Peter Lucas na kujtoi 75-vjetorin e Çlirimit!

Leda Hysa

 

Muharrem Xhafa

Pardje lexova në “Dita” një shënim të Peter Lucasit dërguar gazetarit Xhevdet Shehu, ndërsa dje, siç ishte njoftuar, u njoha me esenë e tij ekskluzive, dërguar “Dita”-s nga SHBA me titullin (them i redaksisë) “Historia e mikut amerikan të Enver Hoxhës”.

Përmbajtja e shënimit si edhe e esesë së tij ishin interesante dhe i lexova me kënaqësi. Lucasi flet në esenë e tij për Luftën e Dytë Botërore, për çlirimin e Shqipërisë, për komunistët dhe Enver Hoxhën, për Ballin Kombëtar, përmend edhe Legalitetin e Abas Kupin, po eseja e Lucasit i kushtohet kryesisht historisë së jetës, karrierës e misionit të kapiten Tom Stefanit, “Zyrtar  Ndërlidhës i SHBA”, “US Liaison Officer”, ndërsa çështjet e tjera dalin përmes saj. Autori e thotë vetë këtë në mbyllje të esesë, kur shkruan se : “Jam me fat që kam pasur privilegjin të tregoj historinë e tij”, e treguar kjo me shumë simpati, po edhe me dhimbje për fatin që kapiteni, Tom Stefani, pati në vitet e fundit të jetës, i cili përfundoi në Los Anxheles, pësoi atje një goditje dhe vdiq i vetëm në rrugë, më 6 shtator 1959, në moshën 42 vjeç.

Nga Lucasi, unë kam lexuar me vëmendje edhe tre libra të tij, përkthyer në shqip dhe, për hir të së vërtetës, si një intelektual progresist amerikan, në ato libra e në esenë që lexova sot, ka plot gjëra për t’u pëlqyer. Mbi të gjitha dua të vë në dukje se Lucas flet me simpati për Enver Hoxhën e për LANÇ-in.

Së pari, Peter Lucas u ka dhënë një shuplakë fytyrës të gjithë të pafytyrëve të Shqipërisë dhe ka guxuar të jetë më shqiptar se liderët e 30 viteve të Shqipërisë borgjeze. Ai ka guxuar të thotë, ndër të tjera, se ka intervistuar shumë partizanë besnikë të Enver Hoxhës, të cilët marshuan me Enverin në Tiranë, 75 vjet më parë, më 28 nëntor 1944! Duke përmendur çlirimin e Atdheut, Lucasi u kujton liderëve tradhtarë të Shqipërisë se viti 2019 është viti i 75 vjetorit të çlirimit të Atdheut nga pushtuesit nazifashistë (29 nëntor 1944). Njëherësh u thotë : Ore, bastardë, po bëhen 2 muaj dhe ju nuk ndjeheni për 75 vjetorin e lavdisë së Shqipërisë?!

Çmoj faktin që Lucasi thotë se ka gabuar duke mbështetur në fillim “horrat” kriminelë, të cilët shkatërruan Shqipërinë dhe që (shkatërrimet) u përsëritën “trishtueshëm nga çdo lider shqiptar i mëpasëm”, pas Sali Berishës si shkatërruesi më kriminal. Ky pohim, le të themi autokritik, më nxit t’i sugjeroj Lucasit se kjo nuk duhet parë thjesht si çështje karakteri e liderëve të korruptuar, po e sistemit antipopullor borgjez, i cili pjell liderë të tillë të deformuar!

