Pesë rekorde frymëzuese të femrave për vitin që shkoi

Alqi Kociko

 

Faqja online e rekordeve Guinness ka shënuar me rastin e 8 Marsit, historitë e 5 femrave që ka hyrë së fundi në librin e rekordeve për arritjet e tyre frymëzuese.

 

Serena Williams: Mban 15 tituj

Serena-Williams-and-Kim-Clijsters_tcm25-419624

Kampionia e 21 titujve grand slam në tenis dhe numri 1 i botës për femra, i hyri karrierës profesionale në shtator 1995 dhe e ka dominuar tenisin e femrave për 15 vite. Është e pabesueshme, por ajo ka numrin më të madh të titujve për femra e meshkuj brenda një kohe të gjatë. Kështu, fitorja e saj ndaj Azarenkës në US Open më 8 shtator 2013, erdhi 13 vjet e 362 ditë pas fitores së parë kundër Martina Hingis më 11 shtator 1999, në të njëjtin eveniment.

Sot Serena është kampionia dhe nr 1 i tenisit femëror më e madhe në moshë. Më 14 janar 2016, ajo ishte 34 vjeçe e 110 ditë dhe kishte mbledhur 9945 pikë në renditje. Shumë përpara numrit 2, Simona Halep me 5880 pikë. Sa për fitimet, ka mbledhur shumën 74 milionë e 83 mijë dollarë.

 

Angela Vorobeva: Gruaja më e vjetër që ngjiti Kilimanxharon

Oldest-woman-to-climb-Mt-Kilimanjaro_tcm25-419632

Rusja Vorobeva, e datëlindjes 4 shkurt 1929, ngjiti majën më të lartë të Afrikës në moshën 86 vjeçe e 267 ditë, në 29 tetorin e kaluar. Ngjitja e saj u organizua nga kompania Altesza, që dërgoi aplikimin për rekord pasi mësoi moshën e alpinistes. Kështu, ajo ngjiti 5895 metra e shoqëruar nga vajza e saj 61 vjeçare, vera, dhe nga një skuadër prej 14 alpinistësh profesionistë. “Zgjodha datën 29 tetor sepse 80 vjet më parë i kisha dhënë fjalën motrës sime Lidia, gjashtë vjet më e madhe se unë, që vdiq nga pneumonia kur ishte vetëm 12 vjeçe. Kjo datë ishte ditëlindja e saj”.

 

Kat Gunn: Video-Lojtarja më e pasur

Kat-Gunn-Highest-Earning-Female-Gamer_tcm25-419636

Zanati i saj, të garojë në lojra elektronike. Ka fituar 122 mijë dollarë që nga 2007 dhe Katherine “Mystik” Gunn nga SHBA figuron garuesja e videolojrave që ka fituar më shumë mes femrave. Filloi të garojë në lojën Halo dhe ka fituar serinë 2 të reality show amerikan, WCG Ultimate Gamer.

 

Tuedon Morgan: Vrapuesja më e shpejtë e gjysmë-maratonës në çdo kontinent

fastest-time-to-fun-a-marathon-on-each-continent-header_tcm25-411839

Tuedon “Tee” Omatsola Morgan nga Nigeria, e filloi thyerjen e rekordeve thjesht si përpjekje për të rifituar shëndetin e humbur dhe për të humbur kile. Derisa arriti të jetë vrapuesja më e shpejtë e gjysmë-maratonës në çdo kontinent, si dhe në maratonën e Polit të Veriut, në një total kohe 62 ditë, 12 orë, 58 minuta e 49 sekonda, nga 8 shkurti 2015 në 12 prill 2015.

“Kjo histori nisi me peshën time 121 kg. dhe tani vetëm vrapoj”, thotë ajo. “Kur më thatë që kisha thyer një rekord, u përlota. E nisa nga këshilla e mjekëve për të ndërruar stilin e jetesës, dhe tani kam vrapuar në 7 kontinente…”.

 

Ronda Rousey (SHBA) – Mos u kruaj me të

ronda

Rousey, e datëlindjes 1987, është artiste e arteve marciale mikse dhe aktore, që ka bërë një karrierë të pabesueshme deri tani. U bë kampionia e parë femër në Ultimate Fighting Championship. Më 28 shkurt 2015 fitoi titullin më të shpejtë UFC, brenda 14 sekondave kundër Cat Zingano-s në Los Anxheles. Nga ana tjetër, është shfaqur në disa filam të rëndësishëm, si Furious 7 (2015) dhe The Expendables 3 (2014). Edhe një detaj tjetër, është atletja më e ndjekur në Instagram me 7,379,992 ndjekës. / DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *