Drejtori i ekipit të Partizanit, Olsi Rama, që është edhe vëllai i kryeministrit të vendit ka reaguar për herë të parë pas akuzave të opozitës se, ai fshihet pas sasisë rekord të kokainës që u bllokua në Durrës para dy javësh. Olsi Rama i ka cilësuar si absurde dhe sajesa akuzat e opozitës.
“Të gjithë ata që më njohin mua, e dinë që unë nuk kam lidhje me këto çështje. Është një absurditet i radhës. Janë sajesa, unë nuk kam lidhje. As me punë tenderash, asnjë lloj gjëje të ngjashme. Po këto janë gjëra që sajohen në këtë fshatin tonë”, tha ai në Rubrikën Sportive në TVSH.
Olsi është pyetur edhe për marrëdhëniet me vëllanë kryeministër. “Unë se pyes atë për punët e tij, ai nuk më pyet mua për punët e mia, në aspektin profesional nuk i hyjmë njëri-tjetrit”, tha ai.
Duke u ndalur të ecuria e ekipit këtë edicion, Olsi Rama thotë se objektiv është pjesëmarrja në Kupat e Europës pas startit të dobët. “Unë sukses do të quaja arritjen e Kupave të Europës nga skuadra, të bashkangjitur me një lojë të mirë dhe kthimit të tifozëve në stadium.
Jemi 7 pikë larg vendit të dytë, ndërkohë që kanë mbetur edhe 36 pikë në lojë deri në fund të kampionatit. Pse të mos e mendojmë që do ta arrijmë vendin e dytë? Në fakt, edhe Kukësin ne e mposhtëm në shtëpinë e vet 2-1, ndaj edhe mendojmë që mund ta arrijmë”.
Gjithashtu Rama, mohoi akuzat e Skënderbeut se, Partizani ka gisht në kërkesën e UEFA për përjashtimin e korçarëve me 10 vite nga Europa për trukime.
“A ka gisht Partizani në akuza? E dini atë punën e Kazanit? E keni dëgjuar shpesh besoj. Edhe nëse do të merreni me atë kavanozin e atij Vrenozit, atëherë vaj me det”, përfundoi drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.
o.j/dita

Fshati yne ! Te sheshi te sheshi ! Ata hypen ne 1990 triko leshet ! Dikur me dhi e gomare fal enverit u bene shkollare!
OLSI RAMA ESHTE NJESOJ SI BAXHANAKU I SALIUT NE GERDEC
Keshtu funksionon biznesi i pushtetit qe la pas Enveri me Nexhmijen si nje TRIBU fisnore me vellezer dhe baxhanake te biznesit albanez plot me barut kinez nga Partia e Punes dhe banane kokaine nga Kolumbia.
Intelektu-haleja i blogut, nje hajvan noterik e gjeti me ne fund. Olsi ai eshte arkitekti i kokaines ne Shqiperi. O Rossinant i koheve moderne qe ben hetuesin, prokurorin dhe gjykatesin. Ti hale jep pretencen, urdheron denimin. Je gjallesa me qesharake o vemje e blogut.
O Shkmbe Graniti i Partise se Punes,
Nuk kam thene qe Olsi i Edvinit eshte ARKITEKTI i kokaines, por eshte si BAXHANAKU i Saliut ne Gerdec,
sepse:
QE TE JESH ARKITEKT I KOKAINES DUHET T’I KESH BOLET DERI NE TOKE, NJASHTU SIC I KA EDVINI NE FOTON NUDO ME RUDINA MAGJISTARIN NE NICE TE FRANCES.
Si kandar a koqe kandari qe je jo keq o Intelektu-hale. Ja paske peshuar mire Edvinit duke lehtesuar kuptohet edhe Rudinen nga ngarkesa. Lol….
ALPINI.
O kolege komentuesa.eshte e mira te jepni mendime qe vendi yne te eci perpara dhe jo te hedhni gure ne rrota per te penguar zhvillimin e vendit.lerini njerzit te punojne.Kur te arrini te beheni ju punoni me mire.Pershendetje.
po lere, zhvillimi i vendit ka ecur para me nje piktor dhe nje trajner, te dy Ramiste