Pështyj me neveri liderët e politikës dhe putanat e ekraneve!

J L

(Nga dhimbja për ikjen tragjike të Adelës 23 vjeçare)

 

Kur palaçot tanë të politikët,

grihen për ca pushtet më shumë,

Adela në Rrëshen vrau veten,

se s’gjeti dot një punë!

 

Veshët po na gjëmojmë,

nga zhurmat e tam-tameve,

sot i pështy me neveri,

gjithë putanat e ekraneve!

 

Sa shoqe të Adelës,j

etojnë si në jerme,

e Kryemadhi i LSI-së,

dhe për macet ka ngritur banja moderne?!

 

Kur e shkreta Adelë,

tani dot më s’ëndërron,

kandidati ynë për kryeministër,

nga vila në vilë shtegton!

 

Adela e bukur si Zanat e Malit,

me vdekjen e saj akuzon,

kryeministri Edi Rama,

në një botë përrallash jeton!

 

E shkreta Adelë s’qe vajzë e Fariut,

se do qe bërë deputete,

s’qe vajzë e Artur Zhejit,

se do bëhej diplomate permanente!

 

Pa fund janë sot dhimbjet,

në trupin e drobitur të Republikës,

po ikja tragjike e Adelës,

është kryedhimbja e ditës!

 

Po si guxoni e shani Enverin,

të gjithë juve trumajmunë?!

Sot merrje diplomën,

të nesërmen shkoje në punë!

 

Gjysmë e shqiptarëve kanë ikur,

në Botë kanë marrë arratinë,

po dhe kaq pak sa kanë mbetur,

janë një bezdi e madhe për qeverinë!

 

Kapitalizmi është i zi,

po nuk është kaq kriminal,

po këtu është për ulërimë,

shteti ynë karnaval!

 

S’e ka fajin vetëm sistemi,

që iku Adela pa kthim,

po njerëzit e ndyrë që kemi,

kudo e kudo në drejtim!

 

E shtrenjta rini e vendit tim,

po të ribëj apel këtë Nëntor,

për më të madhin rebelim,

që fatet e vendit t’i marrësh në dorë!

 

Shfarose këtë klasë politike,

që veç kobe po i sjell Shqipërisë,

kauzëz qëndroi besnike,

krijo:”Partinë e Rinisë!.”

 

Është turp që sot të rinjtë,

me partitë e vdekjes të bashkohen,

se do të shtohen fatzinjtë,

Adela të tjera do shtohen!

 

Arben Duka

Share This Article
12 Comments
  • Asnje koment…
    E meriton.
    Ti mbrojte “middlefinger stadium”, stadiumi me tre emra, per sejcilin hajdut qe ka rrjep ndonje cope : “arena center” thote biznesi qe e ka ndertuar ne toke falas, “arena kombetare”, thote Ramiu qe shkelyen krahet e shqiponjes sa here mundet dhe “air albania stadium” per FSHF dhe fansat e fluturimit me pras..

    grabitje e nje bande, qe me te bertituren e pare goooooaaalll, behet krim shoqeror…

  • Si komentuesi me siper, edhe une ndiej neveri per ty, bejtexhiu duka, qe derdh lot krokodili ateher kur lotet sbejne pune, nderkohe qe i ke lepire bythen, dhe do vazhdosh t’ja lipesh edhe pas kesaj, atyre qe e instaluan kete sistem antivlerash qe i detyron njerez qe kane dinjitet shume me te larte se i yti t’i japin fund jetes.

    • cfare faj ka poeti qe ska as pushtet as Leke….

      fajin nuk na e ka as Duka,,,as Gorki as Hygo…e as Shekspiri.

      fajin nuk e kane as poetet as shkrimtaret

      fajin e kemi NE
      qe votojmë per Zagaret.

      • Der Spiegel
        komentin tënd dhe poetin “pa pushtet” mund ti vlerësojë njeriu me një fjali të shkurtër:
        “duka duhet të pështyjë “Der Spiegel”(pasqyrën)!”
        një rrugë e dy punë,apo jo??
        të dy të të njëjtit nivel jeni!!

    • meqënës e paske qef!?
      bëje,nuk na prish punë,kënaq fevzon dhe veten!
      unë do të shtoja tërë të tjerët përfshi dhe dukën!!
      dikush e bën nga budallallëku, dikush për para !?
      ç’rëndësi ka??

  • Vargjet e Arben Dukes vrasin me mire se plumbi ndyresine e politikes shqiptare.Pune nuk ka per ato me dipllome si Adela por per ata qe s,e kane marre akoma dipllomen e shkolles por kane dipllomen e korrupsionit.

  • Kurr nuk besohet prej njerezise,
    nje legen bythlepires i qeverise,
    aq me teper te gjithe sot i gajas,
    kur per peshtyrje kerkon te flas,
    ky qe ka lepire Ramen plot 6 vjet,
    eshte poet servili Duka – dora vet,
    simbol poeti qe ka lepire pushtet,
    eshte i peshtyre kok e kembe vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *