Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Marko Gjuriç, e ka prezantuar Kosovën si një atraksion turistik. Deklarata e tij u bë gjatë një Panairi Ndërkombëtar të Turizmit në Beograd.
“Udhëtimi në Kosovë nuk është vetëm turistik, por edhe shpirtëror, për këdo që ka histori personale në Kosovë”, u shpreh ai.
Më tej, Gjuriç thekson se ndërveprimi dhe komunikimi me popullin serb në Kosovë, prej 16 vitesh është gati i pamundur.
Mbi këtë çështje ka folur edhe peshkopi serb, Teodosije, i cili përmendi vlerat e Kosovës në monumente e muze, duke u lëshuar edhe një deklaratë të njohur tashmë, që Kosova “përfaqëson jo vetëm territorin, por edhe identitetin serb”.
