Pesë persona janë proceduar penalisht për protestën e zhvilluar dje në Lushnje në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plugut” ku fermerët u përplasën me policinë.
E. Sh., 43 vjeç, K. H., 23 vjeç, A. V., 41 vjeç, E. V., 36 vjeç, D. O., 34 vjeç janë proceduar me akuzat “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik” dhe “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime të paligjshme”.
Ata akuzohen se kanë bllokuar kalimin e mjeteve për rreth 15 minuta dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë. Protesta e djeshme përfundoi në përplasje të fortë fizike mes policisë dhe fermerëve.
Fermerët u mblodhën aty në shenjë proteste ndaj qeverisë pas ndryshimeve fiskale, të cilat ndër të tjera parashikonin edhe heqjen e subvencionimit me 6% të TVSH-së
o.j/dita

Kujdes fermer se mos do e prishin ardhmerin tuaj me HAARPa dhe me konfiskime tokash..
E vetmja menyre qe tja hedhin pa lagur, eshte qe te deklarojne se aty nuk ishin per protest..
Aty kishin dal per te Brohoritur per Liderrin tone Ayjatolla Ramsesi I-rë.
Dikush i kishte njoftuar gabimisht, do kal9nte Ramsësi….
Fermeret tane jane me te lumturit ne planet, pasi shteti i mbronë…..pasurine ja u shtonë….në të sëmës i çonë!!!!
Dhe shum gjëra te bukura ja u plotëson!!