Shkrimtari i njohur Peter Lucas, i cili ka botuar tre libra për Shqipërinë, në një intervistë për “Illyria” shprehet se rishfaqja e portretit dhe figurës së Enver Hoxhës herë pas here tregon dështimin e politikës aktuale në Shqipëri, sesa nostalgjinë për të shkuarën komuniste. Duke folur për realitetin e ri në Ballkan, ku dy shtete të pavarura shqiptare, Kosova dhe Shqipëria po afrohen edhe më shumë me njëra-tjetrën, Lucas shprehet se me ngjarjet në Ukrainë është momenti më i keq për të menduar bashkimin e shqiptarëve në një shtet.
Tranzicioni në Shqipëri po zgjat pambarim, ndërsa ju vetë keni thënë që Ramiz Alia nuk i kuptoi zhvillimet që po ndodhnin në Lindje e që kërkonin ndryshime të menjëhershme. Mos është e kaluara komuniste që vendi edhe sot ecën me ritme shumë të ngadalta?
Fakti që tranzicioni po zgjat duhet nisur nga një periudhë më e hershme. Shqipëria humbi 50 vjet nga izolimi i saj nga Europa, një gjë e pazakontë kjo për Europën. Kur ndryshimet erdhën, vetë politikanët shqiptarë nuk dinin se çfarë të bënin, ishin si të hipnotizuar nga ky ndryshim, nuk dinin se ç’ishte demokracia, vinin vërdallë si në një rreth të mbyllur. Sali Berisha dhe Gramoz Pashko kur krijuan Partinë Demokratike edhe ata vetë nuk e dinin se çfarë po bënin. Unë kam folur me Berishën në atë kohë dhe ai nuk dinte se çfarë ishte demokracia, nuk dinte si drejtohej një qeveri, mos them se nuk dinte të menaxhonte qoftë dhe një dyqan. E keqja ishte se në kohën e ndryshimeve demokratike, Amerika nuk ndërhyri me vendosmëri për të ndihmuar se në ç’rrugë duhet të ecnin ndryshimet, çfarë duhej bërë konkretisht. Ata nuk e dinin se gjëja e parë që duhej bërë ishte zbatimi i ligjit, sepse ligji është mbi të gjithë qytetarët. Atë ç’ka bënë politikanët shqiptarë ishte një politikë destruktive duke etiketuar çdokënd “komunist, komunist, komunist…” Emri i librit tim të parë ishte “Rrumpalla”, spunton e të cilit e kisha marrë nga etiketimet e Edi Ramës për Sali Berishën, “doktor rrumpalla” dhe aty e mori spunton dhe libri im.
Ju jeni marrë gjatë me Shqipërinë, por fundi i regjimit komunist dhe nisja e lëvizjeve demokratike, mendoni se kishte lidhje me Katovicën e Gorbaçovit, a u ndoq e njëjta praktikë e kalimit të pushtetit edhe në Shqipëri?
Jo, Shqipëria është një rast unik, i izoluar një gjë e veçantë në vetvete.
Me informacionet që keni pasur, kishte një plan gjerman për hapjen e Shqipërisë dhe shkëputjen e saj nga Lindja komuniste, që u tentua përmes kryeministrit të Bavarisë së asaj kohe, Jozeph Shtraus?
Mesa di unë jo, nuk ka pasur.
Herë pas here në Shqipëri, sidomos në festimet për çlirimin e vendit, por dhe ditës së dëshmorëve, rishfaqet figura e Enver Hoxhës, e cila nxit debat në politikën e ditës. Këto debate lidhen me ndikimin e fort të periudhës së Hoxhës apo me dështimin e politikës së sotme në Shqipëri?
Gjëra të tilla ndodhin. Edhe në Amerikë ka njerëz që festojnë Konfederatën, por rasti i rishfaqjes së Enverit nuk ka të bëjë me ndikimin e së shkuarës, me memorien e Hoxhës, por me dështimin e politikës. Kur dështon politika aktuale ndodhin gjëra të çuditshme. Kur qeveritë dështojnë, njerëzit trishtohen dhe kjo i hap rrugë ekstremizmit për disa njerwz. Por në demokraci, kur je i pakënaqur, mund t’i largosh njerëzit nga pushteti me votë. Por në rastin e socializmit në Bashkimin Sovjetik apo dhe kur ishte presidenca socialiste në Itali, ata mbeten të përjetshëm. Nuk i hedh dot me votë poshtë.
Kemi dy qeveri shqiptare në Ballkan, po unifikojnë shumë qëndrime, ligje, reforma etj. Si e shikoni të ardhmen e shqiptarëve në Ballkan, mund të kemi një bashkim të tyre?
Koha nuk është e përshtatshme për këtë. Ajo që po ndodh në Ukrainë, ku Putin mori Krimenë dhe kërkon të shkëpusë dhe pjesë të tjera të saj, është momenti më i keq që të mendohet një gjë e tillë. Ndoshta në një ditë, por kur bota të mos jetë kjo e sotmja.
Po me shqiptarët e Malit të Zi dhe ata të Preshevës, si e shikoni të ardhmen?
Ndoshta do të ishte më mirë të emigronin në Nju Jork dhe të bashkoheshin me shqiptarët e Nju Jorkut. Situata dhe për ta është e njëjtë me atë të Kosovës, është momenti më i keq për të bërë një diskutim të tillë. Duhet t’i kthehesh 1914-s që të hapësh një diskutim të tillë. Atëherë ishte koha.
Greqia përsërit vazhdimisht faktin se pronat e shqiptarëve atje mund të zgjidhen vetëm përmes rrugës ligjore, pra gjykatave. Mendoni se kemi të bëjmë me një problem politik apo gjyqësor?
Më vjen keq se nuk jam aq i kualifikuar për këtë përgjigje.
Lidhur me formacionin e OSS, mendoni se ka pasur një mungesë informacioni dhe vlerësimi gjatë kohës së diktaturës? A gjeni dhe tani një mungesë të tillë vlerësimi, pasi inaugurimi i sotëm i memorialit ishte më shumë kontribut i shoqatës së veteranëve shqiptaro-amerikanë dhe komunitetit shqiptar në Amerikë, sesa e pushtetarëve në Shqipëri?
E vërteta është se Enver Hoxha e fshehu të vërtetën kur fliste për luftën çlirimtare dhe nuk i përmendte njerëzit që i urrente. Tom Stefanin që ishte drejtuesi i OSS-së, Hoxha e cilësonte një pijanec të rëndomtë. Shqiptarët nuk e dinin të vërtetën rreth kontributit të tyre në këtë luftë. Edhe në Amerikë, askush prej këtij formacioni sekret OSS nuk fliste sepse do të thuhej: “ej, ishim ne që ndihmuam ardhjen e Hoxhës dhe komunistëve në pushtet…” Nga të dy anët u mbajt sekret. Edhe unë kur e zbulova këtë gjë u çudita. Si ka mundësi që paska pasur shqiptarë në këtë mision?! Ishte fantastike kur pamë nga afër me Agim Prodanin në Karaburun, ku ishte një nga bazat e OSS se si kanë funksionuar. Mendoj se kjo ceremoni tregon bashkëpunimin e vjetër mes Shqipërisë dhe Amerikës.
Ky eshte nje dashakeq qe nuk meriton asgje ne Shqiperi. Le te shkoje tu sherbeje padroneve te vjeterse nuk kemi nevoje per te. Te ket turp qe flet per Tom Stefanin sepse bie ne kundershtim me intervisten e tij. E. Hoxha edhe armiqet i ka vleresur per dinjitetin e tyre, por ishte edhe i bimdur se nuk kishte fuqi qe te perballej me ameriken. E megjithate te “pergatiiturit” e Tom Stefani perfunduan qe te gjithe para ligjit. Ndoshta ky fare shkrimtari kerkon te mbroje deshtaket e CIAs. Sa per Enverin z. Lukas eshte shume i vogel e se lejon natyra ti qaset prane.
Mesoni se si duhet vleresuar KOLLOSI ENVER HOXHA!
Enver Hoxha dhe dështimi ynë
DRITAN HILA
Ka mbi njëzet vjet, sa herë vijnë festat jubilare që kanë lidhje me çlirimin e vendit, debati degjeneron në emrin e Enver Hoxhës … Tridhjetë vjet pas vdekjes, vazhdon t’i imponohet jetës së vendit: ne festojmë 5 Majin e caktuar nga Ai, çlirimin e vendit të udhëhequr nga Ai, përvjetorë festash ku protagonisti, direk apo indirekt ka qenë Ai. Ndërkohë, mallkojmë e shajmë, kë komandoi me dorë të hekurt vendin, duke harruar të pyesim pse ndodhi e gjitha kjo dhe a ishte Ai fajtori i vetëm? Se nëse sundimi i tij ishte më represivi në Lindje, kjo erdhi edhe për fajin tonë, mungesën e reagimit qytetar, mungesën e elitave dinjitoze, shitblerjes së tyre proverbiale, kolaboracionizmit të tyre historik, nënshtrimit të tyre gjenetik. Çerek shekulli pas rënies së rendit që Hoxha themeloi, shqiptarët kanë filluar e qajnë sistemin e tij arsimor, kujdesin shëndetësor, rendin, funksionimin e administratës? Edhe pse shqiptarët që mbaruan shkollat e larta, i degdiste në zona të thella pas mbarimit të studimeve, tani kujtojnë sigurinë e vendit të punës, sesa plasjen nëpër humbëtira; sigurinë e bukës së gojës, megjithëse me standard mizerabël, sesa bollëkun e tanishëm; kanë nostalgji për shërbimin bazik mjekësor sesa janë të gëzuar për mundësinë që të frekuentojnë mjekësinë në shtetet fqinje apo atë private; iu pëlqen terrori i dikurshëm shtetëror më shumë se ai i maskave apo gjobave në kushtet e lirisë; ndiejnë mungesën e administratës së tij represive dhe prezente në çdo qelizë të jetës por eficiente, se të kësaj të sotmes, ku për të mbaruar punë, nëse nuk “lyen rrotën”, të mbin bari mbi varr e punë nuk mbaron. Njëzet e pesë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, shqiptarë nga jugu e veriu, kanë harruar mbylljen, represionin, varfërinë, dhe kanë filluar i japin shkëlqim një sistemi që nuk do t’i urohej askujt ta provonte. Pas gjithë kësaj kohe lirie, ishte e pritshme që sistemi i ri të dëshmonte supremacinë e tij. Fatkeqësisht, çfarë ka prodhuar, është zhgënjimi. Brezi që përjetoi ’90-ën kishte shpresën e madhe të ndryshimit. Sot, shquajmë për mungesën e idealeve dhe në ekstremin e saj, gjetjen e idhujve vrasës. Mbi 400 shqiptarë që luftojnë nën flamurin e xhihadit në Siri, janë dëshmia e dështimit tonë. Hashashi po kthehet në të vetmin simbol të rimëkëmbjes sonë ekonomike pas rënies së madhe. Pas kaq kohësh, e djathta shqiptare, duhej të kishte gjetur kurajën të pastrohej nga mitet e saj të rreme dhe të përvijohej në një hulli europiane. Por ende drejtohet nga një ish-komunist, si shprehja më shkëlqyese e pafuqisë së saj qindravjeçare, dhe ky nuk është faji i Sali Berishës, por i tyre. Enver Hoxha vinte nga një familje e madhe gjirokastrite, por kjo ka rëndësi vetëm si e dhënë biografike. Udhëhoqi formacionin dominues të Luftës së Dytë, duke e rreshtuar vendin me fituesit. Përkrahja jugosllave, nuk ia zhvlerëson talentin e tij politik. Historia e përbotshme dhe e jona është e mbushur me raste të tilla. Kohëzgjatja e sundimit të tij, nuk ka lidhje vetëm me represionin. Represioni i sistemit që ngriti, nuk ka lidhje vetëm me personalitetin e tij. Personaliteti i tij, nuk ishte i vetmi ngjizës i regjimit. Dhe regjimi i tij, nuk ishte binjako omozigot i komunizmit lindor. Enver Hoxha, është një fenomen kompleks shqiptar, që nuk shpjegohet dot në mënyrë sempliste. Nëse ai ishte antivlera, e vetmja mënyrë që të bëjmë të harrohet dhe takojë historisë dhe historianëve, është ngritja e një sistemi të ri vlerash. Nëse artistët, shkencëtarët dhe shkrimtarët e lindur gjatë sundimit të tij kanë dobësi të kohës apo sistemit, por megjithatë vazhdojnë të dominojnë, vlerat e reja nuk fitohen duke goditur ata, por duke ngritur sisteme të reja funksionale. Nëse e shkuara ishte e keqe në gjithçka, këtë ne nuk e vërtetojmë dot, vetëm se duke prodhuar vlera dhe sisteme të reja më humane dhe produktive. Në të kundërtën, do të rrimë e merremi me datat e ditët që caktoi ai, duke e bërë të gajaset nga bota e përtejme me shterpësinë tonë krijuese dhe pafuqinë ndërtuese, pa pasur Atë në krye.
Bravo GSH.
shoku lukas :::keni shkruar gjera interesante dhe te verteta :::keni te drejte kur flisni per berishen :::berisha shan komunistat por nuk diti me e drejtu vendin :: e la ne korrupsion dhe rama eshte nje student i humbur pa pervoje qe nuk e nxjerre dot mizen nga qulli :::sa per ramiz aline dhe enverin ::ata ishin egoista :::nuk respektonin asnjeri ::nje gje i interesonte pushteti te tjerat nuk kishin vlera :::i shikoni shqiptaret qe vuanin por vendosen ti shikonin ne vuajtje se ti lejoni te jetonin te lire :si europianet e tjere :::njerez pa karaktere kriminela vrases qe nuk meritojne te quhen shqiptare :::por tradhetare te popullit :turpi i shqiptareve :::vous etes intiligent monsieur ::::domage que vous ne dirige pas partine demokratike :::merci