Obama, shko në Shqipëri. Mbase të ndërtojnë një fushë golfi! Dhe një statujë…

Alqi Kociko

Një shkrim satirik i Peter Lucas, shkrimtarit dhe gazetarit shqiptaro-amerikan, në faqet e gazetës Lowell Sun:

Në Shqipëri nuk ka fusha golfi. Por nëse ai vjen, mund ta ndërtojnë një. “Ai”, sigurisht është Barak Obama, presidenti golfist i Shteteve të Bashkuara. Fatkeqësisht për shqiptarët dhe mbase edhe për Obamën, ai nuk do vijë, dhe koha po mbaron. Obama jo vetëm që po luan për “vrimat e fundit” të presidencës së vet, por fushën e golfit shqiptar ai mund ta shohë nga larg.

Gjithçka i mbetet të bëjë, është të shmangë nja dy bunkerë (gropa rëre në golf) në vrimën e 18-të të këtij kursi imagjinar golfi që shqiptarët do kishin ndërtuar, nëse ai do vendoste të shkonte. Dhe kjo sepse shqiptarët do t’i kishin vendosur bunkerë prej vërteti, nga ato mijërat që diktatori komunist Enver Hoxha ndërtoi anembanë vendit të vogël ballkanik, e që ende ndotin panoramën e kësaj demokracie të brishtë.

Mesa duket, ideja e bunkerëve prej betoni ishte që bënin lojën e golfit më interesante dhe të paparashikueshme, teksa topat e golfit do kërcenin nga njëri bunker tek tjetri, në vend që të ngecnin në rërë. Edhe në Tv do dukej më mirë.

Ndërkohë me ndryshimet klimatike, Tirana International Golf Club do planifikonte të përdorte dhitë për të shkurtuar barin e fushës, në vend që të zhurmonin korrëset e barit.

Në fakt, mësohet se USAID kishte miratuar një projekt “Golfi dhe dhia” në vend, sipas të cilit fermerë të papunë do furnizoheshin me tufa dhish për të bërë krasitjen. Njëherësh, përveç punësimit të barinjve, këta të fundit mund të mësonin lojën duke vëzhguar lojtarët dhe kështu, me disa grante dhe trajnime, do bëheshin edhe vetë lojtarë golfi.

Por shqiptarët nuk dinë shumë për golfin. Ashtu si kusuri i Europës, dhe gjithë bota, loja e tyre është futbolli. Por ata e dinë që Obama është një golfist i apasionuar që i ka dhënë shumë kësaj loje.

Madje disa vëzhgues besojnë se Obama e ka shpëtuar golfin profesionist, dhe kjo do të jetë një pjesë domethënëse e trashëgimisë së tij politike, ashtu si Obamacare, kur ai të lërë detyrën.

Sipas tyre, daljet e shpeshta për golf, të ndjekura fort nga mediat, e mbajnë lojën gjallë atëherë kur interesi kishte rënë ndjeshëm pasi Tiger Woods pësoi atë krizën, prej së cilës ende s’e ka marrë veten.

5Dhe Obama e ndjeu për detyrë të bënte përpara dhe të shpëtonte lojën, duke e mbajtur interesin gjallë derisa lojtarë të rinj dolën në pah.

“Po pati klube golfi, do të vij”, i tha Obama botës mbarë. Dhe kështu bëri, duke luajtur më shumë lojra golfi se të gjithë presidentët e tjerë së bashku. Vetëm në shkurt-marsin e kaluar, taksapaguesit “bënë hasha” 4.4 mln dollarë për kostot golfiste dhe aktivitetet e mbledhjes së fondeve. Një tjetër trashëgimi domethënëse e Obamës.

Që atëherë, Obama u tërhoq modestisht për t’ua lënë vendin lojtarëve të rinj. Por kjo modesti nuk i bën punë në Shqipëri. Shqiptarët e duan Amerikën dhe presidentët e saj, pavarësisht se cilët janë. Ata do t’i jepnin Obamës një pritje madhështore, ashtu siç bënë me presidentit Xhorxh Bush, që u bë i pari president amerikan në detyrë që viziton Shqipërinë postkomuniste, në 2007-n.

Shqipëria ishte ndër kombet e parë që iu bashkua thirrjes së Bushit për “Koalicionin e Vullnetit” për të mbështetur pushtimin e Irakut në 2003 (Si vajti ajo punë, meqë ra fjala?) Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në 2009-n. Dhe Bush ende nuk e kishte lënë Shqipërinë – pasi humbi orën e dorës – kur shqiptarët i ngritën një statujë në Fushë Krujë, tashmë një atraksion turistik.

Ora u zhduk nga kyçi i Bushit, kur ai u zhyt në një prej turmave që ishin mbledhur atë ditë për të shtrënguar duart. Ende nuk është gjetur.

Edhe shqiptarët e Kosovës fqinje kanë ngritur një statujë për presidentin Klinton në Prishtinë, kryeqyteti, si mirënjohje për rolin e tij në bombardimet e NATO-s gjatë spastrimit etnik të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosovës, në 1998-99.

Ka edhe një statujë të presidentit Uillson në qendër të Tiranës. Kjo, si mirënjohje për rolin e Uillsonit në garantimin e kufijve aktualë të Shqipërisë pas Luftës së Parë.

Pra, ka precedentë për këtë president. Paçka se nuk do të jetë presidenti i parë që viziton këtë vend, ai do të ishte presidenti i parë që luan golf atje. Dhe kjo nuk është pak, sidomos kur kërkon të pasurosh rezymenë tënde të golfit para se të lësh presidencën.

Dhe me këtë rast, mund të gjejë dhe orën e humbur. / Përgatiti A.K /DITA

Share This Article
18 Comments
  • Perderisa shkrimi thote nje rrene te madhe ” G. Bush ju zhduk ora e dores mes shqiptareve ” kur vete ish-Presidenti nga Teksasi e mohoi vete, tregon se artikullshkruesi qenka nje rr. k. qe do te besoje perrallat e tij.

  • Sa i zgjuar qe del Peter Lucas ketu! Sa i holle! Wow! Besoj se ta kane kuptuar ironine te gjithe megjithese eshte veshtire ta kapesh. Duket se Shqiperine e njeh mire, kurse Obamen Jo o Yoti Lucas! Do te doja te dija:

    A ke shkruar ndonje nje artikull te tille per Bushin qe ktheu ushtaret amerikane ne gjysma njerezish si psikologjikisht, ashtu edhe menderisht, duke mos llogaritur ata qe u kthyen me kasketa, dhe e coi boten ne krijimin e ISISI-t ( ndersa luante golf e kalonte kohen ne ranchin e tij ne teksas duke dale per gjah)?

    Nuk besoj se nuk ta mbante b-efa! Me zezakun, meqenese i sulen te gjithe te djathtet je bere trim!

  • Nje shkrim prej SHASSRLATANI egoisdt,qe nuk ka as humorin,as ironine,por vetem …..CINIZMIN!!
    Ti ,Peter Lucas,jo vetem je nje ANTISHQIPTAR i ndyre,por je edhe pa kulturen me elementare per te vene ne LOJE simbolin e SHBA-se,presidentin OBAMA!!!

  • Nese ky eshte shqiptaro-amerikan, kemi nje problem te madh me idiotet qe exportojme neper bote. Me vjen keq qe ju si gazete ti benin jehone nje pacavure te tille, ku jo vetem s’di si te behet satire, por nuk arrin as te shpjegohet ku e ka hallin. Obama, ne fakt, ka qene me plot gojen, nder presidentet amerikan me negativ per Shqiptaret. Nen drejtimin e tij, Amerika i ka lene shqiptaret ne meshire te fatit, duke flirtuar vazhdimisht me serbet dhe sllavet e tjere. Nderkohe per interesa pikerisht te qarqeve sllave Amerikanet bejne presion ne Kosove te hapin Gjykata Speciale (per denim te shqiptareve), vejne Ambasadora lolo, qe perfundojne drejtora ne kompani te dyshimta sic beri Dell ne Kosove. Kurse ketej na rrasin kete qoften qe duket sikur i mungon pilafi/ Shqiptaret kane nevoje per mbeshtjetje, ndihma konkrete ekonomike e suport. Ashtu sic Shqiperia eshte i vetmi vend i rajon me pak pragmatist, ku si vend i vogel s’di ta mbaj mire me gjithe krahet, por behet copa per politikat e Aleances. Nuk ka me keq se Shqiperia per mungese pragmatizmi tani, dhe shpresoj qe kjo te vihet re nga ” miqte tane” europian e amerikan. Shqiptaret duan nje partner qe mos ti zhgenjej e ta kthej pllaken sa here ti duhet, se per keshtu punesh kemi meme Europen, qe te perqafon e fut thiken nga mbrapa. Nejse o ti Peter, ja e shkrujte dhe ti nje artikull idiot, ik shko futja ndonje hamburger tani, te bej te ndjehesh mire.

    • Ke te drejte ne lidhje me DITE-n. Ka filluar te luaje rolin e “asnjanesit” kohet e fundit duke botuar lloj lloj gjerash qe e hutojne lexuesin e majte, kur cdo gazete ne bote mban profilin e saj te majte, te djathte apo te qendres, kurse kohet e fundit duket se nje fryme e cuditeshme e ka perfshire DITE-n me ca pacavure qe boton.

      Dita, te jesh kritik ndaj qeverise, qofte e majte apo e djathte nuk do te thote te mubushesh faqet me cdo gje qe ju vjen ne dore. Duket sikur keni nderruar kahje ne nje drejtim te papercaktuar e pak te cuditshem. Nga lexuesit keni patur kritika te herepashereshme ne lidhje me shume shkrime te cuditeshme qe keni postuar.

  • Gazeta ka shkrimet si ka Restoranti gjellet. Kujt nuk i pelqejne ngrihet e shkon gjetke. Tung, Gazeta. Eshte krejt e drejta juaj te shkruani sipas qejfit tuaj e jo sipas oreksit tone.

    • Fatkeqesisht nuk ka mbetur restorant tjeter lajmesh te shkosh, i kane me shume letyre pjatat. Tek ju i kishim shpresat, por edhe ketu po prishet muhabeti si shpesh kohet e fundit.

  • Kjo puna e ores eshte mashtrimi me I mad qe mund te behet.
    Vete administrate e Bushit e ka pergenjeshtruar si lajm, aq me teper vizita e Bushit ne Shqiperi ka qene me spkektakolarja.
    Bushi hynte nga nje dere e makines I keshilluar nga forcat e sigurise se tij, dhe dilte vete nga ana tjeter, aq entuziast ishte per pritjen qe ju be.

  • E gjithe Amerika e meriton nje permendore ne Shqiperi.
    Po te ishte e mundur te ngrihej dhe harta e SHBA le te ngrihej ne mes te Tiranes.
    Te mendosh qe ekziston permendorja e tradhetarit Zog, Amerika e meriton qe e meriton.
    Ndersa Zogu e shiti Shqiperine, Amerika I dha Lirine.

  • Me sa kuptoj une , ky Pjeter Luka , ka ironizuar Presidentin Obama qe e ka lene Shqiperine thjesht nje toke djere dhe shesh lufte !

    Kjo ndjeshmeri del qarte nga vete artikulli , i cili po te synonte thjeshte zezakun Obama , apo te bardhin Bush , nuk kishte perse zinte ne goje Shqiperine , pasi ata kane plote vrima te cilat mund t’i ziheshin ne goje , politiken boterore , por dhe ate amerikane !

    Fakti qe Shqiperia eshte “gati” per nje “investim” per fushe golfi (d.m.th. per asgje) , investim qe shkon deri ne hapje vrimash ne token djerre , si dhe permendja e bunkereve (qe nenkupton sheshin e luftes , por dhe carmatosjen ku ndodhemi aktualisht ) , perkrahja e nje klase poltike qe ben vetem qoka me “sheshe golfi” dhe statuja , tregon shqetesimin e ketij Pjetrit , ne politikat e SHBA-se lidhur me Shqiperine ! Une te pakten keshtu arrij ta perkthej !

    Kjo eshte nje sarkazem alla amerikane , qe mundohet te terheqe vemendjen e percidentit dhe administrates amerikane , pasi vete artikulli , nuk eshte i destinuar per tregun mediatik shqiptar !

    Ne rast se eshte kjo qe shoh une , Pjeter Luka (s) , ka shume te drejte ! Ndoshta ishte dashur te shtonte fuqizimin e xhandarit serb nga ana e SHBA-se , nepermjet poltikes dhe gjeopolitikes …… por serish , mendoj se edhe pa kete , ky djali e ka shprehur shqetesmin !

    • Llesh, ai tallet si me Shqiperine ashtu edhe me Obamen!

      Obames i thote se ty nuk te ka mbetur gje te besh, vec te shkosh ne shqiperi, dhe me Shqiperine tallet duke i thene ja sa servila jeni ju, e cfare beni kur ju vjen nje udheheqesi nje shteti te madh.

      Po te kerkosh ne google, peter lucas & Obama do te gjesh artikuj te njepasnjeshem te tij kunder Obames.

  • Ky Pjeter Loqes do me bo gazetari duke tall Shqiperine, Shqiperia or cun ka fusha golfi e me shume por ti je ke Enveri ala.ne e kena len Enverin dhe pasuesit e tij me kohe, ti ala i kujton Obames bunkeret.Sa vjet ke pa ardh ne Shqiperi se ene po te keash ardh nuk paske pa gje hic.Hajde te majt e jotja o Loqes.me Shqiperine s’ke pune as ti as ndonje si ti qe ka mbet ke bunkeret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *