Durrës, peshkatarët nxjerrin nga deti kufomën e lidhur me natriban

Edona Llukacaj

Një ngjarje e frikshme ka tronditur Durrësin, orët e para të mëngjesit të kësaj së diele, kur peshkatarët në kanë nxjerrë nga deti kufomën e një burri.

Viktima është e seksit mashkull dhe është gjetur rreth 4 milje nga Durrësi, në det të hapur nga peshkarexha “Emiliani”, e cila po mblidhte rrjetat e peshkimit.

Kufoma është e dekompozuar, ndërsa trupi i pajetë ishte i lidhur me letër natriban, çfarë për policinë shton dyshimin se bëhet fjalë për një vrasje.

Peshkatarët kanë njoftuar policinë e cila ka kryer veprimet e para dhe këqyrjen paraprake të kufomës.

Viktima nuk është identifikuar ende.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore, ku do të përcaktohen zyrtarisht shkaqet e vdekjes së viktimës.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • Arben !…shto edhe fjalën jetojm në xhungl kapitaliste krim,vrasje çdo ditë ,sulme me armë,grabitje dhe përdhunime ,papunësi,varfërim ,krizë e thellë ekonomike ,ashpërsim të mardhanjeve shoqrore familjare e politike në maksimum, dhe pasurim përrallor të vetëm të një grushti h1ajdut të klasave politike shfrytëzuese e pa mëshirshme e pasurive të popullit varfër.

    Këtu ku ka më vlerë një lopë se sa jeta e njeriut ,çdo ditë ndodh një vrasje ,jeta është bërë pa vlerë.Krimi po lulëzon , pjell krimin e ri,kapitalizmi ,ose demokracia që kërkuam ka 30 vjet që po vret e merr jetë njerzish përditë ,nuk e kuptoi jemi fajtor apo viktima të sistemit gabuar që zgjodhëm ose na e detyruan !!!???,ngjarja e kufomës nxjerr nga deti ,mbështjellur me natriban po trondit opinjonin ,është viktima më e re e fundit ,duke mos gjetur zgjidhje njerzit sot jetojnë në pasiguri e të friksuar , ..pa fillim e fund nuk paskan të sosur hallet e shqiptarve. .Njeriu qënka gjëja më pa vlerë .Qënka e vërete se në kapitalizëm njeru ha njeriun.

    Prandaj Enver Hoxha mbetet mesia i përjetëshëm e shqiptarve i pa harruar qoftë kujtimi i tijë .
    Kjo është një apel edhe për kritikët agresiv kundër kundër sistemit socialist ,,jeta është një sprovë për sejcilin ,vrasjet dhe lidhjet e kufomave me natriban produkti i këti sistemi , këto jan arsyet që ju bënë të zbusni kokëfortësinë e qëndrimin tuaj ndaj legjendarit Enver Hoxha që JETA E NJERIUT është kapitali më i çëmuar !
    Të pa bindurit të qetësojnë mendjen qoft edhe me anë të meditimit ,të zbusin dramat e jetës dhe ti kthehen normalitetit.

    • Si eshte rinia, do jete e ardhmja e atdheut thoshte enveri. Dhe vertet. Ashtu sic e edukuoj rinine, ashtu po ecen edhe atdheu me trshegimteret e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *