Pësoi dy humbje turpëruese në pak ditë, Conte drejt shkarkimit

DITA Online

 

Janë orë deçizive për të ardhmen e Antonio Contes në stolin e Chelsea-it.

Humbja e thellë me shifrat 4-1 ndaj Watfordit që erdhi vetëm pak ditë pas asaj disfate të turpshme 0-3 ndaj Bournemouth-it në shtëpi, ka sosur durimin e presidentit të Bluve të Londrës, Roman Abramovich në drejtim të trajnerit italian.

Prej kohësh raportet mes numrit 1 të Chelsea-it janë ftohur ndjeshëm por tashmë mesa duket bashkëpunimit të tyre po i vjen.

Edhe pse Conte ka edhe 1 vit e disa muaj kontratë me skuadrën londineze, sipas asaj që raportojnë mediat angleze në orët e ardhshme, Abramovich pritet të marrë vendimin për të shkarkuar nga detyra italianin.

Si pasues të Contes, Abramovich ka në mendje dy emra, Luis Enriquen ish-trajnerin e Barcelonës, por edhe Carlo Ancelottin për të cilin do të bëhej fjalë për një rikthim te Chelsea.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *