjiature.
    Isuf Kalo ka qene mjek i familjes. Mjeket e Enverit kane qene Nikolla Shurbani, Ylli Popa, Sabit Brokaj, Ahmet Kamberi, Hajro Shyti e ndonje tjeter, te cilet qe ne vitin 1973 e dei sa Enver Hoxha vdiq i qendruan mbi koke gjate 24 oreve. Ne asnje moment nuk lejohej qe njeri prej tyre mos ishte prane tij.
    Kurse ky, java 7 e ky 8, ishte jashte shtetit me femijet, nuset e djemve, niperit dhe mbesat e deri te mamate e nuseve jashte shtetit. Kjo eshte nje gje e ditur nga ata qe kane punuar dhe jetuar ne bllok.
    Pasi vdiq edhe Ylli Popa, del ky dhe merr persiper sikur nga 1974 e deri ne fund ky ishte mjeku qe vigjelonte mbi Enverin, nderkohe qe vete shkruan se ne shtepine e Enverit kishte dhjetra mjeke e infermiere qe i sherbenin diktatorit.
    Prandaj jo pese arsye, por asnje nuk ka qe te lexosh kete liber.

  • kur flitet per diktator dhe vecanerisht kur per nje periudhe “segmentere” te historise se njerezimit, quhen diktator enver hoxha dhe ca lider komuniste ne bote, te vjen te …VJELLESH . a thua se ka DOKTRINE mbi diktaturen, qe prej shekujsh dhe ne te NUK, bejne pjese,mbreterit, perandoret,sllavopronaret feudalet morganet rokfelleret dy pon de nemy’, xhinhis khanet sulltanet cezaret bonapaertet, hirohittot, tudoret, deri tek mikromonarket e monakos andores lihtenshteinit . ptu, rrace e keqe “intelektualesh”, qe qelbni atmosferen MORALE te NJEREZIMIT me GENJESHTRA .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *