Pesë ekonomi të mëdha janë në rrezik recesioni dhe nuk do të duhet shumë që ato të kalojnë në “anën” tjetër.
Ekonomia britanike u tkurr në tre mujorin e dytë dhe rritja ishte e sheshtë në Itali.
Të dhënat e publikuara të mërkurën tregojnë se ekonomia e Gjermanisë, e katërta më e madhja në botë, u kontraktua nga prilli në qershor dhe sipas ekspertëve, linja e kuqe është pikërisht ekonomia gjermane, që ndodhet në prag të recesionit.
Meksika sapo doli nga recesioni, që zakonisht përcaktohet si dy-tre mujorë të njëpasnjëshëm kontraktimi, dhe ekonomia e saj pritet të mbetet e dobët edhe këtë vit. Ndërkohë të dhënat tregojnë se Brazili ka rënë në recession në tre mujorin e dytë.
Gjermania, Britania, Italia, Brazili dhe Meksika, janë të gjitha mes 20 ekonomive më të mëdha të botës. Singapori dhe Hong Kongu që janë më të vegjël, por sidoqoftë shërbejnë si qendra të mëdha financiare dhe tregtare, po ashtu po vuajnë.
Rritja e ulët për secilin vend është shkaktuar nga një përzierje specifike faktorësh. Një rënie globale e prodhimit dhe një rënie e ndjeshme e besimit të biznesit e kanë përkeqësuar situatën.
Ekonomia masive e Kinës po ashtu po rritet me ritmet më të ulëta në gati tre dekada, ndërsa vendi është përfshirë në një luftë tregtare me SHBA, që do vendosë tarifa të reja mbi eksportet kineze në shtator dhe dhjetor.
FMN ka rishikuar muajin e shkuar parashikimet e tij për rritjen globale në dy vitet në vijim, duke dalë me shifra më pesimiste. Investitorët janë gjithnjë e më të shqetësuar.
Tregu i bonove është i luhatur dhe më shumë se një e treat e menaxherëve të aseteve të anketuar nga banka e Amerikës presin një recession global në 12 muajt e ardhshëm.
l.h/ dita

Globalizmi,ka qene ne fakt si puna e dopingut,qe perdor nje sportist,per te arritur,ate qe pa doping,nuk e enderron.Por ky globalizim,me vone behet bumerang.Do e tregoje koha…
Behet fjale per recesion/renie ekonomike apo recension libri?
Gazetare te nderuar, mesoni mire gjuhen shqipe!
Persi shifen punet u ba gabim me shuarjen e sistemit monist.Ekzistenca e ati sistemit impononte sistemin aktual te mos njihte kete fare recensionit sic iu talle zotria nga kukesi.Jemi ne pozicionin shoqerore me nji sistem ne gjithe boten si para 100 vitesh qe sollen luften e pare boterore.Pra sistemi kapitalist qenka ma i mire si per probleme cthurje ekonomike ashtu dhe krize per lufte boterore.I pari i kesaj kerkese per lufte ne qeshtje kombetare asht vete autori Berisha.Ndersa per boterore fjalen e kane peshqit e medhenje qe nuk dijne ku ti cojne parat.
Korporatat dhe globalizmi vrasin shtresat e mesme dhe te varfra. Ato vjelin pjesen e luanit dhe i lene ekonomite shteterore ne nivelin zero.
Bota po gjunjezohet nga globalizmi qepo shkaterron dhe pasurite natyrore anembane globit, po zhdukin speciet dhe po shkaterrojne sistematikisht jeten ne toke. Nivelet e carbonit po arrijne shufra te frikshme, ngrohja globale dhe reduktimi i prodhimit te oksigjenit nga oqeanet. Menyra e gabuar e jeteses, konsumerizmi..jeta per fitime dhe pasuri te gjitha cojne ne recesion.
Me siguri qe , per ty , fajin e ka Edi Rama edhe per keto . Jevg muti .
Di dalin te palarat sheshit
Foli dhe ky turku idiot me emrin , gjoja Arben . Eshte komentuesi me budalla i rrjeteve sociale i te gjithe rruzullit tokesor qe nga Alaska e deri ne Antarktide .