Situata yjore premton një 2014 të paharrueshme: dinamike, aspak të mërzitshme dhe e pasur me ngjarje vendimtare për të ardhmen tuaj. Urani te Peshqit është një sponsorizues i shkëlqyer i gjallërisë unike nga e cila karakterizoheni. Në mbështetjen tuaj mobilizohet Jupiteri, i cili nga shenja e Akrepit ju lehtëson detyrat. Jeni plotësisht të autorizuar të guxoni edhe në fushën financiare, sepse ka shumë gjasa të ndesheni me situata të papërsëritshme, që absolutisht nuk duhet t’i lini t’ju shpëtojnë! Saturni në shenjën e Luanit, orienton aspiratat profesionale drejt sektorëve prestigjiozë, përveçse ju shton përgjegjësinë për arritjen e posteve të pushtetshme të synuara nga shumë. Plutoni, pavarësisht pengesave që do t’ju nxjerrë gjatë 2014-s, ju sugjeron teknika të reja në menaxhimin e karrierës. Neptuni ju lejon të çlironi mendjen, të zhvilloni intuitën tuaj dhe t’i jepni hapësirën e duhur fantazisë, e cila në disa raste do të shndërrohet në një realitet konkret dhe shumë të dobishëm. Në këtë vit shumë projekte do të marrin rrugën e konkretizimit, për t’ju ofruar një të ardhme të sigurt dhe harmonike!
Dashuria
Parashihet një 2014 magjike e mbushur me energji pozitive! Dashuria hyn me të drejtë të plotë në sektorët që yjet dëshirojnë të privilegjojnë. Afërdita ju shtyn drejt miqësive të reja, që ndonëse në fillim të vitit do të paraqiten në kontekstin e simpatisë, me kalimin e kohës mund të zhvillohen në tundime joshëse dhe eksperienca mbresëlënëse… Do të jetë e vështirë të vendosni kufirin që ndan miqësinë nga dashuria! Rezultati? Do të shijoni të njëjtat gjëra dhe do të shuani të njëjtat kuriozitete duke shkëmbyer emocione të fuqishme… Dhe ja ku lindja e dashurisë kthehet në identitet përkatësie dhe kombinim ndjenjash të fuqishme… Urani në shenjë, i ndikuar nga Jupiteri, ju bën fatlumë në përjetimin e situatave në çift, ku dialogu shndërrohet në intimitet dhe rritet dëshira për të ndarë ekzistencën me personin e zemrës.
Nëse jeni çift prej një kohe të gjatë, bëni kujdes sepse Neptuni dhe Saturni ftohin ngarkesën seksuale dhe e bëjnë më pak të mundur fertilitetin riprodhues. Kjo nuk i ndalon dëshirën dhe përpjekjet tuaja për të zgjeruar familjen.
Pas gjallërisë së muajve të parë të vitit, do të vijojë pranvera më e relaksuar, prelud i një vere të mbushur me argëtime dhe lumturi të gjithanshme! Në vjeshtë interesi fokalizohet mbi mundësitë për të gjetur një tjetër “fole” ku mund të zhvilloni jetën tuaj afektive… Gjatë muajve të dimrit do të gjendeni në udhëkryq!
Puna
Urani ju qartëson idetë, duke ju orientuar drejt aseteve më teknike dhe një organizimi më të madh në punë. Jupiteri te Akrepi ju shtyn në iniciativa të guximshme, por shumë avantazhuese. Aspekti financiar, si pasojë, do të ketë një zhvillim sa intensiv aq edhe të papritur.
Për një kohë të gjatë keni qëndruar në pritje, duke përgatitur me shumë kujdes terrenin për të ndërmarrë nisma sipërmarrëse që, në fund, do të rezultojnë me shumë sukses. Saturni nga Luani e bën punën funksionale dhe të përshtatshme ndaj zakoneve tuaja. Do t’ju jepen raste shumë të mira për të treguar dinakërinë dhe largpamësinë tuaj… Mos u shqetësoni nëse në mes të vitit do të ketë një rënie të rendimentit. Saturni dhe Neptuni, të vënë përballë njëri-tjetrit, përkufizojnë një fazë lodhjeje dhe demotivimi. Pasi ta keni kaluar, do të keni mundësi të ringriheni shumë shpejt me efekte të shkëlqyera në realizimin e asaj që keni për zemër. Në gjysmën e parë të vitit do të riinvestoni një shumë të mirë parash për t’iu përshtatur sa më mirë teknologjisë dhe ambientit profesional. Ndërsa të ardhurat e gjysmës së dytë të vitit më mirë t’i destinoni në arkën e kursimeve.
Paratë
2014 do të jetë një ndër më të mirët e viteve të fundit për Peshqit në drejtim të financave. Jupiteri pozitiv do t’ju sjellë shpërblime monetare shumë të mira, për më tepër pozicioni i tij te Akrepi, ju tregon se mund guxoni dhe rrezikoni në investime për të arritur sigurinë ekonomike. Një mundësi shumë e mirë për të konsoliduar kapitalin tuaj më në fund! Tashmë kufizimet i përkasin të kaluarës. Një farë gatishmërie ekonomik bën më të mundur një stil tjetër (sigurisht më të mirë) jete. Lejojini vetes sjellje që deri më tani vetëm sa i kishit imagjinuar duke parë të tjerët…
Forma
Metabolizmi juaj falë veprimit të Uranit në shenjë, është i shpejtë, shprehje e një gjallërie që ju shoqëron gjatë gjithë 2014-s! Jupiteri konfirmon një situatë të tillë dhe ju dhuron një mirëqenie të përgjithshme psiko-fizike. Do të jenë të shumta momentet kur do të shfaqeni me gjithë sensualitetin tuaj, duke tërhequr vëmendjen e të tjerëve.
Janar
Me një vendosmëri të fortë, të ushqyer nga Urani dhe Marsi, do të dini të zgjidhni drejtimin e duhur ku mund të zhvilloni ëndrrat tuaja dhe të guxoni në aspirata. Erosi është në plan të parë dhe premton t’ju ngrohë trupin…
Shkurt
Duhet të fokusoheni më shumë te shëndeti dhe mirëqenia në përgjithësi: po operoni mbi objektiva të ndryshme me një shpenzim të madh energjish. Ndiqni programe të detajuara pa u shpërqendruar: burimet që zotëroni, nuk duhen çuar asnjëherë dëm!
Mars
Rrugëtimi diellor ju nxit që të ristartoni me projektet tuaja, por duhet të zgjidhni me skrupolozitet prioritetet e momentit, duke anashkaluar të gjitha dyshimet… Periudhë pak e përshtatshme për çështjet sentimentale!
Prill
Afërdita, Urani dhe Mërkuri ju përçojnë rrjedhshmëri në angazhimet sentimentale dhe stimulojnë realizimet e reja. Ide të shkëlqyera në punë, që materializohen në kohë më të shkurtra nga sa kishit parashikuar, duke fituar kështu aprovime dhe prestigj.
Maj
Në këtë muaj do të keni ndërhyrje pozitive nga Jupiteri dhe Marsi! Nisma të bujshme realizohen me shpejtësi për t’ju hapur portat e suksesit personal dhe profesional. Dashuria po kërkon të të hedhë rrënjë… Ju takon juve të përgjigjeni!
Qershor
Reagimet tuaja këtë muaj do të jenë të shpejta dhe spontane. Ju pret një muaj shumë intensiv në punë, ku do të mund të hidhni bazat e një perspektive sigurisht të fortë për rritjen tuaj profesionale…
Korrik
Pushimet më mirë lërjani të tjerëve: keni hartuar plane të përcaktuara e detajuara dhe muaji do t’ju shërbejë për të vendosur rregull në programet e deritanishme. Duhet të rishikoni hallkat organizative. Jeta në çift vijon harmonike.
Gusht
Është kohë pushimi. Do të kaloni për mrekulli në shoqërinë e personit të dashur dhe ambientin e ngrohtë të miqve. Shmangini vendet e izoluara, afrimi me njerëzit është i domosdoshëm për ju po aq sa ajri që thithni…
Shtator
Lumturia ju pret brenda mureve të shtëpisë, gjë që do t’ju sjellë një paqe të brendshme, e cila do të manifestohet edhe në fusha të tjera. Duket se e gjithë bota është angazhuar që t’ju dhurojë shumë sodisfaksione.
Tetor
Mos e tërhiqni tepër litarin se do të këputet dhe jepini kohë vetes për t’u ripërtërirë midis një angazhimi dhe një tjetri. Tani puna ju ka përfshirë plotësisht, por po rriteni profesionalisht: nuk ngopeni me dëshirën për të mësuar.
Nëntor
Në punë talenti juaj do të bëhet edhe më i dukshëm nëse do të dini të adaptoni mjete teknike moderne, pa pasur frikën se kështu mund të modifikoni mënyrën e zakonshme me të cilën veproni në sferën profesionale. Dashuria? Intriguese dhe stimuluese…
Dhjetor
Disa projekte rrëshqasin, disa premtime të dhëna nuk realizohen në kohët e parashikuara: në ndonjë fushë do t’ju nevojiten shtysa për projektet e ndërmarra më parë… Por një pushim në fund të vitit nuk jua heq askush!