5 punonjës të Albpetrol arrestohen për abuzim në blerjen e një sonde

anazapta

Pesë punonjës të kompanisë “Albpetrol” janë vënë sot në pranga me akuzën e shpërdormit të detyrës. Policia lokale bën të ditur se personat e arrestuar janë inxhinierë dhe specialistë të kompanisë. Punonjësit e arrestuar janë: H.Gjeka, shef zyre; G.Kodhelaj specialist; V.Ndoni, V.Xhaferraj dhe Dh.Ceco, të tre me detyrë inxhinierë.

Kallëzimi për 5 punonjësit është bërë nga ana e Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Sipas njoftimit zyrtar të prokurorisë, “nga hetimet e organit të akuzës është arritur të provohet se 5 punonjës të kompanisë “Albpetrol” kanë konsumuar elementët e veprës penale “shpërdorim detyre” në blerjen e një autosonde në vlerën 47.640.000 lekë të reja, ndërkohë që vlera reale e saj ishte 130 mijë dollarë. Për më tepër, që kjo autosondë nuk funksionon.”

 

Share This Article
4 Comments
  • me sa duket keto arrestimet dhe shperthimet me tritolera qekan idera te Koqos 🙂 Eh mor Edo, qe nuk ece njher dot me kembet e tua. Kam pershtypjen qe po mos ishte nje zgjyre si Berisha ne anen tjeter, as ti as kerrkush ne PS apo rrotull saj nuk merrnit dot kurre pushtet

  • Korrupsioni duhet t’i pritet koka. Duke e trajtuar kete arrestim ne planin moral, shpreh keqardhjen per familjet e ketyre te arrestuarve, por te firmosesh per fonde marramendese te shkuara dem , per nje autosonde qe nuk funksionon… kjo eshte qe ne kohen qe ke firmosur per te perfituar (te tjeret thelen e ariut apo dhe sikur vete therrimet) …(!?). Me falni ore zoternj, po ju e keni firmosur vete fletearrestin. Po te veproja edhe une keshtu ne 2001 nuk do me kishin hequr nga puna ca Bilbiler e ca Muçer. E denueshme eshte dhe heshtja. Kujdes Firmen mos e hidhni ne çdo vend… Se vijne me prapa avazet. se per kete vlen shume ajo perralla e rrepkes qe e kemi mesuar ne fund te abetares… Une pa pune jam por ama fle rehat naten dhe diten bej hecje pa frike… Epo me mire hecje se me pranga..

  • me vjen shum keq per ata te gjore qe te tjere i kan pergjegjesite e keta i hane,,,nuk dini juve qe inxhinieri,ekonomisti,shefi etj detyrohen nga drejtori kryesor te hedhin firme se pa miratimin e tij nuk behet asgje,,e shumicen e rasteve sja kan idene as ca kane firmosur…pastaj cjan keto arrestime ne 3 te nates duke terroizuar familjet,,sikur te jene kriminela e do arratisen kur ata besoj dhe kur jan arrestuar von e kan marre vesh arsyen pse jane arrestuar,,,sikur jemi ne komunizem te vjen policia e shtetit ore e pa ore te arreston …turp

  • Shume mire ua kane bere qe i kane arrestuar ne tre te nates.Per kriminelet dhe hajdutet nuk ka orare te caktuar se kur do arrestohen.Pastaj keshtu jane ligjet dhe ne nuk duhet ti diskutojme.Ajo qe duhet te bejme neve,eshte qe te denojme hajdutet se duan te rrojne ne kurriz te popullit.Dhe sa per dijeni,keta hajdute jane te pd-ke te cilet jane edukuar nga kryehajduti Sali Berisha.çdo e keqe e ka nje fund,dhe ky fund eshte tragjika.Te mos na vije keq fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *