Dopingu? Këtu ka tradhti burra

Dita

Skandali i peshëngritjes ku kampionët e botës dolën se kanë përdorur lëndë narkotike është një dhuratë nga… Greqia. Kjo meqë ata janë stërvitur në Greqi nga shqiptari Luan Shabani. Këtë akuzë e bën kreu i Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjoza.

“Jam i bindur që peshëngritësit tanë janë të pastër, por nëse edhe pas testit B vërtetohet doping përgjegjësi i vetëm është Luan Shabani.” Kështu është shprehur Presidenti i FSHP-së pas takimit me trajnerin e Kombëtares. Gjoza, ka marrë garancinë e Shabanit se sportistëve nuk u ka dhënë asnjë substancë të ndaluar dhe kërkon mbështetjen e opinionit publik për kampionët e shtangës.

Më tej, Gjoza ka treguar se ka udhëTuar në drejtim të Greqisë bashkë me sekretarin e Federatës, për të takuar trajnerin e peshëngritësve shqiptarë, të cilët pas testit A, ka rezultuar se kanë përdorur doping. Ai shprehet se Shabani ka mohuar t’u ketë dhënë medikamente, apo vitamina, por sipas tij të gjitha këto vitamina do t’i merrnin nga vetë trajneri kombëtar. Mirë mor zoti Gjoza. Por para se të kishim trajnerë “armiq” dhe prapë dilnim të dopuar, kush na e kishte fajin?

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *