Plot 20 vjet më parë u vra dhe ju zhduk kufoma veprimtarit patriot me origjinë nga Kaçaniku i Kosovës, i lindur në Shkup, Remzi Hoxha.
Vrasja e Remziut në territorin e Shqipërisë nuk ishte një krim ordiner për dy arsye. Remziu ishte një veprimtar i njohur për kontributin e tij në favor të luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës dhe jo thjesht një ndërmarrës i suksesshëm në Kosovë që kishte zhvendosur biznesin e vet në favor të Shqipërisë. Remziun nuk e vrau dhe zhduku dikush për ndonjë hasmëri personale, por e zhduku SHIK-u, shërbimi sekret i kohës, udhëhequr zyrtarisht nga Bashkim Gazidede, por realisht nga Presidenti i atëhershëm Sali Berisha.
Këto dy elementë e bëjnë vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, një vrasje shtetërore. Ajo nuk është as vrasje për raison d’etat, për arsye shtetërore. Për arsye shtetërore, Remziu 39 vjeçar duhej të mbështetej, sepse Shqipëria kishte detyrimin të mbështeste luftën çlirimtare të Kosovës, veprimtarët e saj dhe Remziu ishte njeri ndër më kryesorët siç provohet nga shumë burime.
Të gjithë këto pohime për autorët e vrasjes, rrethanat e këtij krimi monstruoz, janë bërë të njohura gjyqësisht, falë punës vetëmohuese të një heroi të shtetit shqiptar, që vdiq parakohe, prokurorit Xhevat Hana. Vrasësit materialë dihen, ashtu dhe frymëzuesit e këtij krimi unik në historinë e pas rënies së komunizmit në Shqipëri. Dy prej tyre u liruan nën presionin shtetëror, ndërsa njeri prej tyre, Ilir Kumbaro, mundi t’i shpëtonte drejtësisë britanike që duhej ta ekstradonte.
Sot çështja penale në ngarkim të Kumbaros prej vitit 2013, gjendet në Gjykatën e Lartë dhe asgjë nuk dihet, asgjë nuk lëviz që krimineli të përfundojë përjetësisht pas hekurave. Shteti shqiptar, Ministria e Brendshme që duhet të formalizojë kërkesën pranë Interpolit që Ilir Kumbaro të kërkohet botërisht, nuk e ka bërë këtë kërkesë çuditërisht. Por mbi të gjitha veç vendosjes së drejtësisë formale, duhet të vendoset drejtësia morale. Ky veprimtar patriot për të cilin dihet shumë pak, duhet të prehet në një varr, ku familjarët e tij, miqtë e tij, brezat e rinj të kenë mundësi të vendosin një tufë me lule.
Armiku kryesor, që po vret shpresën që Remzi Hoxha të ketë një varr, është koha. Provat zhduken. Afate të caktuara treten. Kujtesa popullore rreth bëmave të tij gjithashtu zvogëlohet. Kriminelët që dinë, që urdhëruan arrestimin e tij, dhunimin e tij, që e heshtën zhdukjen e tij, kanë patur mundësi të rishpikin veten. Qeveritë që i zënë vendin njera tjetrës merren me punët rutinë dhe harrojnë vendosjen e drejtësisë për një krim unikal në historinë e pluralizmit shqiptar.
Për ne familjarët e Remzi Hoxhës, për ne bashkëveprimtarët e tij, e gjitha kjo është një vrasje e dytë e tij.
Për të gjithë këto arsye, bashkohu me ne që Qeveria Shqiptare, që Gjykata e Lartë, që Ministria e Brendshme të bëjnë punën e tyre. Nëse ato e bëjnë saktësisht punën e tyre, atëherë prindi ynë, i afërmi dhe miku jonë do të kenë të paktën një varr. Dhimbja jonë do lehtësohet sadopak për këtë krim të pakuptimtë shtetëror ndaj dikujt që duhej të mbrohej dhe jo të asgjësohej.
Bashkohu me ne në protestën që familjarët, një grup organizativ do të bëjnë në datë 19 tetor (e hënë) në Shkup – ora 10:00, në datë 20 tetor (e martë) në Prishtinë – ora 10:00, dhe në datë 21 tetor (e mërkurë) në Tiranë – ora 14:00.
Ne do mobilizohemi së bashku me qindra bashkatdhetarë në këto tre qendra të shqiptarisë sepse Remziu ishte i të gjithë shqiptarëve.
Mobilizohu dhe ti! Si fillim, firmose këtë peticion, që e vërteta rreth Remziut të mos harrohet; që drejtësia të bëhet; që ai si gjithë qeniet njerëzore të ketë një banesë të fundit ku të prehet përjetësisht.
Linku:
Facebook:

Ngushellime familjes,i paharruar REMZI HOXHA.Bashkohemi me dhimbjen e familjes,e cila ka vite qe kerkon drejtesi.Por ne shqiperi nuk ka drejtesi ka 25 vjet & vrasesit dihen.Siç dihen shume vrasje te tjera te ndodhura ne kete vend.Nuk mundet te vritej Remziu pa urdher,siç edhe A.Broci me shok,A.Hajdar,K.Trebicka,Xhindi,Santo,Olldashi,4 …te bulevardit…Oh sa shume jane vrare.Por KUMBARO eshte gjall dhe çudia nuk ka kufij qe nuk kapet ai.Por ne kete vend ka plot çudira.Tre tubimet jan pak per R.Hoxhen.Familjaret e R.Hoxhes duhet te futen ne greve-urie diku,atje ku urdheruesi i vrajes dihet tashme…!
Dicka nuk e kam te qarte. Nese Saliu nuk e ka interesin e zbardhjes se zhdukjes se Remzi Hoxhes sepse dyshimi bie direkt ne te, perse me kete pune nuk u moren socialistet te cilet pas vitit 1997 udhehoqen vendin apo z. Rama qe tani udheheq me vendin.
KU JANE PREMTIMET E KRYERILINDSIT EDVIN???? KJO KUPTOHET SE SALIU E KA FUTUR NE XHEP RILINDSIN EDVIN PA BEKIMIN E SALIUT AI NUK BENE DOT GJE
Mbeshtetim plotesisht kerkesen e drejte te familjes se te ndjerit R.Hoxha,per t’i shkuar deri ne fund kesaj ceshtje,per zbulimin e se vertetes dhe gjykimin e drejte . Respekt per familjaret e te ndjerit,per qendrimin e vendosur e te pa lekundur .Mirenjohje per njerez si R.Hoxha,qe kontribuoi deri me jeten e tij,per ceshtjen shqiptare .
Si nuk e kuptoni more njerez se Edi Rama he per he i ka duart e lidhura,nga LSI-ja dhe nga Saliu.Mos harroni asnjehere se prokuroret dhe gjykatesit e Saliut jane akoma ne detyre dhe Edi Rama po te veproje tani kunder saliut dhe bandes se tij,gjykata do ti nxjerre te pafajshem,sic nxori Hajdut Fullanin.Prisni edhe pak sa te perfundoje reforma ne drejtesi,pastaj duhen ngritur keto probleme.DAKORD?
Ngushellime famijes Hoxha.
Adrian ti e di sic e dime edhe ne kush eshte urdheruesi dhe vrasesi i babait tuaj Remzi Hoxha.
Kjo eshte bere publike,Pse nuk ja kerkoni drejtepersedrejti S.Berishes.
Tre gjithe e dime por nuk ka si t’ja kerkoje vrasesit por ati qe mori votat per te denuar vrasesin
Shqiperia eshte ne buze gremine!
Salí berisha eshte kriminel agjent i sherbimit sekret te serbise tradhtari me i madhe
Tubimi në kujtim të terroristit Remzi Hoxha, në 21 tetor në Tiranë, i turpshëm dhe luftënxitës
Familjarë të terroristit Remzi Hoxha ka bërë të ditur se në datat 19, 20, 21 tetor do të mbahen tubime në përkujtim të tij dhe për të kërkuar dënimin e vrasësve të tij, përkatësisht në Shkup, Prishtinë, Tiranë. Komunikata e shpërndarë me këtë rast nga familja e Remzi Hoxhës thotë:
“Vrasja e Remziut në territorin e Shqipërisë nuk ishte një krim ordiner për dy arsye. Remziu ishte një veprimtar i njohur për kontributin e tij në favor të luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës dhe jo thjesht një ndërmarrës i suksesshëm në Kosovë që kishte zhvendosur biznesin e vet në favor të Shqipërisë. Remziun nuk e vrau dhe zhduku dikush për ndonjë hasmëri personale, por e zhduku SHIK-u, shërbimi sekret i kohës, udhëhequr zyrtarisht nga Bashkim Gazidede, por realisht nga Presidenti i atëhershëm Sali Berisha.
Këto dy elementë e bëjnë vrasjen dhe zhdukjen e Remzi Hoxhës, një vrasje shtetërore. Ajo nuk është as vrasje për arsye shtetërore. Për arsye shtetërore, Remziu 39-vjeçar duhej të mbështetej, sepse Shqipëria kishte detyrimin të mbështeste luftën çlirimtare të Kosovës, veprimtarët e saj dhe Remziu ishte njëri ndër më kryesorët siç provohet nga shumë burime.”
Domethënë, sipas familjarëve të Remzi Hoxhës, shteti shqiptar duhet ta mbështeste Remzi Hoxhën që të kryente misionin e tij si agjent-provokator i shërbimeve të fshehta serbe që të provokonte fillimin e luftës në Kosovë, nëpërmjet territorit të Shqipërisë, pikërisht në kohën kur do të fillonte Konferenca e Dayton-it, në tetor 1995. Natyrisht se fillimi i luftës në Kosovë në prag të fillimit të Konferencës së Dayton-it, qoftë edhe me disa aksione të vogla guerrile, në kufi, ishte ajo çka dëshironte Milosheviçi dhe Serbia. Kështu Milosheviçi do të gjente një arsye që të mos shkonte në Dayton, ku Presidenti Clinton kishte thirrur konferencën për t’ i dhënë fund luftës në Bosnjë-Herzegovinë. Në çdo rast, nisja e luftës në Kosovë do ta fuqizonte shumë pozitën e Serbisë në bisedimet e Dayton-it. Kështu do të provohej teza serbe se Serbia gjendej nën një agresion nga të gjitha anët, dhe se nuk ishte ajo vendi agresor. Remzi Hoxha donte ta çonte Shqipërinë në situata shumë të rrezikshme, të rrezikut ekzistencial shumë përtej kostos që shteti dhe shoqëria shqiptare qenë të përgatitur të paguanin për çlirimin e Kosovës. Në atë kohë, vendet miq të Shqipërisë, ata vende që çliruan Kosovën katër vite më pas iu kërkonin me ngulm autoriteteve shqiptare që të mbanin veçanërisht nën kontroll kufirin me Jugosllavinë, në pjesën e Kosovës, në prag dhe gjatë Konferencës së Daytonit.
Ironikisht, janë vetë familjarët e Remzi Hoxhës që me komunikatën e mësipërme, por edhe në raste të tjera, me zë dhe me figurë japin prova për veprimtarinë terroriste antishqiptare të këtij njeriu. Vetë ata kanë deklaruar publikisht se Remzi Hoxha ishte një ndër aktivistët e UÇK-së. Ndonëse askush nga drejtuesit e UÇK të asaj kohe nuk ka pranuar më vonë se ky njeri kishte lidhje me UÇK-në, mund të ketë ndodhur që Remzi Hoxha të ketë bërë përpjekje për të infiltruar si agjent provokator në rrethin e atyre që krijuan UÇK-në. UÇK nuk kishte asnjë arsye për të vepruar në Shqipëri pikërisht në prag të nisjes së Konferencës së Dayton-it, ose gjatë saj. Kjo do të thoshte kompromentim i plotë i UÇK-së. Natyrisht se edhe unë si çdo qytetar i këtij vendi me ndjenjë kombëtare mendoja dhe ende mendoj se shteti shqiptar duhet të mbështeste me çfarëdo mënyre veprimtarinë e UÇK-së, por kjo nuk duhet të ndodhte në 1995, por më vonë atëherë kur kjo të ishte e kordinuar me aleatët e mëdhenj perëndimore, siç edhe ndodhën gjërat. Prandaj njerëzit si Remzi Hoxha duheshin neutralizuar. Kjo nuk mund të bëhej publikisht, sepse do të kishte efektin e kundërt, domethënë do të bëhej zhurmë se në Shqipëri vepron UÇK. Ku e gjente të drejtën ky njeri të vinte në Shqipëri dhe ta implikonte vendin tonë në skenarë të tillë tejet të rrezikshëm?
Autoritetet shqiptarë të kohës, në përgjithësi, e posaçërisht SHIK (shërbimi i fshehtë i Shqipërisë), Policia e Shtetit etj., kanë përgjegjësi që nuk e kanë neutralizuar me kohë këtë agjent-provokator serb që mblidhte të rinjtë e entuziastë nga Kosova në restorantet e Tiranës, ku u jepte dreka e darka, duke shpenzuar pa kursim para me burim të dyshimtë, dhe i nxiste për luftë duke iu thënë: Kosovës duhet t’ i dëgjohet pushka në Dayton! SHIK në 1995 kishte detyrimin që të pengonte aventurierët të cilët donin ta implikonin Shqipërinë në skenarë shumë të rrezikshëm.
Zhdukja e Remzi Hoxhës ka ndodhur në tetor 1995, pikërisht 20 ditë pas atentatit ndaj Presidentit maqedon Gligorov, me ç’ rast ky i fundit u plagos rëndë. Atentati ndaj Gligorovit ndodhi në prag të fillimit të Konferences së Dayton-it (nëntor 1995). Atentati ndaj Gligorovit u konsiderua si përpjekje për destabilizimin e Maqedonisë, çka i interesonte shumë Milosheviçit në atë kohë. Asnjëherë nuk është sqaruar se cili ishte burimi i parave të Remzi Hoxhës me të cilat ai doli befas si një biznisimen i madh i duraluminit në Tiranë, pikërisht në kohën kur Shqipëria sapo kishte dalë nga izolimi dhe shqiptarët kishin shumë dëshirë që shtëpitë, dyqanet etj., duke përfshirë zyrat shtetërore, t’ i bënin me dyer dhe dritare duralumini.
Për atentatin ndaj Gligorov u fajësua Iliya Pavlovin, bosi i kompanisë Multigroup në Bullgari i cili tetë vite më pas u vra në një atentat në Sofje. Remzi Hoxha kishte lidhje biznesi me kompaninë bullgare Multigroup, që u akuzua drejtpërdrejt nga qeveria maqedone për atentatin ndaj Gligorovit. Kjo ishte një kompani me lidhje të ngushta me Beogradin. Ndaj Remzi Hoxhës kishte dyshime të forta nga shërbimet e fshehta maqedone se kishte qenë njeriu që furnizoi lëndën plasëse nga Shqipëria për atentatin ndaj Gligorovit?
Pas atentatit ndaj Gligorov u rrit shumë nervozizmi dhe alarmi në kancelaritë perëndimore se mos kishte një skenar lufte të re në Ballkan, në Kosove dhe Maqedoni, për të cilen lufte do të sherbenin si bazë Shqipëria, por edhe Bullgaria (në Maqedoni). Atëherë më të interesuar për të frenuar një kryengritje shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni, si dhe kryengritje probullgare në Maqedoni, që do të kishin si bazë Shqipërinë dhe Bullgarinë qenë shërbimet inteligjente perëndimore, të cilët tre vjet më pas do të mbështesnin luftën e UÇK. Dhe në tetor 1995, pas atentatit ndaj Gligorovit, shërbimet inteligjente perëndimore u bënë shumë dyshues ndaj veprimtarisë së njerëzve si Remzi Hoxha. Të mos harrojmë se Remzi Hoxha ishte shtetas i Maqedonisë, pra dyshimi i parë ishte se ai do të nxiste një lëvizje të armatosur shqiptare në Maqedoni. Edhe shërbimet inteligjente perëndimore e kishin survejuar Remzi Hoxhën dhe kishin regjistruar deklaratat e tij se çlirimi i Kosovës duhet të paraprihet nga çlirimi i pjesës shqiptare të Maqedonisë, se ky vend mund të shpërbëhej lehtë. Por dihet interesi amerikan për stabilitetin e Maqedonisë. Pastaj në prag të Konferencës së Daytonit, Remzi Hoxha e ndryshoi “strategjinë” e tij dhe vendosi që duhej çliruar më parë Kosova.
Për Remzi Hoxhën është krijuar miti se gjoja kishte regjistruar me kamera një takim të fshehtë të Berishës me Millosheviçin dhe Presidentin maqedon Gligorov në maj 1993, në Shën Naum të Maqedonisë. Kjo duket krejt e pabesueshme se, nëse Remzi Hoxha do t’ i kishte pasur provat për këtë takim, ai kishte pasur kohë, dy vite e gjysmë, për t’ i bërë publike, pa u vetëzbuluar. Një videoregjistrim të tillë e blinin shtrenjtë televizionet e mëdha ndërkombëtare. Pastaj, si do të guxonin Berisha dhe Gligorov të takonin Millosheviçin, në kohën që ky ishte nën embargo nga komuniteti ndërkombëtar dhe Jugosllavia e mbetur ishte përjashtuar prej një viti nga të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe me të i kishin ndërprerë marrëdhëniet diplomatike pjesa më e madhe e vendeve të botës. Këto janë gënjeshtra të trasha njerëzish ruralë që u ra fati të merren me politikë të madhe. Edhe ku na u bë ky takim, në Shën Naum që është një vend pelegrinazhi! Kjo është njëjtë si Presidenti amerikan të bënte një takim sekret në Las Vegas!
Shërbimi i fshehtë shqiptar i kohës, kishte jo vetëm të drejtë por madje edhe detyrim kushtetues që ta neutralizonte me çdo mënyrë terroristin Remzi Hoxha. Ata që bëjnë zhurmë për zhdukjen e Remzi Hoxhës, si Fatos Klosi, ish-drejtori i mëpasëm i SHIK- SHISH) etj., janë mburrur publikisht për aksionin antiterrorist të arrestimit të gjashtë shtetasve egjiptianë në Shqipëri, të cilët u ekstraduan në Egjipt në mënyrë të kundërligjshme, gjë që e ka pohuar publikisht Fatos Klosi në 16 tetor 2006, në emisionin e Blendi Fevziut në Tv Klan. Shqipëria nuk mund të ekstradojë njerëz në vendet ku aplikohet dënimi me vdekje, dhe Egjipti është një vend i tillë. Për këtë arsye Gjykata e Tiranës i la të lirë shtetasit egjiptianë kur i çoi Prokuroria atje duke kërkuar arrestimin e tyre. Por këta i rrëmbeu SHIK në bashkëpunim me Prokurorinë dhe i ekstradoi në Egjipt me një aeroplan privat. Për mendimin tim u veprua drejt se këta njerëz donin të rrëzonin regjimin e Mubarakut që ishte lloji i regjimit laik properëndimor që u përshtatet më mirë vendeve arabe. Por, nga pikëpamja ligjore me këta qytetarë egjiptianë është vepruar njëjtë siç pretendohet se është vepruar në rastin e Remzi Hoxhës. Apo edhe me rastin e atij egjiptianit tjetër të cilin e vrau me dorën e tij në 1998 në Tiranë ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vitet 2013-2015, Artan Didi. A mos duhet të arrestohen Fatos Klosi, Arben Rakipi, Artan Didi për këto gjëra? Për mendimin tim jo. Por unë mendoj se nga të gjithë këto raste më i rrezikshëm për Shqipërinë ishte ai i Remzi Hoxhës, se ai donte të destabilizonte shumë rrezikshëm vendin tonë.
