Është mbyllur java e gjashtë e Serie A, ku pretendentët, përjashto Milanin, morën fitoret përkatëse, madje Juventus arriti të shënonte plot 4 gola në derbi përballë Torinos, dhe së bashku me Napolin kryesojnë me pikë të plota me nga 18.
Por nëse përfshirja në formacionin më të mirë të javës për Pjaniç dhe Dybala është mëse logjike, pasi shënuan gola, madje argjentinasi dy të tillë, ajo që bie në sy është prania e portierit Sirigu të Torinos në “top 11”-en e javës, kur kujtojmë që ka pësuar plot 4 gola.
Në fakt, për këdo që e ka parë ndeshjen, Sirigu ka pritur mbi 10 gjuajtje që ishin në kuadrat. Falë tij Torino ka shmangur një humbje katastrofale, që mund të kishte qenë në shifra të paimagjinueshme dhe do të turpëronte skuadrën granata.
Formacioni më i mirë:
Salvatore Sirigu (Torino), Adam Marusiç (Lazio), Dario Dainelli (Chievo), Luis Felipe (Lazio), Faouzi Ghoulam (Napoli), Jose Callejon (Napoli), Miralem Pjaniç (Juventus), Stephan El Shaarawy (Roma), Paulo Dybala (Juventus), Ciro Immobile (Lazio), Edin Dzeko (Roma).
