Peshkopi, makina del nga rruga dhe merr flakë, 2 plagosen

anazapta

Dy persona janë plagosur rëndë pasditen e djeshme në Peshkopi, pasi makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga dhe mori flakë. Ngjarja ka ndodhur në komunën Merlan, në fshatin Grevë, ku automjeti veturë ka dalë me shpejtësi dhe më pas shpërtheu në flakë. Burime nga policia bënë të ditur se të plagosur mbetën Gentian Mehmeti, 29 vjeç dhe Hektor Dema. Ky i fundit është dërguar në spitalin e Peshkopisë, ndërsa Mehmeti në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi ishte më rëndë. Nuk dihen shkaqet e aksidentit.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *