Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
E nderuara redaksi! Ju lexoj përditë. Televizioni po gumëzhin. Na flet shumë për drejtësinë. Po për ç’drejtësi të presë i shkreti popull, kur kjo “drejtësi” është e kapur nga mafia më e egër që ka njohur kombi im e kjo mafie e ka emrin Sali? Saliu i Sudes që vodhi lekët e të shumëvuajturve kurbetçi. Këtë Suden na e paraqiti si bankiere të sprovuar, por ajo bashkë me Saliun na dolën hajdutë e kusarë të kulluar. Ai kërkon drejtësi të pavarur, po sot kjo drejtësi e Sashenkës, Ristanit etj., duke i dhënë tagër vjedhjes së votave të popullit, a është e pavarur? Saliu për çfarë pavarësie na flet? Presidentin me 71 vota, apo për ato institucione që ia mohoi popullit, si SHIK-un, prokurorinë dhe gjykatat e korruptuara? Ky është peshqeshi i Saliut për kombin tim. Redaksi e dashur, kam patur ngarkesë emocionale për të shprehur diçka ndaj këtij njeriu negativ të kombit tonë, por tani m’u mbush mendja të mos hesht, me shpresën se diçka sa shkrova do t’i lexoj në faqet e ndritura të gazetës tuaj të madhe Dita. Përshëndetje nga ing. Mark Ndoci, Mirditë.
