Pesë këngët më të dëgjuara në SHBA

editor

Florida Georgia Line (me “Cruise” ku interpreton edhe Nelly)  është shitur në tre milion kopje në Shtetet e Bashkuara. Si e zgjodhi emrin grupi? Brian Kelley është nga Ormond Beach, Florida, ndërsa Tyler Hubbard nga Monroe në Georgia. Nelly? Ai ka lindur në Austin, Texas…por u rrit St. Louis, Missouri. Pra emri i grupit janë origjina e shteteve të anëtarëve të tij.

Pink dhe Nate Ruess me “Just Give Me A Reason” eshte gjithashtu ne krye te preferencave.  Kenga e grupit fun  “Just Give Me A Reason,”  ka të bëjë me një marrëdhënie dashurie që po venitet dhe Pink këndon nga eksperienca: pesë vjet më pare ajo u nda për pak kohë nga bashkëshorti i saj, Carey Hart. Ata më pas u bashkuan dhe kanë një vajzë dyvjecare.

Edhe Daft Punk dhe Pharrell Williams me “Get Lucky.” (kënga përfshin gjithashtu një muzikal nga vitet 1980) ka shitje te mira.  Ne kete duet francez interpreton  edhe kitaristi Nile Rodgers. Nile drejtoi grupin e viteve 1970 Chic, ndërsa në vitet 1980 punoi me yje të mëdhenj si Diana Ross, Madonna, David Bowie, Duran Duran, dhe Mick Jagger.

Gjithashtu në ngjitje në klasifikime është kënga e  Justin Timberlake – “Mirrors” që arriti vendin e parë në Britani. Justin ka njoftuar një turne në Britani në fillim të vitit 2014. Ndërkohë admiruesit e tij britanik mund ta shohin atë në festivalin Wireless në Londër muajin e ardhshëm.

Dueti i repistëve– Macklemore dhe Ryan Lewis (ne foto) me “Can’t Hold Us” eshte nderkohe ne krye te klasifikimeve.  (VOA)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *