Një i dënuar ka humbur jetën një ditë më parë në kryeqytet. Viktima është Gëzim Allushi, i cili dyshohet se ka pësuar infarkt.
“53-vjeçari ka vdekur në spitalin e burgut”, njoftoi zyrtarisht Policia e Tiranës.
“Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vdekje natyrale”, shtuan të njëjtat burime.
Allushi u arrestua më shkurt 2015, pasi u kap me 4 kallëpe dinamiti në brez. Ai u dënua me burg dhe vuante dënimin në burgun e Elbasanit. Për shkak të gjendjes shëndetësore, Allushi u dërgua në spital në Tiranë, ku pavarësisht ndihmës mjekësore nuk mundi të mbijetojë.
o.j/dita
