Bedri Islami
Unë vazhdoj të mbështes zgjedhjet e 30 qershorit dhe mendoj se jam në të drejtën time. Nuk mund të krijohet precedenti i rrezikshëm, që mund të ishte ripërsëritës, që opozita e një vendi, kushdo qoftë ajo dhe kushdo qoftë në qeveri, sipas të cilit, nëse ajo nuk do të futet në zgjedhje, qofshin vendore apo parlamentare, atëherë zgjedhje nuk do të ketë.
Ashtu si i njoh si të ligjshëm deputetët e skalionit të dytë të opozitës, të cilët, të vendosur nëpër fundet e listave, hartuar nga vetë opozita, kur gjetën rastin, u bënë pjesëtarë të parlamentit dhe do të jetë opozita e deputetët më të çuditshëm; të mallkuar nga partia që i listoi dhe të përkëdhelur nga pushteti që kanë përballë.
Askush nuk mund të jetë pushtues i Kushtetutës, aq më pak një pjesë e partive politike, të cilat, pasi i kanë njohur zgjedhjet politike, nuk duan të jenë pjesë e atyre vendore; që pasi kanë qëndruar thuajse dy vite në parlament, papritur i hedhin mandatet si të hedhin tespijet.
Asnjë president nuk mund të vendosë sipas këtij parimi të prapshtë, “nëse nuk vjen opozita, nuk ka zgjedhje” dhe, aq më tepër, të anulojë ato dhjetë ditë pasi ka filluar fushata.
Kërcënimi dhe arsyetimi mediokër se “nëse zgjedhjet zhvillohen do të përsëritet viti 1997”, jo vetëm që nuk ishin të denja për një njeri që mëton të jetë simbol i unitetit të kombit, por as për ata në shkallaret e fundit të postit të tij.
Opozita vendos vetë nëse duhet të jetë pjesë e zgjedhjeve apo jo, dhe nëse ka menduar se nuk do të jetë, nuk ka pse ankohet përse të tjerët shkojnë drejt tyre, përse humb të gjitha pushtetet, pse i dhuron, pse deputetët që i ka joshur me lista janë në një shumësi kaq të heshtur dhe mbështetës të qeverisë.
Atë miell zgjodhën, atë bukë do të gatuajnë.
Por, jam i bindur se votimet, ashtu si bëhen në grup, pra në një paketë, ashtu edhe duhet të zhbëhen në grup, ose në një paketë.
Tani i gjithë pushteti është në duart e një njeriu të vetëm. Edi Rama, shefi i qeverisë të së majtës, por në fakt i një strukture brenda saj, e njohur si “Rilindja” ka në duart e tij të gjithë pushtetet e mundshme : legjislativin, që e kishte, ekzekutivin , që po ashtu e kishte, vendorin, që mori edhe atë pjesë që nuk e kishte.
E gjithë barra e qeverisjes mbi tani mbi të dhe, nëse ndonjëherë ka dashur të gjithë tepsinë për vete, tani e ka të gjithën, deri në thellësi dhe askush tjetër nuk i bëhet dot pjesë.
Si gjithë shefat e qeverisë para tij ai do të kishte dashur të kishte nën hyqmin e tij edhe drejtësinë, mirëpo, edhe nëse ka synuar, do e ketë të vështirë, pasi ajo nuk është më prioritet i tij, jo se nuk do, por se nuk mundet.
Prej kohësh, që nga fillimi i Vetingut, shumë gjëra kanë dalë jashtë kontrollit të qeveritarëve dhe janë bërë ngastër e ndërkombëtarëve, ku pushtetet ndahen sot e do të ndahen edhe më tej nesër.
Çfarë do të bëjë Edi Rama me gjithë këtë pushtet që e ka vendosur mbi shpatulla?
Është një pikturë e njohur e njeriut që mban një peshë të rëndë, por këmbët i ka ë zhytura deri në gjysmën e tyre në baltovinën e rrugës. Do të ndodhë kjo edhe me Edi Ramën?
Në fakt ai ka luksin e pazakontë që përballë vetes ka një opozitë të çoroditur, ku meskiniteti mbizotëron mbi mendjen dhe ku rishtarët në politikë vrapojnë të duken sa më agresivë, sepse e dinë se kjo është rruga e ngjitjes drejt pushtetit partiak sot, e nesër, drejt pushtetit qeveritar.
Këtë përparësi ai e sjell nëpër duar dhe i jep gjithnjë asaj një lodër në duar, të cilën e vërvitin me ditë e me netë, për të kuptuar në fund se kjo nuk ishte asgjë tjetër, veçse një lojë e shefit të qeverisë.
Por, të gjitha këto, nuk e ndihmojnë dot atë në mandatin e tij të dytë, nëse ai vetë nuk e merr, më në fund, seriozisht drejtimin e shtetit.
“Mallkimi” i mandatit të dytë ka nisur të duket në shumë nga treguesit ekonomikë, por mbi të gjitha , gropa e hapur përmes PPP-ve të “famshme” do të jetë në fund një greminë, që mund ta lërë pas vetes ose do të rrokullisë edhe shumë të tjerë në të.
Më thonte këto ditë një ndërtues i njohur se, nëse shteti do i kishte dhënë atij shumën e përcaktuar për autostradën Milot – Balldren, ai do e kishte shpënë atë deri në hanin e Hotit. Dy apo trefishimi i shumës fillestare është një greminë që nuk do të mbyllet edhe aq lehtë, e po aq e sigurtë është se, kur ai të mos jetë më kryeministër, miqtë e sotëm, që përfitojnë këto PPP marramendëse, do të jenë të parët kundër tij. Ashtu si ishin kundër shefit të djeshëm qeveritar.
Dhurimi i pushtetit në një dorë po sjell përqendrimin e fuqisë në një njeri, i cili, edhe më parë, nuk është njohur për tolerant dhe konsensual.
Kjo është në fakt përballja më e rëndësishme që do të ketë shteti para vetes në dy vitet e ardhshme. Sepse, si duket, pavarësisht se si do të rrjedhin ngjarjet, kjo qeveri do të vazhdojë të qeverisë deri në zgjedhjet e ardhshme politike dhe, po ashtu, do të vazhdojë me të njëjtin ritëm të shpërndajë pasurinë si të ishte një mall vetjak.
Tani nuk bëhet më fjalë për forca politike të së majtës apo të djathtës, të qendrës apo të ekstremit. Në tridhjetë vite janë ngritur detashmente politike, të cilat i kanë shkrirë idetë politike fillestare dhe kanë ndërtuar një prakticizëm cinik, që mund të sjellë përmbysje dhe të rritë një brez qësynon vetëm të largohet nga Shqipëria.
Rënia e ndjeshme e ekonomisë, forcimi enigmë i lekut kundrejt valutave të huaja kur po shkohet drejt një pike kritike, përfshirja e “ të fortëve” në biznes dhe në politikë, përgatitja për të marrë pushtetin përmes dhunës së rrugës, cinizmi i pushtetit ndaj të varfërve, bllokimi i vendeve të punës në degë jetike të ekonomisë, largimi turravrap i të rinjve, enigma nëse një ditë do të fillojmë të jemi pjesë e Europës, ngërçi i krijuar në raportet ndërkombëtare, lehtësia me të cilën kryhet një vrasje apo indiferenca ndaj jetës, të gjitha do e rëndojnë pushtetin, deri sa ta ndjejnë se po zhyten në baltovinën e krijuar nga plogështia, harbutllëku dhe lidhja me botën eoligarkisë së pamëshirshme.
Tani qeveria po përgatitet të bëjë një dhurat të pashoqe firmës “Bankers”, e cila asgjë të mirë nuk ka sjellë për këtë vend. Njëjtë si asaj po përgatiten lehtësi të pazakonta për firmat koncensionare të shfrytëzimit të mineraleve të çmuara, sidomos kromit e bakrit, janë krijuar e po krijohen lehtësi për krijimin e resortëve turistikë në pronat shtetërore, që kalojnë përmes lidhjeve direkte kryeministër – oligark; fare pak ditë fluks e ndjeshëm i lëvizjes së automjeteve dëshmuan se ku do të duhej të financohej më parë dhe me prioritet, duke lënë mënjanë PPP që nuk dihet se sa kushtojnë në të vërtetë.
Qeveria ka marrë mbi shpatulla gjithçka që është e mundur të merret.
Do i mbajë dot?
Do të kisha dashur me gjithë shpirt, por gjithçka që po ndodh më sjell drojën se ajo do të mund të zhytet deri në baltë, duke na marrë edhe ne me vete.
Qofsha një profetizues i keq!
*****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Lexoni pergjigjez e KM ne FB Si U drejtohet Si komentuesve.
Bie ne ne velin e tyre
Z.Bedri,me kete shkrim nuk ke qullosur gje!
Edhe simitet nuk nxirren nga furri para kohe se dalin pa pjekur!
DITA ka rastin historik te nxise njerezit e urte dhe idealiste,qe ne keto caste te veshtira per popullin tone te dale nje klase e re politike qe te marre ne dore fatet e atdheut!
Mjaft me me konstatime bajate qe i di i gjithe populli!
Njerezit duan ZGJIDHJE!
Pikerisht njerez qe japin zgjidhje na duhen sot e jo gjysher qe tregojne perralla!
Propozoj keto hapa:
1-Te dale nje organizator ose grup organizatoresh, qe te shpallin idete e tyre per zgjidhjen e situates!
2-T’u behet thirrje personaliteteve te pa perziera deri me sot ne politike,qe te shpalosin strategjine dhe taktikat qe duhet te ndermerren per nxjerrjen e vendit nga gjendja aktuale!
3-Te hartohet programi per mbajtjen e nje Konference Kombetare duke i bere “GJYQIN E HISTORISE” te 29 viteve ne te gjitha fushat e jetes duke percaktuar edhe mundesite per korigjimin e tyre!
4-Ne konkluzion te te gjithe punimeve te kesaj Konference te dilet me nje platforme kombetare te “STRATEGJISE SE ZHVILLIMIT TE VENDIT NE TE GJITHA FUSHAT E JETES”!
Kjo strategji duhet t’i jape fund rrumpalles se deritanishme dhe te parashikohen rruget me efikase te ndertimit te nje shteti ligjor duke marre per baze pervojen me te mire te vendeve te Europes dhe SHBA-ve!
Populli te ftohet ne Referendum popullor qe te shprehe verdiktin e tij rreth kesaj platforme,ku pika e pare te jete kjo:
1-Egjithe klasa politike e deritanishme te perjashtohet nga pjesemarrja ne krijimin e partive te reja dhe ne postet e larta ne pushtetin qendror e vendor,si shkaktare dhe fajtore te shkaterrimit te shtetit shqiptar dhe grabitjes se pasurive kombetare!
Ta kaloi ne kthese Feniksi, i nderuar z.Bedri. Personalisht i bashkohem pa rezerva propozimit te tij.
Ajo qe une doja te shtoja eshte se nuk ka zgjidhje pa u unifikuar fillimisht mendimi masiv i qytetarit. Kjo normalisht duhet te jete detyra e mediave ne pergjithese, por duke e ditur se ne cilat duar jane perqendruar, gazetaria juaj duhej te marre persioer me cdo kusht rolin vendimtar dhe organizativ.
Ne qytetaret gjendemi ne udhekryq dhe presim prej jush nje shpjegim per ate se pse merreni vetem me demaskime dhe vetem demaskime, nderkohe qe labirinthi ku po kerkojne ta fusin vendin ca pseudo-politikane te paskrupullt, cinike dhe beseprere eshte i patolerueshem.
Le t’ja fillojme me zbatimin nje per nje te pikave qe parashtroi Feniksi.
– Tani ne vend.
– Le te bashkohemi.
– O sot, o kurre!
Mu desh ta rilexoja edhe një herë tjetër me vemendje komentin tënd i nerumi Feniks, pasi se kjo lloj forme e të bërit debat, sipas mendimit tim, mund të shërbejë si pikënisje për t’u shkëputur gradualisht nga praktika dashakeqase e akuzave të pafundme ndaj një politike apo grushti politikanësh (mungesa e drejtësisë ligjore lë shkas për lloj-lloj banalizmash), të cilëve nga ana e tyre as që ia ndjen hiç se pse pas here bëhen shënjestër e kritikave, (më së shumti të drejta dhe me vend) të një game të gjerë analistësh, duke filluar nga ata më të spikaturit për pjekurinë dhe thellësinë e mendimit dhe duke përfunduar deri ke llumi sharlatanëve njëthundrakë e pa shtyllë kurizore. Sikur të mos na mjaftonin gjithë këta “furnitorë” te pa licensuar dijesh dhe mendimesh, nga ana tjetër kemi përballë dhe një tufë mercenarësh bythëshitur, militaruca partiakë, të cilët shërbejnë më tepër si laraska zhurmuese në dëm të mendimit të lirë e të pavarur.
Këtë lloj mendimi, e pra atë vetijakun dhe të pa influencuar kushedi se çfarë prej faktorëve të jashtëm (varësi politike, interesa të ngushta, etj.) unë kam arritur ta konstatoj edhe ke të tjerë komentues, por jo në këtë lloj forme.
Bëj dhe ti propozime për zgjidhje – më shkruan dikush, duke menduar se ne jemi këtu vetëm për të grirë sallatë dhe asgjë tjetër.
E para e punës, propozimet e tua i shoh me vend dhe akute për t’u vënë në zbatim, përndryshe, ashtu dhe siç jam i sigurtë se do të rezultojë, i gjithë angazhimi ynë nuk do të sillte as rezultatin më minimal, gjithmonë duke e ditur fare mirë se me çfarë lloj mentaliteti të vrazhdë dhe banal na është dashur të përballemi pothuajse në cdo hap të jetës sonë.
Propozim shtojcë, si hap vendimtar për të ecur më tutje.
Zbutja e toneve të komunikimit, dhe qasja e sa më shumë të interesuarve rreth një grupi intelektualësh të moralshëm dhe me integritet (profesorë, doktorë, mësues, inxhinjerë, arkitektë, etj. nga e gjithë bota) veprimet e të cilit të mund të koordinoheshin prej një stafi të kualifikuar gazetarësh vendas, të njohur në publik për pjekurine dhe qëndrimet e tyre atdhetare e progresiste. Për të shmangur konfliktet e interesit, këta të fundit do ishte e mira të përzgjedheshin më parë nga lexues të rregullt të shtypit në bashkëpunim me studentë të spikatur për nuhatje dhe pjekuri politke.
Ne vazhdim dhe ne perputhje me sa parashtrohet me siper gjykoj:
-Te shpallet nje MORATORIUM mbare kombetar,ku te ndalohet ne te gjitha mediat,lokale e kombetare trajtimi i vleresimit te Ludtes Antifashiste Nacional Clirimtare,pervec festimit te datave perkujtimore!
-Te ndalohet perdhunimi i te gjithe figurave historike per secilen force politike duke mos e perdorur ate per t’iu kundervene kundershtareve politike!
-Cdo force politike,ne se gjykon se ka dhene dhe vazhdon te jape kontribut ne interes te Shqiperise,kete gje le ta beje duke shpallur vetem cdo gje te mire e jo duke sulmuar kundershtaret!
-Te ndalohet menjehere cdo gje qe ka te beje me gjuhen e percarjes dhe urrejtjes,gje e cila deri me sot eshte shfrytezuar nga armiqte e Shqiperise per te mbajtur popullin dhe kombin te percare dhe te SUNDUAR!
-Te gjithe politikanet te heqin dore urgjentisht gjuhen e urrejtjes,te rrugacerise dhe te shmangin sa me shume daljet ne media sa per te reklamuar imazhin e tyre mashtrues!
-75 vjetori i Clirimit te atdheut te festohet me madheshtine qe i takon dhe te nderohen,sic i takon te gjithe heronjte dhe drejtuesit e asaj LUFTE legjendare me ne krye komandantin dhe komisarin e saj Enver Hoxha!
Me droje e paske shkruar dhe kete o Bedri,
Nuk eshte pesha e pushtetit, por pesha e parase qe mban Ramuti ne kurriz.
Kriminel ordiner, hajdut, tradhetar, shitjen e Shqiperise, .. mashtrues, grabites, legen lakuriq,,keto jane peshat e renda qe mbi vete.
Natyrisht, dhe llogarite ne Cayman ..
A vlen droja jote me kete lloj peshe?
A vlen te them, “Qofsha i gabuar”
Aspak.. prandaj mos bej si bufon mediatik te na lesh me medyshje, e ka apo nuk e ka..
Nuk kupohet ky Bedri Islami, here me ramen e here kunder Rames. Kush e di se ku i pikon catia te shkretit, vec ai e di. Te vleresosh Edi Ramen si KM, eshte njesoj si t’i thuash Shqiperise: pirdhu! Dhe kete perkrahje te Edi Rames nga nipi i nje heroi te LAMC-it mund ta bejne vetem njerez me mendesine e Edi Rames. Te vafte mbare o Bedri!
Sa te arza kemi ne si popull nga njereze si ju qe vazhdojne me perkrah edhe ate qe nuk durohet me! Ju jeni po aq fjator se ai , o bedri zeza qe vetem te verteten nuk e doni e e verteta eshte se nuk ka shtet, nuk ka zgedhje te lira me kete ligj, nuk ka demokraci se perndryshe lokali i mihailit kishte pritur vendimin e drejtesise e jo arbitraritetin e Njeshit!
Deti kur do jeni sy sorr, nga ideologjia!? Behuni nje here atdhetar qe interesin e Atdheut e ve mbi partite e mbi Njeshat!
Analiste qe çorientojne edhe ma shume ne vend se te tregojne ku eshte mire e ku eshte keq!
E sigurisht se koncesionet jane nje gje e keqe qe po rrjepin popullin , kete jo vetembb po edhe debili e ka kuptuar ne Shqiperi , o bedri zeza ! E ju ne vend se te fuqizoni popullin per me i thane stop me vazhdoni me po prit se mos hebete mos po na del mire ne qofte se etj etj
Pffff per keso intelektuale e analista se vetem mbas pazarit flasin!
Qe Rama eshte ne m.. deri ne fut , kjo po shihet nga cdo treguese macro e microekonomike! Sa do dutoje populli eshte pyetja! Sa te jete emigracioni shprese?!
Z.Bedri,le te mos harrojme se historia nuk fillon me Edi Ramen,Ne shqipetaret jemi mesuar te udhehiqemi nga nje dore e hekurt.Monarku Zog,diktatori Enver,krye banditi Sali dhe se fundmi nga Edi Rama qe po pretendon te bej nje shtet nisur nga e shkuara e te mos qenit kurre ndonjehere shtet demokratik.E para, duke filluar me psikollogjine “fajin e ka Rama per gjithecka”
ju vete po i atriboni pushtetin absolut,eshte psikollogjia e “babes” shqipetari e kerkon vetem te lideri jo ke vetja
as te populli.
Keshtu ndodh kur i jep me KUSHTETUTE pushtetin nje njeriu te vetem!
A ji kujtohet kur Rama una beri thirrje qe t’ia jepnim te gjithe “tepsine” e pushtetit vetem atij?
kete ai e kerekoi se ai ka patur qe ne fillim trute e DIKTATORIT!
Rama eshte nje tip diktatori jo komunist,por fashist!
Ai eshte sundimtrar,qe kurre nuyk ka pranuar te dialogoje per ASGJE!
Fjal;ori i tij prej rrugaci e perforcon akoma me keq tiparet prej diktatori,qe ralle ose fare nuk jane pare tek tipas si ai!
Rames pervec sundimit absolut si DIKTATOR nuk i kane mjaftuar keto,por ai ka patur ne cdo gje filozofine te poshterimit te kundershtarit politik,te bashkebiseduesit dhe qytetareve te thjeshte!
Rama nuk ka asnje cilesi prej politikani!
Ai e perbuz te varferin dhe nuk ia ka haberin fare ndertimit te nje shteti ligjor!
Dihet qe “Ujku mjegull do”,ndaj edhe Rama duke zhdukur shtetin ligjor ai ka nxitur dhe mbrojtur korrupsionin!
Pertfundimisht Rama eshte AVENTURIER POLITIK,qe duhet vene me shpatulla per muri!
Ai e humbi shansin historik per t’u bere nje lider modern i te gjithe shqiptareve se faktikisht eshte bere lider i te gjithe OLIGARKEVE dhe te KORRUPTUARVE ne vend!
Rama duhet te akuzohet per shperdorim detyre dhe te ndiqet penalisht!
Analize e shkelqyere e pene-artit ne D I T A te Bedri Islamit.Me te gjutha OK veçse Rama nuk eshte TOLERANT & KONSESUAL.Pse:
1-Rama e duroi 4 vjet rrjesht Ben Blushin si deputet kur ky u soll 100 here me edepses se Salikrimineli.Gjersa Beni iku vet nga Kuvendi e krijoi nje parti qe u shkri si kripa ne uji.
2-Rama si ne 2017 por dhe me pas i ka shtrire doren opozites per DIALOG PA KUSHTE dhe ajo nuk e ka pranuar nje gje te tille.Edhe faktori nd/kombetar nje gje te tille i ka kerkuare opozites se rruges ne gjithe kto vite..por jo.! Dhe opozita me urdher te Saliut zgjodhi te vet-vritej duke len NAM TE FLLIQUR ne Shqiperi,Europe e Bote.E çfai ka Rama ne kte situate kur shume medje e quajne KRIZE KOMBETARE. !? Jo -kjo nuk eshte krize e tille,por krize e opozites PD+LSI ku Saliu dhe Iliri bubullijne si rrufeja ne shkretetire ne vapen e Korrik-Gushtit te 2019 e jo vetem.
-Arsyeja e vertet e krizes opozitare eshte:
1-Reforma ne drejtesi. E cila ju imponua Saliut dhe Metes per votimin e saj me 140 vota si ne asnje vend tjeter te Botes demokratike duke çuditur edhe FOSHNJEN NE BARKUN E NENES.Duke ditur se çfar krime kane bere ne 30 vite ata i tremben asaj..dhe shpresuan se mos SHBA+BE do leshonin PPEE me ndonje amnisti si e 1997..ose do detyronin Ramen te dorhiqej e lejonte pushtet pa ose me zgjedhje pa ate.
2-Sali Ram Berisha e di mire se PD nuk vjen kurre ne pushtet pa manipuluar votat si ne 96,09,11..etj, edhe brenda partise se vete ku me urdherin e tij dribloi te ndjerin S.Olldashi.
3-Per Sali Ram Berishen tashme dihet se me Ramen Kryeminister nuk fitohet me zgjedhje.Dhe jo se Rama manipulon si ai zgjedhjet.Porse Rama si Kryeminister dhe
Kryebashkiak i Tiranes ka treguare se eshte punetor,vizionar dhe i pa-kapshem nga nje Kryeminister tjeter Demokrat apo Socialist.Ndaj teoria ” Rami ik” e opozites MAVRI ishte dhe do te jete nje vere ne uji,ku ka çuditur te gjithe ambasadoret e huaj qe me nje ze te fuqishem i ka bere thirrje Salizmit te ndal turra-vrapin e vet-asgjesimit.Them Saliut se Luli nuk merr as fryme pa urdherin e Saliut.
4-A do e rrezoi Ramen pesha e rende e pushtrtit !?
1-Une kam besim te aftesit e tij mendore, kurajoze e trimerore per te bere pune te dobishme per kete vend sa nuk eshte bere ne gjithe keto vite.Dhe nuk po i numuroi te gjitha punet e mira te bera gjer tanime.Ejani shikoni qyretin e Fierit ku nga nje qytet baltovine eshte kthyere ne nje vitrine mahnitse qe po knaq te madh e te vogel mbremjeve me plot aktivitete kulturore me plot knaqesi per qytetaret.Dhe kjo jo vetem ne Fier.Pse nuk u bene me perpara kto mjedise te bukura per qyretaret.!?
A-Dhe kjo eshte nje arsye me shume qe Rama votohet masivisht dhe jo se eshte i gjate 198 cm.
B-Se Rama ka mbeshtetje te madhe nga SHBA+BE per reformat e bera e sidomos te Ref.ne drejtesi ku zbatoi te gjitha porosit e tyre per kte refome shpresemadhe per qytetaret dhe si parakusht per te marr statusin per ne BE dhe me tej.
-Qendrimi opozitar kunder faktorit nd/kombrtar ishte dhe eshte nje SHAH-MAT per drejtuesit koke-bosh te Saliut,Likes dhe Lulit ..te cileve u duhet mbi 20 vjet qe te behen te besueshem per ta.Dhe ky nuk eshte fai i Km Rama.
-Kritikat e D I T E S ndaj Km Rama sidomos per reabilitimin e M.Frasherit,etj,jane te drejta.Flm.
Edhe une kam aq besim tek besimi i Et-hemit sa kam edhe tek …gomari im!
Degjojeni ate se ai nuk ha…mut kot!
përshëndetje
gjeneral
mësove dhe ti më në fund të mos shkruash parrulla!në fakt vetëm ato ke aps lexu tërë jetën!
Mos e ngacmo shumë Ceno se do na largohet. Ne shyqyr që e kemi. Apo do me na lon pa gallatë? Po t’i hedhesh edhe një herë tjetër shkrimit të kapterit madhor, ai nuk është se ka hequr dorë nga ngjitja e trakteve nëpër mure. Partia i ka rekomanduar kësaj radhe të përdorë një formë tjetër, pak më të kamufluar se ajo e gomarllekut të parë. Ngritjen dhe uljen i intonacionit të zërit kapteri e bën më togfjalsha si “TALLONA KAPITALISTE”, “PD+LSI “, “SHPELLEN E ALI BABES” etj. Hahaha
përshëndetje
gjeneral
mësove dhe ti më në fund të mos shkruash parrulla!në fakt vetëm ato ke aps lexu tërë jetën!
Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!
« Back
Mirel-a dhe lili ,qenkeni dy hale` qe ju ka djegur fort bojkoti i deshtuar i opozits ,djegia e mandateve ,deshtimi i metodes “qadra ” .Nuk jua ka fajin Rama qe nuk u ngrit populli shqiptar ne revolucionin demokratiko bolsheviko borgjez te frymezuar nga shqupi ..
Antiharrese , je i ri ketu? Sa perndryshe kishe mesuar se une poedhe mireli besoj jemi ma antiberishist se ti e Rama qe e mbron bashen e Berishen ! Dallimindermjet nesh eshte se ne nuk rreshtohemi pas Njishit si ti edhe kur Njishi eshte gabim!
ne nje prononcim Lolita SpiroKali tha qe Rama eshte 199 dhe bashke me bracen behen 3m.Ku e gjeti komandant e themi 188?
I ndruar zoti Bedri. Duke marre shkas nga titulli, sot mendova se lexuesit do t’i servirej nje shkrim dinjitoz dhe kurajoz, por ashtu si dhe e parandjeja, ne fund u zhgenjeva. Jashte mase. Qysh ne fjaline e pare u morr vesh se do te kishim nje sallate monotone. Pas leximit, nuk e di se perse me erdhi nder mend nje kal ngordhalaq, i cili vazhdon te rrotullohet ne leme, edhe pse gruri eshte shire dhe grumbulluar prej kohesh.
Eshte e drejta e cilitdo te mbeshtese apo jo zgjedhjet vendore te 30 qershorit, por ju si gazetar i lexueshem dhe “neutral”, duhet te ishit treguar paksa me i kursyer me kete thenie, per shkak te lindjes se dyshimit per manipulim te opinionit publik.
Se fundja nga ana e tij abstenimi i elektoratit nuk ishte thjesht shuplake. Abstenimi ishte me shume se kaq. Ai ishte perbuzje. Perbuzje ndaj gjithe kllounerve te politikes, perfshi ketu pardesybardhet e legjislativit, pleparet e gjyqesorit dhe ju pinoket e pushtetit te katert. Si asnje here deri me sot ne pluhuralizem, me bojkotin e tyre masiv shqiptaret demonstruan nje pjekuri aq te larte politike, sa do t’ja kishin zili dhe qytetaret me te civilizuar te shume vendeve te tjera.
Nuk mund ta marre njeshi seriozisht drejtimin e shtetit, kur ju qe i paraprini boteformimit njerezor nuk jene ne shkallen e duhur. Kur ju nuk keni kurajon e mjaftueshem per ta kapur demin per briresh dhe jo per bishti. Kur ju nuk keni profesionalizmin e duhur te gazetarise investigative per t’i trajtuar temat aktuale me kendveshtrimin e qytetarit te pavarur nga politka, dhe pa patur frike se mund te mbeteni si peshku pa uje.
Një k/ministër që në parlament thotë , t’i hani mutin gruas sime , është një mut k/ministër ; që iu thotë qytetarëve më març të keqen – më març të keqen e m’u bëfsh kurban është fjalori i arixhofkave të rrugës dhe ky palaço është k/ministri ynë i shekullit 21 !
Më vjen turp nga vetja që kam votuar këtë rrugaç .
Kaq më mjafton t’a neveris këtë pis , nuk po i permend të tjerat , që i ka edhe më të rënda !
Shoqëria jonë e kalbur nxjerr në krye kalbësira të tilla !
Rama u thote shqiptareve “Te q…rob,o maskara”!
Po pse kryeminister eshte ky RRUGAC i ndyre?
Ai as shok lagje nuk vlen,por duhet rrahur me shkopinj thane!
Shporru Rama!
Me mire te ishte Ver Llapa si kryeminister se ky RRUGAC!
I sakte Bedri. Derri do plumb ne kuptimin figurativ: gazetaret ne vecanti ti lene ekuivoket e ti thone hapur mendimet e thre dhe te njerzve per kete dallkauk qe Shqiperine e sheh si nje prne te tij, me te cilen te beje cte doje.
Ne PS prej kohesh mendimi kritik ka vdekur. A do te vijr zgjimi?
Ne fakt Bedriu duhet ta kishte shkruar:
Pesha e rende e Pushtave- pesha e rende qe mban populli dmth
Pa replike me z . Feliks.
1. Krijimi i nje organizate., ose grup organizatoret…
(Kush duhet ti zgjedhe keta individe, dhe a e kane tagrin per te zgjedhur? Nje ? e madhe.
2. Tu beje thirrje personaliteteve te paperzjere,….etj etj..
(A mendohet se duhet te kete te tille?.., por ta zeme se ka. Keta individe ose nuk kane ditur, ose nuk dine asgje se c’po ndoth ne Shqiperi, dhe si duhen dhe cfare kriteri do te zbatohet. Nga cila shtrese apo klase, politike, apo teknike, cfare fushe specializimi, ekonomiste etj. Pra nje gje mjaft e ngateruar dhe e parealizueshem)
3.-Te hartohet programi per mbajtjen e nje Konference Kombetare duke i bere “GJYQIN E HISTORISE” te 29 viteve ne te gjitha fushat e jetes duke percaktuar edhe mundesite per korigjimin e tyre!
(Gjyqi do te jete popullor, pra gjithe pushteti i sovjeteve. E kemi kaluar besoj kete faze. Nuk ja vlen te diskutohet sepse eshte utopike, e pa realizueshme.)
4. Ne konkluzion te te gjithe punimeve te kesaj Konference te dilet me nje platforme kombetare te “STRATEGJISE SE ZHVILLIMIT TE VENDIT NE TE GJITHA FUSHAT E JETES”! ???
(Kur dalin fjasko tri pikat e para dhe e katerta shkon vetvetiu per lume.)
Dhe e fundit akoma me qullet.
1-Egjithe klasa politike e deritanishme te perjashtohet nga pjesemarrja ne krijimin e partive te reja dhe ne postet e larta ne pushtetin qendror e vendor,si shkaktare dhe fajtore te shkaterrimit te shtetit shqiptar dhe grabitjes se pasurive kombetare!???
(Bie ndesh me kushtetuten e me te drejtat e njeriut. Helsinki.)
Perfundimi !
Shkrimi i Ethem Lalaj, me duket me serioz.
Faleminderit.
Edhe mua me duket shkrimi i filozofit jo anonim Et-ham Lalaj i shnderruar edhe ne “irroshi”,si me shkencori!
Propozoj t’i jepet dekorata si “bythelepires i dalluar”!
Qenit aty ku i japin te haje aty leh.Ky Bedri Islamabat e ka pas tan jeten qe kur punonte te Jeta e re ne shkoder gazet e komitetit te partis ne Shkoder qe ishte fuksi ma aktiv i deges.E vazhkoj edhe kur shkoj te zeri i popullit.Tesh ne pleqri asht ba edhe servil.
Po ti Mark.uku,si qen i zgjebosur qe je ku ha,qe leh kaq shume?
Mund te vish te lehesh tek shtepia ime ne Koplik,ku do kesh kocka sa te duash!
Mark. U(J)K-ut :
Bobo, ky mi wc- je i qiti kryet. Ky do te jete nga ata fuksit e ndyt. Bedri Islami eshte Bedri Islami. Laj ate palo goje kur zen emrin e tij.
Zoti Bedri,do te kerkoje te dale nga balta ku po zhytemi ,kur balta ti kete vajtur tek hunda…Nuk jam I sigurt se do te pranoje te zhytet bashke me krietarin e tepsise.Me mire do te ishte te respektoje thenjen e urte:”kur s’ke gje per te thene ,thuaj asgje”.Keto qe thoni ju,ose duane ti forcojne kellqet krietarit,ose duane ti thone popullit ,mos u ndjeni se Jeni me mire ne balte se ne akull…..Nuk e kuptoj per ke shkruan z.Bedri.Keto qe thote e injorojne lexuesin…..Rruga e shpetimit eshte urgjente .Vetingu eshte teper urgjent.Gjykata kushtetuese duhet ti jape mundesi popullit te beje zgjedhje te pergjitheshme,pas reformers Kushtetuese dhe zgjedhore….Poullii duhet te veteqeveriset…Duhet ti jepet fund pushtetit te NJESHIT…Njeshi nuk duhet te kete pushtet me shume se ne voten e tij…ndryshe sulltanatin do ta kemi ne qafe.Lufte pa kompromise kundert pushtetit te NJESHIT ,kundert pushtetit te parase…,kunder …te fortit me ose pa citjane qofte.
Bravo redaktor, bravo.
Edhe pse me 6 ore vonese me ne fund shoh se ma paske publikuar komentin modest.
Tani mungon vetem replika e mbremjes me UROSH (irrosh?) GREVETHYESIN.
Te dashur bashkeatdhetare!
Kemi 30 vjet,qe sundimtaret e ketij vendi,te gjithe ish komuniste apo bij komunistesh,por te shndrruar brenda nates ne antikomuniste,na kane nanurisur se jemi ne TRANZICION,prandaj i kemi keto veshtiresi!
Se cfare sistemi politik dhe ekonomik qenka ky tranzicioni as nderkombetaret nuk po na e thone,njelloj sic heshten atehere kur shumica e popullit shqiptar i besuan te vetmes “shpelle” te Ali Babes me 40 hajdutet,qe iu ofrua shqiptareve ne 96-97-ten me piramidat mashtruese,por qe kur hyme brenda,nuk gjetem asgje vec kucedres me kallashnikov ne dhembe, qe quhej “97-ta”!
Por ky i ashtuquajtur tranzicion,paska qene vetem per shumicen e popullit,qe ishte me tallona komuniste dhe ka mbetur akoma me keq me “TALLONA KAPITALISTE”,ndersa nje grusht politikanesh,doganieresh,mjekesh,gjyqtare e prokurore,biznesmene te lidhur me politiken dhe ne sherbim te tyre, se fundi e gjeten SHPELLEN E ALI BABES pa hajdute (se hajdutet ishin vete ) dhe i vune emrin modern PPP etj duke u bere miliardere?
Popullit i nanurisen ne vesh duke e mikluar me emrin sugjestionues “sovran”,me pas se ky “sovrani” do kishte ne dore gjithcka duke votuar ne partite si me “nje antar nje vote” deri sa tani i futen thiken pas shpine duke e tallur se ky shtet fantazem,do “bashkeqeveriste me qytetaret”!
Megjithese te gjithe e kane provuar ne kurriz per 30 vjet se “sovrani” u eshte dashur atyre vetem nje here ne 4 vjet,qe te justifikojne para botes se gjoja po i voton sovrani e jo se i vjedhin votat me leke,me premtime,me thase mielli,me kercenime etj,prap ky popull ka ulur koken duke vene me perpikmeri fjalen e urte se “Gomarin po e shqyente ujku dhe ai luten o zot beje enderr”!
Ashtu sic trembnim dikur femijet,per te fjetur gjume ashtu kane bere dhe bejne sot e 30 vjet edhe politikanet me nje popull te tere se “Votoni per mua ndryshe do vije ai tjetri”!
Akoma jemi ne fazen e nje gjykimi feminor,qe per te argumentuar forcen dhe drejtesine e partise se tyre,militantet tru shplare, perdorin jo faktet,por llogjiken feminore kur grricen me njeri tjetrin,se “Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”,qe nuk e kuptojne te shkretet,se qe te dy dashnoret te njejten gje kane bere dhe do bejne me mamate e tyre!
Nje propagande terrorizuese dhe poshteruese prej vitesh eshte futur nga “gebelsianet” ne PS se,
– “Rama eshte me i mire se Berisha,se ai nuk ka vrare njeri”!
Kjo eshte “goditja berthamore”,qe Rama e Veliaj u ka hedhur militanteve te tyre tru shplare ne trute e tyre,duke u neutralizuar gjykimin dhe aftesite per te reaguar!
Ne se me fjalen “vrasje” ata konsiderojne vetem perdorimin e plumbave ,litarin apo injeksionin helmues,mund te kene te drejte!
Por njeriun mund ta vrasesh dhe vetvrasesh me shume menyra!
Ne gjykimin tim Rama eshte po aq VRASES sa edhe Berisha dhe ketu nuk kam asnje dyshim!
Se pari,Rama ka rrenuar PS-ne duke e bere ate pa jete,qe antaresia e partise jo vetem nuk e gjen veten te perfshire ne statusin e saj,por kete parti e kane grabitur shoket,miqte dhe te emeruarit e Rames,te cilet duan vetem padronin dhe jo antaresine!
Ne Statutin e PS-se eshte hequr cdo reference nga Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare duke e bere kete parti prone private!
Rama eshte bere mbret ne PS,qe fjala dhe interesat e tij nuk i diskuton njeri!
Ai qe tenton ta kundershtoje eshte i shporrur dhe i poshteruar nga partia!
Kjo situate eshte transferuar edhe ne shtet!
U nderruan gjysma e ministrave dhe asnje nga kryesia dhe asamblea nuk beri asnje kritike!
Bile edhe kur Rama nxorri si simite justifikimin se shkarkimi i ministrave u be se kishin mbushur 5 vjet,askush nuk pyeti se ku e gjeti Rama nje rregull te tille te cuditshem,qe duhej zbatuar edhe per vete Ramen!
Per shumicen e socialisteve PS-ja nuk eshte me partia e tyre,por e Rames!
Edhe administrata,e mbushur me militante te pa afte dhe te korruptuar nuk jane ne sherbim te ligjit,por te “maliqit”!
Fakti qe sot nuk gjen zyre ku te ankohesh,vecse ne kryeministri,verteton se jo vetem eshte shkaterruar shteti ligjor,por edhe mbrojtur korrupsioni!
Rasti i skandalit te unazes se re,kur Rama tha se “Ku eshte ketu korrupsioni?”,kur krimi dukej hapur edhe per budallenjte ,se u shpall fitues nje firme fantazem me dosje fallco,asnje minister,deputet,antar kryesie,asambleje etj nuk foli!
As prokuroria nuk foli,se perderi sa kryeministri mbrojti hapur nje tender kriminal,doemos qe keshtuu duhet te jene bere edhe te gjithe tenderat para tij!
Se pse nuk hetoi te gjithe keta tendera prokuroria,eshte pune e saj dhe e SPAK-ut me vone!
Ne Bashkine e Tirane te zvarritin,te shkelin te drejtat,te vjedhin me veprime antiligjore,por nuk te degjon njeri!
Bile ky kryebashkiak nuk pyet as KLSH,kur i thote se ka shlkelur ligjet duke vjedhur qytetaret,por ai ka mbeshtetjen personale te kryeministrit!
Kryebashkiaku Veliaj ka kohe te mbjelle per dite peme,te takohet me artiste e karagjoze,te jape intervista,te bredhe neper bote me avione etj,por NUK KA ASNJE SEKONDE KOHE jo me te takoje qytetaret,por as t’u jape pergjigje letrave qe i drejtohen atij me ankesa!
Bashkia ua shet ujin e pa pijshem qytetareve si uje te pijshem,bile me nje cmim skandaloz afersisht sa ai i dritave dhe askush nuk te degjon,as kryeministri!
Nderkohe po ky kryemninister kercenon me burg gjithkend qe vjedh apo nuk paguan dritat apo ujin!
Buka prodhohet me miell kanceroz,por sekseri qe e sjell kete miell eshte keshilltar i Rames dhe nderkohe cdo vit ne Shqiperi shtohen nga 5500 te semure me kancer dhe kryeministri hesh,pra militantet thone se Ramna nuk ka vrare njeri!
A nuk jane te vrare keta 5500 kancerozet ne nje vit?Ne se pretendoni se nuk i paska vrare personalisht Rama,po ministrat e Shendetesise,te Buqjesise e Ushqimit,drejtoret e Doganave,policine e Krimit ekonomik etj,pse nuk i ka shkarkuar dhe t’i kallzoje penalisht?
Po 50% te bizneseve informale dhe 37% te te punesuarve,qe nuk u derdhen kontributet per sigurimet shoqerore dhe shendetesore,qe nuk u njihen vitet e punes per efekt pensioni dhe qe nuk perfitojne sherbimet shendetesore falas,a nuk jane “vrasje” te mijra e mijra te punesuarve dhe familjeve te tyre?
Si kujtoni ju,more militante tru shkulur se vetem te vresesh me pushke eshte vetem krim,ndersa ta lesh pa pune,pa mbrojtje ligjore,t’i shesesh ujin e piste per uje te pijshem me cmime skandaloze,ta semuresh me kancer etj a nuk eshte VRASJE?
Dhe e fundit,duke pare kaq shume poshtersira te ketij shteti dhe njerezit ikin nga syte kembet me mijra,a nuk eshte vrasje e shpreses se ky vend nuk mund te behet me?
Cfare vrasje me teper duhet te bente Rama?
Or mik. Mos ma merr për tëra të lutem, por ne edhe sikur asnjë presje mos t’i hiqnim atyre që ke shkrojtur, e gjthë kjo valë e pashfrenuar kritikash, shumica padyshim të drejta, e adresuar kundër një bukëshkali të pabesë që dirigjon si me mashë ca kllounër cirku të vetëquajtur socialistë, kjo nuk e përforcon aspak bindjen tonë tashmë të betonizuar, se jo vetëm ata, por edhe dy çetat e tjera ordinere e kanë tejmbushur me kohë kupën për t”u përbuzur dhe hedhur në rastin më të afërt ne koshin e plehrave të pluhuralizmit katovicar.
Sot nuk mjafton të bësh vetëm me gishtin qortues nga një grusht bukëshkalësh të babëzitur dhe të çoroditur prej delirit (kujto pak Suden e atij fondacionit me termin trushplarës BESA)
Më vjen keq për shumë nga ju që keni rënë dhe nuk mundeni të dilni më dot nga gracka ku ju kanë futur me vetëdije ca zorzopër të vetëquajtur analistë, por sot kemi hyrë në një fazë tjetër, ku primare është sjellja e ideve sa më të dobishme për ZGJIDHJEN e ngërçit (a)politik, dhe daljen sa më të shpejtë nga kjo gropë ku e kanë zhytur dhe po e zhysin përditë e më shumë vendin pushtetarët bythështur.
Po he,more Dulla pse nuk na jep ti nje zgjidhje,se mbetem duke i thene njeri tjetrit na jep zgjidhje.
Po nga kush presim te na jape zgjidhje?
Por edhe Feniksi qe te jep nje variant zgjidhje me siper ti as e lexon e jo me te shtosh me tej!
I nerumi pezak. Në këndvështrimin tim, ti hasëll-hasëll je prototipi i atyre frikacakëve, të cilët ndoshta e kanë lexuar prozimin e djeshëm të Feniksit, por që nuk bënë as përpjekjen më minimale për të thënë qoftë dhe një fjalë të vetme. Jeni ju ata që i prsni dhuratat nga qielli dhe jo unë.
Pse ta them këtë?
Po të kishe të paktën llogjikën e një adoleshenti, ti dhe kushdo tjetër qoftë, do e kuptonte se kush qëndron pas nofkës së “pilotit”, okay?
O Dulle!
Leri pordhet dhe shkruaj direkt, na jep zgjidhje!
Ne se zgjidhje nuk jep,MOS SHIT PORDHE!
Se per pordhe ne shqiptaret jemi te paret,prandaj me mire hesht se sa te besh rolin e profetit!
Se edhe hajdutet politikane keshtu thone:Per ju,pra per popullin po pergjerohemi,por ata mbushin thaset me miliarda,ndersa populli ha buke me domate!
Po cfare zgjidhje tjeter kerkon akoma mor lapurak peze. Te kane plasur syte qe nuk i lexon dot ato dy replikat aty lart fare, apo t’i ka lyer gje partia me graso?
Nese ke dy lek bithe dili perkrah Feniksit dhe mos na caj si shume derrasat me traplleqe jo e lagu jo s’e lagu.
O BEDRI
si ti dhe shumica e shqiptarëve bëni një gabim,prej budallallëkut,faj,prej ndyrësisë(zgjidh e merr)!
“kur ai të mos jetë më kryeministër, miqtë e sotëm, që përfitojnë këto PPP marramendëse, do të jenë të parët kundër tij”!
ndërmjet ramës,berishës dje,nuk ka asnjë lloj miqësie me PPPistët!!
ju bëni gabimin/fajin e madh,tmerrësisht të madh që këtë korrupsion e paraqisni si një drejtimsh!!
pra që rama jep paratë tona pa asnjë lloj interesi personal financiar!!
interes personal financiar=para që shkojnë nga sipërmarësit që kanë “fituar”PPPnë e radhës në xhepat privatë të ramës,dje të berishës(nuk kishte PPP të kësaj madhësie)!!
shpesh ju këtë korrupsion për ta zbutur në një farë mënyre e quani korrupsion politik!pra qëni i rradhës,KM,u jep para i korrupton këta sipërmarës thejshtë që ata të ndihmojnë partinë e tij,me propagandë dhe me para në kohë fushate!ju gjithnjë,me qëllim,nuk përmëndni anën private të këtij korrupsioni!!
pjesa më e madhe e kësaj paradhënje,pa doganë,kalon në xhepat e politikës që i jep!!pra në llogaritë private të politikanëve!!kur fjlasim për ramë karagjozin pusht të tironës duhet të llogarisim dhe ata që ka direkt nën hyqmin e tij!!
bedri paraja e dhënë nuk shkon e gjitha për sigurimin e fitores së partisë së qënit në kolltuk!!
shkon vetëm një pjesë e vogël!!pjesa tjetër shkon në xhepat privatë të qënit kryeministror!!
p.sh. për balldrenin,rritja ndahet ndërmjet sipërmarësit dhe ramës! ndarja është e tillë:
-sipërmarrësi merr tërë fitimin e variantit të parë,sepse në variantin e parë ka qënë si harxhimi dhe fitim
-sipërmarrësi merr gati 1/3 e shtesës
-sipërmarrësi duhet të paguaj pjesën më të madhe të kësaj 1/3 për të mbështetur partinë e KM që i ka dhënë PPP!
-2/3 shkojnë xhepat private të KM dhe të atyre që ka në linjë poshtë(kuptohet linja e lartë,jo nënpunësit.atyre ju përçohet ideja e mbajtjes së vëndit të punës.)
pra në rastin tonë korrupsioni është në plan të parë privat me pak rrjedhje partiake!!
kjo që ndodh në shqipëri është grabitje e pastër e arkës së shtetit!!
lëri pushtetet,e lëri pordhët me peshën e pushtetit!!
ky po bën paratë me ndihmën e pushtetit!!ndryshe nga berisha që vidhte sot për sot,kuptohet që bëri para për jetë të tëra,ky vjedh sot aq shumë sa këto vjedhje do të ndihen për dekada të tëra!!nëse në greqi politika e çoi greqinë në buzë të greminës!?
ky ka kohë që na ka hedur brënda!!
shumë nuk po e kuptojnë!shumë thonë se të biesh në greminë e merr vesh menjëherë!!
jo,jo kur je në rënje,jo kur nuk ke prekur tokën!!
gremina e këtij është aq e thellë sa do të na duhet kohë sa të përplasemi përtokë!!
ulërima e rënjes së lirë do të jetë shumë e gjatë!!