Së dyti, konsekuent në bindjet e tij, gazetari i njohur amerikan, thekson se lipset të jenë të rinjtë ata që duhet të bëjnë ndreqjen sa më shpejt të gabimeve fatale të 30 viteve të fundit, me qëllim që të bëhen ato ndryshime, të cilat të vjetrit i premtuan popullit, po që e gënjyen e nuk i realizuan! Kjo, i nderuar Lucas, do të ishte një gjë fort e mirë, por ngjan të jetë idealiste, madje për mua e paarritshme. Ndaj sugjeroj, që, në një rast tjetër jo të largët, t’u thotë shqiptarëve, përmes “Dita-s” a në mënyrë tjetër çfarë propozon të bëhet me këta “liderë” të korruptuar e të kriminalizuar dhe çfarë do t’i sugjeronte një intelektual si Lucasi të bënin elektorati e populli shqiptar. E quaj interesant mendimin e tij që të rinjtë “të zëvendësojnë rendin e vjetër”, po nuk jam i qartë nëse Lucas e ka fjalën për përmbysjen e rendit të vjetër borgjez apo për ndërrimin, kalimin, e qeverisjes nga të vjetrit e korruptuar e të kriminalizuar në të rinjtë, të cilët nuk duhet të ecin në gjurmët e atyre që u dhanë sisë, e mund të bëhen nesër në pushtet më të poshtër.

Së treti, duke qenë, unë një intelektual komunist dhe Lucas një intelektual i shquar përparimtar borgjez, kuptohet se nuk mund të kemi qëndrim të njëjtë për socializmin dhe kapitalizmin, por duhet të kemi të njëjtin qëndrim për të vërtetën. Se e vërteta është e shenjtë dhe nuk do të dijë a je kapitalist apo je komunist! Në këtë kuptim do t’i sugjeroja Lukasit, që, kur të shkruaj për Shqipërinë, s’është keq të marrë mendimin e njerëzve të cilët e kanë të vërtetën të shenjtë (Shqipëria ka plot të tillë), përfshirë komunistët, jo si ata që “u kanë hedhur hi syve”, shumë të huajve, që prej 30 vjetësh!

Së katërti, unë e çmoj si një shuplakë të ndershme që i jep Lucasi çdo antishqiptari, po edhe një këshillë të mençur të tij për liderët që do të qeverisin nesër Shqipërinë, lidhur me qëndrimin e tyre ndaj Ballit Kombëtar, Legalitetit e reaksionit antishqiptar. Lucasi shkruan se partizanët e Lëvizjes Nacionalçlirimtare, ndryshe nga Balli e Legaliteti, ishin grupi i vetëm i rezistencës që luftonte gjermanët. Të gjitha provat, shkruan Peter Lucas, tregojnë se Balli bashkëpunoi e luftoi në krah të gjermanëve kundër Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare gjatë gjithë pushtimit gjerman, ndërkohë që Legaliteti qëndronte mënjanë. Çfarë mbetet të thonë liderët shtetërorë dallkaukë të Shqipërisë borgjeze, drejtuesit e Ballit e Legalitetit, krerët e reaksionit?!

Se pesti, edhe në librat, edhe në esenë e tij, Peter Lucas e prezanton Enver Hoxhën si një personalitet të padiskutueshëm në krye të PKSH gjatë LANÇ-it e si Komandant i Përgjithshëm i saj, një figurë të pakomprometueshme në shërbim të çlirimit të Atdheut e të interesave të popullit të vet. Në veprat e Lucasit jepen shumë fakte që e tregojnë Enver Hoxhën një udhëheqës me vizion, por këtu do të kufizohem në esenë e tij. Lucasi shkruan se britanikët mbajtën kontakte me Ballin dhe Abas Kupin e Legalitetit, fakt që e hidhëronte Enver Hoxhën, i cili ishte i bindur se britanikët komplotonin kundër tij, po, pavarësisht kësaj, Hoxha luajti shpesh me britanikët kundër amerikanëve.  Hoxha mund të mos i ketë pëlqyer amerikanet, madje edhe shqiptaro-amerikanët, shkruan Lucas, por i urrente britanikët. Sipas Lucasit, amerikanët kishin përparësi gjatë LANÇ-it, ndonëse britanikët kishin qenë në Shqipëri shumë kohë para ardhjes se amerikanëve. Kjo për shkak të Tom Stefanit. Mbase jo drejtpërdrejt, po në esenë e Lucasit, kuptohet qartë se Enver Hoxha ishte aq i aftë sa arriti të shfrytëzonte  për interesat e fitores mbi gjermanet pushtues, edhe mosmarrëveshjet e konfliktet midis britanikëve e amerikanëve. Dhe si për t’i vënë një “kapak floriri” faktit që Enver Hoxha nuk falte askënd po ta priste në besë e të shkelte mbi interesat i fitores mbi pushtuesit, Lucasi përmend rastin e Tom Stefanit, i cili ndonëse ishte i vetmi anëtar i aleatëve të ftuar për të marrë pjesë në Kongresin e Përmetit, që kishte qenë për tetë muaj pranë Enver Hoxhës në terren, nga prill 1944 deri me 28 nëntor 1944 në parakalimin historik, përkrah Enver Hoxhës kur hyri Qeveria Provizore ne Kryeqytet, dhe pas çlirimit në Tiranë, Enveri nuk e fali Tom Stefani  kur ky “filloi të takonte njerëz, kryesisht simpatizantë të Ballit..” etj.

