Peskara, Manaj dëmtohet, Memushaj titullar ndaj Torinos

redaktor

 

Sinjale negative vijnë nga Peskara në lidhje me ecurinë e sulmuesit shqiptar, Rey Manaj.

Bomberi i lindur në Lushnje që këtë sezon është huazuar nga Interi te skuadra bardhekaltër, nuk po kalon një moment pozitiv, pavarsësisht një goli të shënuar në transfertën e Sassuolos.

Trajneri Masimo Odo nuk e shikon si titullar në zgjedhjet e tij dhe kjo u vu re qartë edhe në sfidën e “Olimpicos” kundër Lacios ku Manaj u aktivizua vetëm në pjesën e dytë.

Gjatë 45 minutave të dyta në kryeqytet, Manaj nuk la asnjë shenjë, ndërsa Peskara pësoi tre gola që lënë një shije të hidhur në kampin e skuadrës abriceze.

Sipas mediave pranë klubit bardhekaltër, sikur të mos mjaftonte kjo, Manaj do të mungojë në sfidën e radhës kundër Torinos. Sulmuesi kuqezi vuan nga disa probleme fizike dhe ai mund ta nise ndeshjen nga stoli.

Manaj vuan nga problemet muskulare dhe Odo e ka vlerësuar gjendjen e tij jo optimale. Në këtë mënyrë, është Simone Pepe kandidatura kryesore për të zënë vendin e shqiptarit në sfidën e mesjavës.

Ndryshe nga Manaj, Memushaj pritet të luajë që nga minuta e parë për të drejtuar skuadrën në një tjetër 90 minutësh delikat.

Kapiteni kërkon të rifitojë besimin e tifozëve dhe skuadrës pas atij 11 metërsgi të humbur në “Olimpico” që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e takimit kundër Lacios.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *