Dërguar me SMS
në 0689073730
Përshëndetje DITA. Reforma në drejtësi nëse bëhet nga “komisione politike 5 me 5” ëshët një pesë me hiç. Klasa e sotme politike në Shqipëri, është jashtë mase primitive, jo-etike, e dalë boje, e diskretituar, e korruptuar. Këto janë fort të qarta e të dukshme. Nga të gjitha cilësimet e mësipërme, unë po zgjedh thjesht të parin: Politikë primitive. Një politike të tillë i nevojitet përsëri diçka primitive, banale, groteske për të riprodhuar veten. Dhe kanë gjetur të ashtuquajturën reformë në drejtësi.
