Konsumimi i peshkut u zgjat jetën të moshuarve me 2.2 vjet. Sipas një studimi të fundit, të moshuarit që ushqehen me peshk kanë shanse të jetojnë më gjatë. Ekspertët thonë se peshku duhet të konsumohet të paktën dy herë në javë dhe duhet të jetë i pasur me acide yndyrore Omega 3. Studimi është kryer nga Shkolla e Shëndetit Publik në Harvard dhe Universiteti i Uashingtonit. Studiuesit kanë analizuar për 16 vjet me radhë të dhënat e mbledhura për 2700 amerikanë të moshës mbi 65 vjeç. “Të moshuarit që kanë sasi më të madhe të acideve yndyrore Omega 3 në gjak jetojnë 2.2 vjet më gjatë në krahasim me të tjerët”, është përfundimi i studimit.