Shumica e prindërve i cekin shumë pak njohuritë financiare kur vjen puna tek mësimet e jetës që u japin fëmijëve të tyre, por duket se prindërit e pasur bëjnë ekzaktësisht të kundërtën.
Këtë sekret, Steve Siebold e zbuloi pasi kaloi 34 vite duke intervistuar dhe vëzhguar më shumë se 1200 milionerë të bërë vetë.
Më poshtë janë disa prej këshillave më të rëndësishme të prindërimit, nga ata që kanë patur sukses financiar në jetë, dhe që Siebold i bëri të ditura për CNBC – shkruan The Independent cituar nga bota.al
1-Rrethohuni nga njerëz të suksesshëm
Kjo ju krijon shanse rrjetëzimi, këshillon Siebold. Duhet të keni miq të pasur. Ekspozimi ndaj vetëdijësimit të tyre të lartë për çdo gjë që lidhet me pasurinë, do të zgjerojë në mënyrë dramatike mënyrën se si mendoni.
2-Fitoni para duke zgjidhur probleme
Nëse ndihmoni për të zgjidhur një problem të përhapur, kjo është një mënyrë e sigurtë për të fituar para. Siebold tha për CNBC: “Nëse kaloni kohë vetëm në argëtim, do të vuani financiarisht gjithë jetën. Investojeni kohën tuaj duke krijuar zgjidhje për problemet e njerëzve”.
3-Zgjidhni një karrierë që e doni
Do të jeni shumë më të motivuar nëse fitoni para duke bërë një punë që e doni, se sa një që e urreni. Por kjo gjë harrohet shumë kollaj gjatë garës për t’u pasuruar. Siebold i tha CNBC: “Eshtë e vështirë të harxhosh kohën dhe energjinë e nevojshme për një profesion që të mërzit. Të zgjohesh përditë i ngazëllyer që po shkon në punë, kjo është rrugë për bollëk financiar, përmbushje emocionale dhe kënaqësi në jetë”.
4-Shpenzoni me kujdes
Edhe nëse paga juaj është e madhe, buxhetimi është sërish shumë i rëndësishëm që të mbeteni të pasur. Siebold i dha një paralajmërim CNBC: “Shpenzimet e tepruara të shkatërrojnë pa e kuptuar. U ndodh përditë njerëzve që kanë miliona në dispozicion”.
5-Ju meritoni t’ia dilni
Më e rëndësishmja, mos e harroni kurrë se ju e meritoni begatinë. Ajo nuk është e rezervuar vetëm për njerëz me një të kaluar të caktuar. Të besosh tek vetja, kjo e bën të mundur, argumenton Siebold. “Të vetmit që thonë se nuk e meritoni, janë ata që nuk ia kanë dalë dot për vete”.
n.s. / dita
