Luan Hajdaraga, ish ministër i mbrojtjes dhe ish deputet e nënkryetar i Partisë Socialiste për shumë vite, ka pësuar sot në mëngjes një hemorragji masive në tru, teksa kthehej nga Struga ku ndodhej për të dhënë mësim në universitetin e atij qyteti.
Fatmirësisht në momentin e goditjes nga hemorragjia është ndodhur në doganën e Qafë – Thanës ku edhe i është mundësuar dhënia e ndihmës së parë, për t’u transportuar më pas për në reanimacionin e neurologjisë në QSUT, ku po mbahet nën monitorimin e mjekëve.
Burime nga klinika e neurologjie bëjnë me dije se gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë dhe se do të priten të kalojnë 48 orë për të përcaktuar hapat e mëtejshëm.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se sapo ka mbërritur në QSUT, kanë shkuar për t’u gjendur pranë tij eksponentë të jetës politike në vend, ndër të cilët edhe zevendës/kryetari i LSI-së Luan Rama.
o.j/dita

shelja biologji, se nuk ngopen kur me pare, edhe ne makedoni ju duhet me zane nje vend pune! Edhe per cka? per me i ba vjame edhe me pesuar infarkt!!! Ah cfare ironi ka jeta!
Nuk dua t’ja dije per shendetin e tij si ish politikan, por mund te them se shpesh e shihja te kafja e Hotel President duke pire e qendruar me ore te tera brenda! Mbase, i ka ardhur nga pija. Eshte shume obez! Njeriu duhet ta administroje mire jeten e tij, pasi, kur te preket shendeti, ndoshta eshte vone….
Me vjen keq! Kjo semundje e tmerrshme nuk pyet. Uroj ta kaloje sa me shpejt dhe te kete jeten! Te shkuara!