Viti 2019 është viti i 75 vjetorit të çlirimit të Atdheut. Shqipëria ka nevojë për intelektualë studiues, historianë e gazetarë objektivë e realistë vendës dhe të jashtëm të tipit të Peter Lucasit, të Reginald Hibertit, Bernd Fisherit apo Xhon Holidejit. Por mbi të gjitha është detyra jonë si shqiptarë, e historianëve tanë të shkruajnë e të mbrojnë të vërtetën e pamohueshme për Luftën tonë Antifashiste Nacionalçlirimare në këtë vit jubilar.

Share This Article
7 Comments
  • Peter Lukas eshte perfaqesues i Imperializmit Amerikan dhe i sherbetoreve te tyre.Shkrimet e Peter Lukas i sherbejne Imperializmit dhe borgjezeve.
    Tom Stefani ka qene nje Pijanec borgjez,sherbetor i Imperializmit Amerikan.
    Imperializmi Amerikan ka per detyre vetem te dergoje Dollaro,florinj dhe arme ne Shqiperine e kuqe,sepse ketyre u hiken era e felliqur imperialisto-kapitaliste,sapo bien ne duart e komunisteve shqiptare,
    Populli shqiptar i udhehequr nga Partia,u vuri shqelmin Tom Stefanit,Harri Fullcit,Ndihmave te UNRRAS,Imperializmit Amerikan,xhandarit te Imperializmit boteror,dhe ndertoi keshtjellen e pamposhtur te socializmit mbi brigjet e Adriatikut.
    Shoku Muharrem,duke vleresuar gazetarin borgjezo-imperialist Piter Lukas dhe pijanikun imperialist,agjentin
    e CIA-s Thomas Stefani,ju po bini ne prehrin e Imperializmit,ashtu si revizionizmi Titist,Hrushovjan dhe Maoist!
    I shurruar,por krenar,nga Sharra-Enver.

    • Hajdari i Enver djalit ju ka shkuar shume thelle, me rac e me koc!
      E di pse?
      Sepse jeni race bastardesh, pa moral e pa karakter, hajdute e perfitues, pederaste e te degjeneruar.
      Enver djali do t’u ndjeke edhe nen toke mor Demo kerma, sepse destinon e jetes e keni zgjedhur vete ju, duke u rreshtuar nga ana e racave bastarde!

  • Pjetri Lukashi i transformuar Peter Lucas intelektual borgjez per te cilin qan si kukumjacke pylli Rreme Kaqoli?

    PO PSE I VRATE DHE I MASAKRUAT INTELEKTUALET BORGJEZE SHQYPTARE ME DIPLLOMA PERENDIMORE NE XHEP O RREMA BUDALLI?

    Po Peter Lukashi eshte proletar i Leninit o Rreme Mavria qe e vertit bythen enveriste si:

    KURVAT NE BORDELLO

    prandaj:

    Mos hidh llogje ne kete forum te nerum me “intelektualet borgjeze” qe tani re ne dashni pas pilafit,

    sepse:

    CILI SHTET BORGJEZ PERENDIMOR TE URROI PER 29 NENTORIN E ZI KATRAN TE VER BYTHOS?

    qe:

    Mbolli MURTAJEN bolshevike proletare ne vendin tone, epidemi e llahtarshme qe vazhdon te infektoje akoma shqyptaret

    HE MO RREMA BOLJA PSE KE RENE NE DASHNI ME BURGJEZET E BAHRI OMARIT NASHTI PAS PILAFIT?

    • I nderuar komentues, nga cerifikimet e kryera rezulton qe ju perdorni identitetin te dikujt tjeter, identiteti tuaj i vertete eshte “Xhelal Pederasti”!
      CV
      Keni kryer 6 klase shkolle
      7 vjet burg per pederasti
      Jeni llafazan kokebosh
      injorant qe per çdo argument shkon e lexon Wikipedian
      Tash pensionist, me dhembe te rena dhe prostatin e hequr dhe pjerdh nga mengjezi deri ne darke.
      PS
      Kujdes, komentuesit e tjere mund t’ju akuzojne per molesti pordhash!

  • Meqe ne piken e trete shpreheni si vijon.
    “””Së treti, duke qenë, unë një intelektual komunist dhe Lucas një intelektual i shquar përparimtar borgjez, kuptohet se nuk mund të kemi qëndrim të njëjtë për socializmin dhe kapitalizmin, por duhet të kemi të njëjtin qëndrim për të vërtetën.”””

    Zgjidhja per te verteten asht e thjeshte dhe e sigurt.
    Te unifikohet borgjezia perparimtare me humanizmin komunist.Kjo do ishte ideale per cdo popull apo komb.
    Nese jeni ne gjindje ta bashkrregulloni kete lloje lidhje bota do te perparoj pa luftra dhe ne miqesi te perjetshme.

    • Humanizmi komunist o MH enveriste?

      PO STALINI VRAU DHE MASAKROI MBI 33 MILIONE RUSE DHE UKRAINAS GJATE INDUSTRIALIZMIT TE TIJ VRASTAR 1923-1933 O MAVRI

      qe:

      E rendit kete MONSTER komuniste vrastare ne vendin e dyte ne bote si killer pas Mao Ce Dunit te Kines Komuniste qe vrau pas Luftes mbi 44 milione njerez fare te pafajshem o me ekzekutime, ose duke i lene te vdesin nga uria.

      Ku e ke pare ti humanizmin komunist ne Shqypni o MH-ja fanatike? Ne Kampin Auschwitz te Tepelenes, apo ne burgjet vrastare te Enverit?

      qe:

      Mbushi lumenj me gjak njeriu ne Shqypni si nje nga killerat me te eger ne Bote?

      sepse:

      Te bashkosh Kapitalizmin borgjez me Komunizmin proletar ne nje ideollogji dhe praktike eshte sikur te krijosh nje Dinosaur Prehistorik qe permend edhe Mitologjia:

      ME KOKE INTELEKTUALI DHE ME TRUP DERRI

  • Ore intelektual fyelli fili fiu.
    Ti ma shume se asgja je byk ne tru.Gjithe intelektualizmi trunor i yti fillon e mbaron me Enver Hoxhen.Po te mos kishte ekzistue Hoxha ti do ishe,jo se nuk je po do ishe sic je rrote e shkuar rrotes se gomarit.
    E gjithe struktura e ndertimit te shtetit le te jete borgjeze,por perparimtare.Ndersa nga komunizmi te merret vetem humanizmi.Komunizmin edhe Papa Voitila e ka cmue pozitivisht.Por nuk asht i rrealizushem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *