Më në fund, njerëzit që janë pesimistë nga natyra kanë diçka me të cilën ndoshta mund të gëzohen. Personat që kanë shpesh mendime negative dhe frikë për të ardhmen jetojnë më gjatë, thotë një studim i kohëve të fundit. Studiuesit thonë se njerëzit që kanë pritshmëri të ulëta për të ardhmen e lumtur kanë jetë më të shëndetshme. Studimi i kryer me 40 mijë njerëz tregoi se të qenët shumë optimist dhe parashikimet e një të ardhmeje më të mirë për veten lidhet rrezik më të madh për sëmundje që shkaktojnë paaftësi ose vdekje.
“Pesimizmi për të ardhmen mund t’i nxisë njerëzit ta jetojnë jetën në mënyrë më të kujdesshme, duke qenë të vëmendshëm ndaj shëndetit dhe sigurisë së tyre”, thonë studiuesit.
Studimi nisi të mblidhte të dhënat në vitin 1993 dhe e përfundoi mbledhjen e tyre në vitin 2003. Të anketuarve të tre grupmoshave të ndryshme iu kërkua të vlerësonin se sa të kënaqur mendonin se mund të ishin në 5 vitet e ardhshme.
25 për qind parashikuan të ardhme të lumtur në mënyrë të moderuar, ndërsa 32 për qind e mbivlerësuar lumturinë e 5 viteve në vijim. U vu re që të anketuarit në moshë të madhe, të cilët e mbivlerësuan lumturinë që i priste në të ardhmen kishin 9.5 për qind më shumë rrezik që të bëheshin të paaftë fizikisht disa vite me vonë. Ndërsa të moshuarit që kishin një parashikim më të zymtë për të ardhmen, ishin më realistë në parashikimet e tyre dhe si rrjedhim edhe më të kujdesshëm.
Ndërsa të rinjtë optimistë parashikuan një të ardhme të shkëlqyer, të lidhur me suksesin. Personat që kishin optimizëm të tepruar për vitet në vazhdim u vu re që kishin gjithashtu një rrezik më të madh për t’u bërë fizikisht të paaftë apo për të vdekur.
Studimi është kryer nga Shoqata e Psikologëve Amerikanë.
NUK ESHTE E VERTETE