Pesë më të mirët dhe pesë të tjerët e 2014-s

redaktor

Zakonisht, në fundet e vitit, gazetat, përgjithësisht mediat, bëjnë një përzgjedhje të personazheve të vitit, të atyre që në një formë ose në një tjetër, kanë lënë diçka pas vetes dhe ndoshta , qoftë edhe pa dashur, kanë sjellë diçka në jetën e përditshme.

Këtë vit nuk vura re se kishte diçka të tillë dhe mendova se, me të drejtë, njerëzit janë lodhur nga portretizime që, pas pak ditëve e javëve e humbin kredibilitetin e tyre. Sepse, si ka ndodhur edhe me mua, vijon një renditje e njerëzve që kanë bërë një hop, por që më pas hopi kishte qenë i rastësishëm, i përkohëshem dhe pa ndonjë vlerë të madhe, veç asaj nisjes fillestare.Më së shumti ne sjellim përsonazhe pozitivë, nga arti, politika, po se po, nganjëherë nga shkenca, sepse shkencë nuk po bëhet më ose është në minoritet dekadash, dhe në fund, edhe një anim andej nga kemi vështrimin tonë.

Mendova se këtë vit mund të bëhej edhe ndryshe: të renditim jo të gjithë të një lloji, por pesë nga ata që na kanë bërë të mburremi, qoftë edhe për disa çaste, dhe pesë nga ata që na kanë bërë të ulim kokën me dëshpërim.

Le të kemi një alternim mes tyre, për të ditur se në këtë botë, për më tepër në këtë vend, e mira dhe e bukura mund të ndeshet në të njëjtën rrugë me të shëmtuarën; ku ajo që të bën të pulsojë më tej dëshira për vendin tënd mund të jetë krejtësisht afër me atë që të bën të ikësh edhe më tej se kaq; ku shëmtimi shfaqet si një vlerë dhe ku vlera nxihet si një shëmtim.

Kjo është një sprovë vetanake. Ajo ka thjeshtë mendimin e një njeriu të vetëm, sipas asaj që ka ndjerë dhe që mendon se duhet ta thotë. Të tjerët, sipas asaj që anë ndjerë në këtë vit, le të bëjnë pesëshet e tyre.

1 – Majlindja KelmendiËshtë një vajzë e zakonshme shqiptare e Kosovës. E di se është shpallur kampione e botës në sportin e saj, ashtu si e di se askush nuk e ka thirrur për të ngritur ndonjë flamur në vendin e saj. Më në fund, presidentja e Kosovës, e dekoroi, por nuk është ky shkaku që unë e vendosa në vendin e parë. Është më shumë se kaq. Ajo , si thashë, është një shqiptare e Kosovës, e cila garon nën flamurin e shtetit shqiptar. Nuk i kemi dhënë asgjë, veç së drejtës për të patur një nënshtetësi që e meriton edhe pa qenë sportiste elitare. Por na ka dhënë gjithçka dhe e ka dhënë në heshtje, pa asnjë lloj zhurme dhe pa bujë. Por, në fakt, është një shembull që dëshmon se bashkimi i kombit mund të bëhet edhe kështu: tepër njerëzisht, pa zhurmë, duke bërë që flamuri të jetë i përbashkët edhe në vende të largëta. Në një vend të largët reporterët sportivë e pyetën se çfarë ishte. U tha shkurt “jam shqiptare”. Edhe mua më pëlqen ta cilësoj kështu, një shqiptare, e cila ka lindur në Kosovë, ashtu si mund të kishte lindur edhe në Sarandë.

1/a . Bujar Nishani – Shembulli tipik i figurës politike që ende nuk ka mësuar të vërtetën e thjeshtë se më parë i shërbehet vendit, e pastaj mund t’i shërbesh një strukture politike. Nëse do të kishte qenë president i një shteti tjetër, prej kohe do të ishte në pension , ose më saktë, do të ishte rikthyer andej nga kishte ardhur: në kapterllëkun e politikës. Nga të gjithë ata që kanë hyrë e kanë dalë në zyrën e Presidentit ky është i vetmi që i ka shpallur luftë shtetit të tij. Si shkëlqeu në të gjitha resurset, më në fund, si do zoti, bëri një ballo parisiene, në të cilën familja ish kryeministrore u shfaq e plotë, me të gjithë shtesat e saj, megjithëse askush nuk e dinte se me çfarë statusi ishin aty me kuç e me maç. Edhe ai vetë e di se rastësisht është aty, por, ndërsa mund të besohej se një ditë mund të kishte dalur nga fortifikimi i tij, ai po ngre edhe më lart barrikadat.

2 – Vera Grabocka dhe Alketa VejsiuNë javët e fundit ata organizuan një spektakël disa javësh në TV Klan. Megjithëse nuk jam një ndjekës i TV Klanit, përgjithësisht ndaj TV-ve, ky ishte një spektakël i një lloji të veçantë, i cili të bën të duash më shumë vendin tënd dhe, kur je larg tij, të bësh pyetjen: Çfarë duam në këtë vend të huaj? Edhe para njëzet e ca viteve më kishte ndodhur një gjë e tillë, por atëherë sapo isha larguar nga Shqipëria dhe mendoja se malli ishte ende i fuqishëm. Nuk dua të futem në perceptimin regjisorial dhe realizimin skenik të spektaklit. Pavarësisht se disa vite kam drejtuar një pallat kulture në Shkodër, e di se nuk jam i aftë ta bëj këtë. Por ajo që më tërhoqi ishte ndjenja e mirësisë, e përcjellë përmes disa figurave të njohura, disa nga të cilat tejet të respektuara. Nuk them se gjithçka ishte një mrekulli, por ishte një formë e shfaqjes së mrekullisë në një spektakël, ku përsëri ishin shkrirë kufijtë. E përsëri përmes artit.

2/b. Shëmtimi që erdh’ nga paraqitja e një libri për Ahmet Zogollin. Të gjithë “burrat e dheut”, që nuk ishin mbledhur sëbashku disa ditë më parë as në 70-vjetorin e çlirimit të atdheut, u mblodhën në pallatin e brigadave për të dëgjuar “histori” të një kohe të shkuar. Nuk ishte as libri i profesor Kristo Frashërit, as libri i profesor Shaban Sinanit, as më shumë e as më pak, një ndër librat publicistikë të Blendi Fevziut. Shëmtimi nuk ka lidhje me të dhe me librin e tij; kush do, le ta blejë, kush nuk do, mos ta blejë. Thelbi i shëmtirës është se një libër, vlera e të cilit ende nuk dihet, bëhet dëshmi e përdredhjes së medias ndaj politikës dhe njëkohësisht e përdredhjes së politikës ndaj mediave. Përdredhje e dyfishtë. Më është kujtuar romani i Qamil Buxhelit, “Kali i mbretit dhe kalorësit e rinj”.

3 – Mimi Kodheli, gruaja që kudo që ka qenë ka pasur veçantitë e saj si një staturë e rëndësishme politike. Më lejohet të them mendimin tim se, në kabinetin e sotëm qeveritar, ajo është gruaja më fine dhe njëkohësisht shtetari më autoritar në qeverisje. Nëse qeveria e sotme do të kishte pasur profile të tilla politike më të shumta e po aq të spikatura, ndoshta do të kishte qenë shumë më e fuqishme në rikthimin e gjërave në normalitetin e tyre. Rikthimi i strukturave të mbrojtjes në misionin e tyre, pas batërdisë imamiane, ka qenë ndoshta gjëja më e vështirë, pasi, megjithëse është një dukuri e padukshme, pra që nuk mund të vihet re, ajo është e pranishme. Socialistët kanë pasur disa përvoja të figurave politike të grave të shquara, si Ermelinda Meksi, Arta Dade, mungesa e të cilave ndjehet ende. Megjithatë një staturë e tillë politike, mrekullisht e pasionuar pas punës dhe njëkohësisht autoritare, do të ishte për shëmëkënd një gjetje e duhur. Është më shumë se kaq. Është një siguri në qeverisje.

3/a. Eduart Halimi, i cili , megjithëse në muajt e fundit kaloi në një heshtje relative, është absolutisht e kundërta e zonjës Kodheli. E folura grarishte e tij, ashtu si nën zë, të duket se vjen nga koha kur llafet bëheshin tek pragjet e portave dhe gjithnjë do të gjendej një sebep për të përgojuar. Sinqerisht nuk e di se nga cila frymë kanë dalur disa nga staturat pëdëiste në rrjeshtin e parë të detashmentit shqupas, por nga të gjitha, Halimi, është më i çuditshmi, ndoshta më i pakurrizi, aq sa duket sikur nga momenti në moment mund të thyhet e të bjerë. Njeriu që drejtoi komisionin e famshëm parlamentar të ngjarjeve të 21 janarit, që u bë njëjkohësisht hetues, prokuror e gjyqtar, u dekorua shpejt e shpejt në ministër, por vithet e politikës i kishte tepër të brejtura dhe nuk qëndroi më gjatë se aq. Është e çudtishme, por sa herë që e shoh të ngjitet në foltoren e partisë së tij, më shkon në mendje një thënie e vjetër, “Sa poshtë ka rënë katundi”.

4 – Edi Rama, edhe ky është viti i tij. Ndoshta nuk do të kishte qenë, pasi disa muaj nuk kishin asgjë spektakulare, nga ata që jemi mësuar të presim prej tij, kur befas, në një çast të vetëm, nga një shtetar ballkanas, ai u kthye në një burrë shteti. Ndoshta kjo kishte qenë e papritura më e madhe e një kombi, në të cilin, gjysma e priste dhe gjysma nuk e donte të ndodhte kjo gjë. Ai e arriti në pak minuta atë që ia kishin mohuar në disa vite, dhe, për më tepër, e arriti pikërisht aty ku ishte fallxhuar se do të përmbysej: në Beograd. Çasti kur ai foli haptas për njohjen e shtetit të Kosovës do të mbahet mend gjatë në hisori. Kjo ndodhte për herë të parë, pr më tepër, jo me naivitetin e një nacionalisti, por përmes një tkurrje europiane të mendimit të pritësve të tij dhe një gjetje spektakolare. Shumë gjëra do të mund të harrohen nga viti 2014, kjo nuk do të harrohet. Shumë gjëra do të harrohen edhe nga idetë e vizinet e shefit të sotëm të qeverisë, i cili, thënë të vërtetën, më shumë ka ide e vizione se njerëz për t’i përmbushur ato, por kjo nuk do i harrohet. Edhe thjesht për faktin se ishte i pari. Deri atëherë Beogradi na dukej i largët, i paarritshëm; tashmë u bë foltorja e një të vërtete që nuk do të kishin dashur ta dëgjonin edhe për njëqind vite pushtetarët e atjeshëm dhe rajatë e tyre në Tiranë.

4/a- Familja ish-kryeministrore. Ishte i papritur po ashtu shpërthimi inatçor i një familje të tillë në dëm të vendit të tyre, duke marrë haptas në mbrojtje një shtet tjetër, i cili, ende nuk e ka kuptuar të vërtetën se koha e rajasë politik ka përfunduar. Familja berishiane ishte ndër të vetmet që, familjarisht, mori në mbrojtje egërsinë serbe në rastin e njohur të dronit fluturues dhe mesazhet që përcolli kishin një domethënie të pazakontë: Fëmijët po ngjanin nga dajallarët e gjyshes dhe nuk kjo nuk do të përbënte risi të re në jetën e tyre. Shfrimet kundër gjithçkaje që po ndodhte, heqja e maskës në një çast dërmimi, nuk do të mbulohej as nga palaçollëku i mëteshëm politik i shefit të tyre, ish shefit të qeverisë, i cili, më pas, demonstrativisht na tregoi një foto të dronit në zyrën e tij, si të donte të mbulonte zezonën e asaj që kishte sjellë familja e tij dhe ai vetë.

5 – DITA. Nuk kam asnjë paragjykim për të. Mund të ndodhë fare mirë që, duke pasur gjëra të tjera prioritare, një ditë bashkëpunimi im të mos jetë kaq aktiv, por, ajo që është e vërtetë, duhet thënë. Ajo u bë njëra nga mediat më të njohura, shpesh herë më të përpira. Kam dëgjuar disa herë, nga njerëz që median e marrin në sipërfaqe se, DITA është një media pro qeverisë, meqë është kundër Berishës. Fakti që je kundër politikës së Antinjeriut të vitit, Berishës, nuk të bën apriori edhe proqeveritar. Në DITA , jo rastësisht dhe jo thjeshtë si politikë redaksionale, qeveria e sotme nuk ka zëdhënësen e saj, si po ndodh me disa media që deri dje e cilësonin Ramën si kryekriminelin e vendit dhe qeverinë e tij si mjerimin e kombit. DITA, edhe sot, nuk po bie në batakun e përgjunjëzimit. Jam i bindur se nuk do të bjerë as në të ardhmen.

5/a. Arben Ristani, të cilin nuk e kam menduar kurrë se do e kisha një personazh të shkrimeve apo analizave të mia. E kishin marrë njerëzit lehtë atë, si një njeri që më së shumti pi dhe ia kërcet dokrrave, por ai dëshmoi se postin e kryebashkiakut që ia dha në tavolinë Bashës nuk e paska shitur edhe aq lehtë. Njeriu që drejtoi deri në budallallepsje Komsionin Qendror të Zgjedhjeve nuk paska qenë budalla. Ai që shkërmoqi kutitë e votimit dhe i mbushi ato si i dshi qejfi nuk e paska bërë këtë vetëm e vetëm se ia donte qejfi të kishte Lulzimin kryebashkiak të Tiranës. Ai i kishte dhënë vetëm njerën dorë PD-së, për t’i dhënë ajo dorën tjetër dhe për të dalë në sipërfaqe. Tani është figura e dytë e opozitës dhe ligjërisht ai mund t’ja mbyllë gojën cilitdo, përveç Bashës, pra mund t’ja mbyllë edhe atij që e burgosi, Berishës. Por kjo nuk është as në ëndrrën e tij më të guximshme. Ai e arriti atë që deshi, kthimin e tij në një figurë kyçe të politikës dhe, sado që e përqeshën, ai bëri dy gjëra njkohësisht: ngriti bizneset e tij dhe bazamentin e tij politik.

Këto desha të sillja mes jush. Mund të jem i gabuar, por kështu e ndjeva. Dikush do më thotë se përse zgjodha në “pesëshen” e dytë figura politike të opozitës. Do të kisha dashur të ishte ndryshe. Nëse më thoni një punë të mirë të bërë nga kjo opozitë në një vit e gjysmë, do e kthej prapsht shkrimin tim. Por do e keni të vështirë të më thoni.

************

Karikatura shoqëruese: Sizifi, nga Medi Belortaja – DITA

Share This Article
16 Comments
  • Te lumte Berdri Islami!
    Cdo gje e ke thene sakte dhe bukur!
    Sic shkruan ti mendon 80 % e popullit shqiptar!!!
    Te tjeret jane PLEHRA,qe krahasohen me ata qe presin t’u hedhe dikush ndonje kocke qe ta lepijne!!
    Ah,sikur te kishte me shume intelektuale si ty Shqiperia!!!

    • Nga ky shkrim lexuesi kupton se nje gazetar fanatik partiak nuk mundet dot te beje ankteten e 5 me te mireve, apo jo te mireve…..

      Ti Bedri qenke tipiku i fanatikut partiak

      Po si mund te mburret Mimi Kodheli qe eshte nje skandaloze dhe qe nuk e ka haberin fare se ca eshte Minstria e Mbrojtjes.Ajo e ka kthyer ushtrine ne nje cete aksionistesh qe merret vetem me ….pastrim teritori.

      Sa per familjne e Sales , e ke komplet gabim , se nuk mori aspak ne mbrojtje serbet ,

      Nejse, nuk ja vlen te besh analize ketij shkrimi se eshte nje shkrim totalisht jo serioz dhe i njeanshem
      spese drejtohet totalisht kunder opozites dhe njerezve te saj

  • Para se gjithash desha ti uroj Bedri Islamit dhe familjes se tij : “Gezuar vitin e ri 2015”. Une jam i ri tek forumi i Dites dhe vleresoj shume sidomos publicistet Bedri Islami dhe Viktor Malaj te cilet, ju siguroj se i lexoj me shume respekt dhe laps ne dore.
    Per shkrimin shume dinjitoz kisha keto gjera :
    – Per sa i perket Nishanit nuk kam se cfare ti heq APO shtoj radiografise qe i ka bere ketij kukulle politike Bedri Islami. Nga ana tjeter Nishani nuk eshte budalla, ai dhe keshilltaret e tij politik dhe juridik e njofin mire kushtetuten e cila ne nenin 90 thote :

    “Neni 90

    1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.
    2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.”

    Pra deri tani Nishani ka ditur qe te mos beje ndonje shkelje te rende te Kushtetutes ose ndonje krim te rende, per te mos i dhene maxhorances dhe mediave asnje argument per ta hequr. Pra, sipas meje Nishani eshte nje shejtan budalla sic thote populli. Ai do mbetet ne histori si nje cope kapter i bindur i Sales, gje qe kuptohet qe nuk e nderon aspak.

    _ Sa per Edurd Halimin, e kam pare shpesh neper panele televizive dhe kam mendimin se eshte nje turp i politikes shqiptare dhe Liliput jo vetem nga trupi por edhe nga niveli kulturor. Me kujtohet se Spahiu i Aleancez Kuq e Zi ka thene tek Opinioni i Fejzos , se Eduard Halimit i ka dhene kot provimin m.gj.s e kishte ngelur per vjeshte.

    – Sa per Arben Ristanin kam patur nje problem personal me te dhe di tju them se nuk eshte njeri.
    – Sa per “familjen kryeminstrore nuk kam se cfare ti shtoj radiografise se sakte qe i ben zoti Islami ketij turpi vanitoz te shoqerise shqiptare.

    Pershendetje.

  • Me falni se harrova, pleqeri hesapi.Mendoj se madheshtia e Edit nuk qendron ne qendrimin e tij visionar ne Beograd por ne faktin se po ben pepjekje titanike qe te krijoje nje shtet te denje shqiptar. Dje, date 31.12.2014, ai thjesht dhe kjarte deklaroi se do qe e krijoje pa tjeter nje shtet dinjotoz shqiptar edhe ne se kjo do ti kushtoje karieren e tie politike, dhe ky fakt me kujtoi ish kanzelarin e madh gjerman Gerhard Schröder, i cili m.gj.s e dinte se nuk do te kishte mbeshtetjen e partise se tij dhe do humbte zgjedhjet, siç edhe i humbi, vuri interesat e Gjermanise mbi ato personale dhe vuri ne jete planin ekonomik “Agenda 2010″, i cili krijoi edhe bazen ekonomike e kalimit te Gjermanise nga ” i semuri ” i BE-se ne Lokomotiven e saj. Ky veprim e tij e futi ate ne histori. Shpersoj se po kete nder do te kete edhe Edi yne.

  • Ne kete vit kaq “spektakolar’ mungon dhe njeriu i heshtur
    ajo heshtja qe vret , mungon Adriatik Llalla
    mbasi beri nje …vrime ne uje me nje deklarate ku tha :Kemi prova qe do ndryshoje te ardhmen[europiane…do denuar per genocid kulturor kush perdor kete fjale afer vendit tone] e Shqiperise” dhe na la thujse pa fryme ,derisa doli atje dhe shpalli komisionin per pellemben e plote ne koken boshe[pa floke] te Strazos ….heshti ,nje heshtje varri .
    E meriton nje medalje dhe ai .Varjani nje teneqe ….eshte koha e teneqeve [llamariine] pa e ofenduar kete te fundit …sepse kur bie shi dhe ajo kercet .

  • Me te lumte ajo dore dhe t’u ndricofte ajo mendje qe mendoi per percaktimin dhe vleresimin SAKT ato qe jane hedhur ne leter per te 10 personazhet.

  • I nderuar zoti Bedri ! Te faleminderit per kete artikull me mendime vertet te spikatura qe me dhane kenaqesine se ne vendin tim ka plot njerez qe e vleresojne ne menyre objective klasen politike shqiptare. Respekt .

  • Jashtezakonisht i dashur Bedri!

    Si njeri i kenduar duhet ta kini degjuar kengen e famshme korcare:

    “Rroku rrokullisni kadet,…
    Beni koken cekan!
    Se qejfi eshte i embel…
    Nuk blihet o me para….

    Se vitet ikin tutje…
    E ikin nje nga nje…
    Se vajzat behen plaka…
    Rinia o nuk vjen me….!”

    Krenohem pernjimend me cupken Majlinda Kelmendi (me emer e llagap thellesisht shqiptar) ,per t’i pire dolline e pare,…te cillen e perfytyroj duke ju dhene me nje dopjo roveshato me shqelmin e saj fantastik nje goditje qe t’ja bente turinjte pershesh, te parit antinjeriut Salih Rrahman Berisha familisht e me pas me metoden japoneze xhiutsu-xhiutsu te shtrije perdhe gallofin frikaman Edi Rama,….pastaj llafosemi camce!

    Hiq menjane gazeten “Dita” ,gazete Zonje, me kot lodhe e rrobetohe me disa figura centrali ,taman si ato qe ngjiten ne kabinat elektrike: Rrezik vdekje!

    Meqe i njihni mire gradat, duhet ta kishit ditur se Bujari nuk eshte kapter ,por thjesht nje rekrut duduk i SHQUP-it , toidhjo si ata qe i therriste dikur Dega Ushtarake, (jo Dega e Brendshme dhe as Dega e Farnave)

    Meqe nuk dua ta prish mbremjen me krimba haleje si nje fare Halimi e me pianike te felliqun e burgaxhinj ordinere si Ristani:

    Po te uroj baca Bedri,…Gezuar Vitin e Ri 2015!

  • Te lumte Bedri, e gezuar vitin 2015.

    Se bashku me “Dita’n” jeni drejtuesi i “Levizjes” demokratike shqiptare. Shkrimet tuaja ndrisin ndergjegjen qytetare per nje jete me te mire.

  • Kurse gjeja ma e keqe e kti viti eshte qeverisja e Edi Rames o bedri islamabat.Po ju bej nje pyetje.Pse po kerkojn shqiptart te lene vendin ma shume se ne vitin e mbrapsht te 97.Ne se je burr malsie thuaje.

    • Mark uk, me duket se je Desara, por me te vecanten se ke mesuar disi shqip. Ta them kete se je kokra e gomarit, dhe fjala uk per ty eshte lavderim. Duhet me te thane Mark keriçi.

  • joseph martini:Nuk besoj se je i biri i Edi Rames te pakten i ligjeshem qe i delni ne mbrojtje.Mendova te mos replikoj te pakten per fyerjen.Po dy fjal do ti themi:Krric tu baft ai qe ju vesh rrobat.Shkruej emrin tuaj e mos merr emra hua.Me siguri do kesh emer nga origjina aziatike qe jeni.

  • Ja ku u poqem prape o miku im i vjeter Mark uku!

    Po mire, more derdimen, cdomethene ne radhe te pare ,kjo shprehje qe as pastruesit e qenefeve politike nuk e bejne,…”o bedri islamabat” !

    Vetem me tre rreshta kini bere kater gabime drejtshkrimore, ( pervecse fyeni si magjyp Z.Bedri) keshtu qe merrni noten minus kater ,ngeles ne gjuhen shqipe e duhet te vini ,nese jetoni ne Shqiperi ne kurset kunder analfabetizmit funksional !

    Islamabadi eshte larg, ….kryeqyteti i Pakistanit , (eshte shtet antar i klubit te fuqive atomike) dhe besoj se zotit .Bedri, do ti interesonte me shume harta e Ballkanit e ngushtesisht ajo e Shqiperise,Kosoves e viseve kufitare me agresoret serbe ,…. sesa mullahet evgjite te kesaj pjese te coptuar te Indise, qe se bashku me Bangladeshin, e sigurisht Kinen , perbejne tre miliard banore,domethene afro 40 perqind te Globit!

    Afermendsh qe keto shpjegime ,megjithse duhet t’i dine edhe ciliminjte e klases sa gjashte fillore, nuk ju adresohen juve personalisht, miku im ,pasi ju e dini vete se as “miqte” e tu Salihi e Salevica, pale regjimi armik i juaji i Edvin Rames do t’ju siguroje buken e femijeve, por prape shpresoj se nje dite do te mblidhesh me gruen e kalamanjte,larg politikes, e do marresh kazmen e prashajken e do hapesh nje vije uji ne kanal ,do mbjellesh zarzavate e grosh, do rrisni ca koke bageti e pastaj….sikter fukarallekut mendor e material!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *