Një vajzë 17-vjeçare ka tentuar t’i japë fund jetës duke u vetëhelmuar ditën e djeshme, në qytetin e Peshkopisë. E reja me iniciale S. P., mësohet se ka pirë fostoksinë në rrethana ende të paqarta dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë nga familjarët. Policia vendore ka nisur menjëherë hetimet lidhur me ngjarjen, për të zbardhur shkaqet e tentativës së flijimit të të miturës. Paraprakisht dyshohet një depresion për shkak të një grindjeje në familje, ose ndonjë lidhjeje të mohuar
