Pesë vende europiane marrëveshje për taksat dhe evazionin fiskal

Elton Tafaruci

Pesë ekonomitë më të mëdha të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për të shkëmbyer informacion mbi pronarët sekretë të bizneseve, trustet dhe fondacionet.

Kjo është një përpjekje e përbashkët për të treguar se udhëheqësit e ketyre kompanive i janë përgjigjur shqetësimit publik mbi megaskandalin panama papers. Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja kanë rënë dakord për shkëmbimin e të dhënave kundër evazionit fiskal.

Ekspërtët shprehen se pas këtij veprimi, bizneset dhe të pasurit do ta kenë të vështirë të shmangin taksat apo pasurinë e tyre. Informacionet mbi benefitet e pronarëve të kompanive do të shkëmbehen në mënyrë automatike.

Marrëveshja u njoftua në një konferencë të përbashkët për shtyp të ministrave të financave të pesë vendeve të BE, me prezencën e FMN, i cili përfaqësohej ngë shefja kristinë lagarde. 5 vendet europiane tashmë po bëjnë përpjekje që marrëveshja të shtrihet edhe në vendet anëtare të G20.

Kjo do të thotë që informacioni i bizneseve dhe bisnesmeneve të shkëmbehet mes vendeve si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Arabia Saudite dhe Kina.

Qeveria britanike ka njoftuar tashmë se do të bëjë publik regjistrin e pronave dhe pasurive , i cili do të jetë i aksesueshëm edhe për publikun.

Megjithatë masa e re nuk ka gjasa të kënaqë kritikët, të cilët besojnë se nuk është bërë sa duhet për të goditur fenomenin e shmangies së taksave dhe të fsheshjes së pasurive.

Vendimi për shkëmbimin e të dhënave vjen 10 ditë pas publikimit të skandalit në Panama, i cili zbuloi 11.5 milionë dosje të lidereve botërorë dhe njerezve të fuqishëm që kishin fshehur pasuritë e tyre nepërmjet firmës juridike Mosak Fonseka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *