Të lindurit nga 20 janari dhe deri më 21 shkurt janë dhe shenja e fundit në horoskop. Të cilësuarit nën shenjën e Peshqve pritet që të kenë një vit 2013 shumë të mirë. Karriera, dashuria, paratë janë disa nga asetet. Por ndërkohë, bëjnë mirë të jenë të qetë. Qetësia dhe diplomacia në vetvete duket se do të jetë arma e tyre e fshehtë për të plotësuar një vit siç duhet.
E përgjithshmja
Do të keni progres në jetën tuaj këtë vit 2013. Do të jeni gjithashtu shumë aktiv dhe do të keni rrugë të reja në jetën tuaj. Duhet të jeni të aftë të krijoni lidhje të mira me njerëz të lartë në shoqëri. Niveli juaj i besimit do të rritet dhe do të jeni të aftë që të vini në zbatim idealet tuaja. Pritet që të keni shumë liri dhe të mund të kapërceni çdo pengesë që do t’ju dalë në rrugën tuaj këtë vit. Por për këtë duhet të përdorni shumë takt dhe diplomaci.
Karriera
Ky vit do të jetë një periudhë gjatë së cilës mund të mendoni lidhur me planet tuaja të karrierës për të ardhmen. Është koha që të vlerësoni aftësitë personale. Dhe gjithashtu duhet të punoni shumë që të kapërceni kufijtë tuaj. Disa probleme mund të përjetohen kur bëhet fjalë për marrëdhëniet me drejtuesit apo me bashkëkolegët. Trajtojini këto probleme me qetësi dhe shkathtësi. Aspiratat tuaja duket se do të arrihen dhe do të keni përparësi të mëdha në vendin e punës. Projektet afatgjata gjithashtu do të jenë në hapa pozitivë për këtë periudhë.
Dashuria
Do të jetë një periudhë euforike kur bëhet fjalë për marrëdhëniet e dashurisë. Do të keni më tepër kënaqësi në këtë fushë. Do të gjeni momente kënaqësie të mëdha që do të vazhdojnë në rrugën tuaj. Do të jetë gjithashtu një periudhë optimiste. Por kjo nuk do të thotë se gjithçka do të shkojë mirë, siç prisni. Disa ngjarje të së shkuarës mund të shfaqen duke sabotuar marrëdhëniet tuaja. Do të keni nevojë që të jeni më i qartë në vetvete dhe të vlerësoni mirë motivet tuaja të brendshme. Nëse tashmë jeni të përfshirë në një marrëdhënie, momente edhe më intime janë në pritje për ju. Një harmoni e përgjithshme pritet të përfshijë jetën tuaj dashurore.
Financat
Ky vit do të ketë një ekuilibër të përkryer mes të ardhurave dhe shpenzimeve tuaja. Këtë vit bëni mirë të mësoni nga dështimet e shkuara kur bëhet fjala për paratë. Mos bëni të njëjtat gabime të mëparshme në këtë fushë. U shkoni çështjeve deri në fund dhe analizoni në dritën e duhur për të pasur një status financiar më të mirë. Kjo nuk do të thotë se duhet të bëni më shumë përpjekje, por thjesht që duhet t’i menaxhoni lëvizjet financiare në mënyrë më të mirë. Shpirti juaj krijues do t’ju ndihmojë që të përballoni çdo situatë jo të mirë financiare të paparashikuar për këtë vit. Fundi i vitit do t’ju sjellë edhe disa ide fitimprurëse për të përmirësuar gjendjen tuaj financiare.
Shëndeti
Ky vit do t’ju bekojë me më shumë energji dhe gjallëri dhe do t’ju ndihmojë që të ecni përpara gjatë gjithë vitit me fuqi të ripërtërira dhe forcë. Duhet të ndryshoni stilin tuaj të jetës në disa gjëra dhe të ndani mendjen për t’i dhënë fund disa zakoneve të këqija, të cilat për një kohë jo pak të gjatë ju kanë ndjekur. Jini spontan dhe bëjini këto ndryshime, të cilat do të rezultojnë më të shëndetshme për ju. Tregohuni i qetë, dhe mundohuni ta shmangni stresin e gjithashtu mos u tendosni shumë. Një gjë e tillë do të ndikonte shumë keq në sistemin tuaj nervor. Menaxhoni emocionet dhe gjendjen mendore me lehtësi. Ky është një vit në të cilin do të bëni mirë të keni më shumë aktivitet fizik. Evitoni ushqimet e gatshme dhe qëndroni larg karriges sa më shumë të jetë e mundur.
Përgatiti: Arlinda Gjypi
ishalla bohet