E dashur DITA. Shoqëria shqiptare sot jeton shumë probleme, por mendoj se kryesori, ai që gjeneron më të shumtët prej tyre është drejtësia e cunguar, për të mos thënë e munguar. Në një shoqëri ku nuk ka drejtësi, nuk ka “paqe”. Aq më tepër kur nuk ka as shpresë për drejtësi. Dikush mund të thotë se drejtësi nuk ka as në vendet me demokraci të konsoliduar e jo më në Shqipëri. Është e vërtetë. Historia e rendeve shoqërore, s’është gjë tjetër veç përpjekje e vazhdueshme për një shoqëri të drejtë. Këto përpjekje zënë fill që në kohët e lashta dhe vazhdojnë akoma e kësaj dite. Nuk e kam fjalën për një drejtësi të kulluar, ajo vështirë të arrihet për aq kohë sa njerëzimi akoma nuk ka gjetur vetveten. E kam fjalën për drejtësinë që “prodhon” formati i asaj që quhet demokraci. Edhe pse e brishtë mesa dëgjojmë e lexojmë, demokracia që kemi ndërtuar nuk vuan nga cilësia e ligjeve. Ajo nga e cila ne vuajmë është mungesa e moralit. Ne sot jetojmë në një shoqëri totalisht të degjeneruar. Dhe në një shoqëri të degjeneruar ku dominon vesi, hajduti e i pandershmi, sado të arrira të jenë ligjet, vështirë të ketë drejtësi. Aq më tepër kur hajdutët më të mëdhenj i kemi në krye.
Përkundrazi, një shoqëri me moral mund të vendos drejtësi brenda saj edhe me ligje jo të përkryer. Si të tillë, dhe meqë peshkut tonë i është qelbur jo vetëm koka po edhe bishti, ideja që qarkullon prej kohësh për një EULEX në drejtësi, më duket shumë me vend. Kjo është rrugë e vetme përderisa kemi një klasë politike dhe sistem drejtësie që siç duket, s’ka ndërmend të vërë drejtësinë në vend. Pse e them këtë? Nuk është rastësi që kjo ide po kalohet si pa u vënë re nga palo-politikanët tanë. Në qoftë se këta zotërinj do të ishin vërtet të interesuar për të vënë drejtësi e për të luftuar korrupsionin, siç lehin përditë, duhet të ishin të parët që duhet të përkrahnin e të bënin ç’duhet bërë për ta vënë në jetë një ide të tillë. Përkundrazi, me sa lexova në gazetë presidenti ynë i nderuar nuk e shikon të arsyeshme. Kurse i pari i ministrave e përmendi prokurorin e huaj, por e përmendi vetëm për ngjarjet e 21 Janarit.
Një arsye e mundshme për ta hedhur poshtë këtë nga ana e tyre, mund të ishte ana ekonomike, rëndimi i buxhetit, sepse dihet që politikanët tanë s’i zë gjumi për paratë e popullit. Po dhe kjo e ka një zgjidhje. Prokurorët dhe gjykatësit e huaj, për aq kohë sa të jenë tek ne të paguhen me pagat e atyre qe e kanë katandisur drejtësinë aty ku është sot, me pagat e atyre që duhen nxjerrë, dhe sa më parë në pension. Kryeministri ynë ka thënë se do që të bëjë histori, e si i tillë do që të mbetet në histori, por po nuk vuri drejtësinë në vend dhe po nuk uli politikanët hajdutë në bangën e të akuzuarve, s’ka për të gjetur vend as në WC-në e historisë.
Email nga adresa

Qenke i lodhshem dheshume i rremujshem ne mendime ore mik. Nuk te kuptova fare.
Her tjeter me shkurt e me sakte te lutem
shume gjera ke thene por corap i ke bere….
Askush se boton kete lajm, jane shitur
Banoret e komunes se zharrzes dolen ne nje proteste duke bllokuar edhe aksin nacional fier berat. Arsyeja eshte se banoret thone se termeti eshte shkaktuar nga sheperthimet e operacioneve te nxjerrjes se naftes nga kompania Bankers Petroleum. Instituti sizmiologjik Italian njofton per nje termet me fuqi 3.5 te shkalles rihter qe e ka epiqendren me pak se nje kilometer nen toke prane qytetit te Fierit, ne zonen e Zharrzes. Leukundjet e tokes kane shkaktuar deme te konsiderueshme ne banesat e zharrzes, ndersa banoret shprehen te revoltuar si per kompanine ashtu edhe per institucionet shteterore.
Keshilltaret e komunes Zharres, te majte e te djathte, hyne para disa muajsh ne nje greve urie ne shenje proteste per demtimin e banesave nga termetet. Autoritetet shteterore negociuan me ta, ndersa njoftuan vendosjen e disa pikave per te kontrolluar termetet dhe per te dale ne perfundimin se kush eshte shkaktari I lekundjeve, natyra apo operacionet e nxjerrjes se naftes nga kompania koncesionare