Peshqeshet që na lanë

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

Ja, ky qe peshqeshi që Enveri e më pas Ramizi i lanë popullit shqiptar. Na lanë këtë që shohim sot: një klasë politike të degjeneruar, kriminelë e hajdutë të paskrupullt, politikanë që dinë vetëm të mendojnë për familjet e tyre. Dhe ja, kështu shkuan 25 vjet demokraci, si mos më keq. Nuk ke nga ta kapësh fillin e këtij populli që i mungon forca për të ndryshuar. Kemi gjetur justifikimin. Dëgjojmë analistët e politikanët kur bëjnë krahasime, si ishim dhe si jemi. Rrëzuam diktaturën më të egër, thotë Saliu. Ai vetë vrau në demokraci aq sa vrau Hoxha në diktaturë. Shkatërroi ekonominë, mundin dhe djersën e popullit në diktaturë dhe e ktheu në shërbim të familjes dhe klaneve për pushtet absolut. Rama akoma nuk po gjen drejtimin e duhur. Nëse ngjarjet do vazhdojnë kështu, dhe ky do dështojë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *