Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur paraditen e sotme fshatin Grezë të Peshkopisë. Sipas burimeve policore, është gjetur i pa jetë trupi i një 35 vjeçareje, e cila ndonëse është dërguar menjëherë në spital, nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të rënda.
Deri më tani nuk janë dhënë ende detaje mbi motivet e ngjarjes, por pas kqyrjes paraprake të vendit të ngjarjes, dyshohet se shtetësja Sylbie Dyfeku ka kryer vetëvrasje.
Policia bën me dije se vijojnë hetimet, por ende nuk është arritur të përcaktohet motivi i vërtetë i aktit ekstrem të 35 vjeçares./A.V