Prokurorët dhe gjykatësit e Shqipërisë duhet ta dinë se asnjë shtet në botë nuk i arreston dhe i nxjerr në gjyq terroristët e llojit të Remzi Hoxhës, se kjo është në dëm të këtij shteti dhe të lëvizjes në emër të së cilës këta njerëz pretendojnë të veprojnë. Nëse shteti shqiptar do ta arrestonte Remzi Hoxhën në 1995 dhe do ta nxirrte në gjyq, kjo do të ishte në dëm të shtetit shqiptar, pasi bota do të shikonte faktin se Shqipëria kishte toleruar njerëz të tillë të vepronin në territorin e saj. Gjithashtu do të ishte në dëm të kauzës për çlirimin e Kosovës, se pas këtij gjyqi do të ishte e vështirë që Shqipëria të shërbente si bazë për luftën e UÇK-së. Çdo shtet merret me këta njerëz në sferën e errët të raison d’ etat, arsyes shtetërore. Ata prokurorë dhe gjyqtarë që nuk duan ta kuptojnë këtë, mund të shkojnë të mësojnë më tepër për jurisprudencën e raison d’ etat atje ku shkoi prokurori i çështjes, Xhevat Hana. Vende të lira ka plot në atë shkollë.
Policia e Shtetit Shqiptar nuk ka të drejtë të japë leje për mbajtjen e tubimeve të tilla për kauza terroriste, madje duhet t’ i ndalojë pjesëmarrësit e tyre. Është e turpshme dhe e rrezikshme që Remzi Hoxha të lavdërohet si një hero, për arsye se kështu nxiten edhe të tjerë që të ndjekin shembullin e tij dhe të kërkojnë ta përdorin territorin e Republikës së Shqipërisë si bazë për luftra në Kosovë ose në Maqedoni. Çfarë do të bëjë shteti shqiptar me këta njerëz? Sigurisht do të përpiqet t’ i arrestoje dhe t’ i nxjerrë në gjyq. Por sot është kohë tjetër. Në kohën e Konferencës së Daytonit, kur ende nuk kishte ndodhur ndërhyrja ushtarake e NATO-s kundër Serbisë, shteti shqiptar nuk mund të vepronte kështu, ligjërisht, sepse kjo do të ishte në dëm të tij dhe të kauzës për çlirimin e Kosovës.
Në 20 dhjetor 2013 Kryeministri Rama takoi djalin e terroristit Remzi Hoxha, të quajturin Ardian Hoxha, i cili e ka bërë zakon që herë pas here të vijë në Tiranë, për të bërë publikisht kërkesa nga më të çuditshmet. Kryeministri Rama nuk mund të mos e dijë se Remzi Hoxha ishte thjesht një terrorist, por jo një terrorist i thjeshtë. Remzi Hoxha ishte një agjent provokator i Serbisë. Djali i terroristit Remzi Hoxha, e ka bërë zakon që me nja pesë e gjashtë kushërinj, vjen herë pas here në Tiranë dhe del e ngrefet si gjel, e lëshon kërcënime publike para kamerave televizive. Sipas djalit të terroristit, Shqipëria i është përgjegjëse familjes së tij që nuk i gjen eshtrat e të atit i cili donte ta shndërronte Shqipërinë një varr të madh në mes të Ballkanit./Kastriot Myftaraj
ke te drejte. luften ne Kosove e provokoi Remzi Hoxha, nderkohe qe Arkani vetem sa shtrohej ne dreka e darka te pafajshme me Qeveritaret e shqiperise, sigurisht, pasi kishte therrur shqiptaret me duart e veta.
Kushedi cshaka ka bere duke permendur shqiptaret e perpelitur me gjak gjate ketyre drekave te paqes ballkanike.
Edhe dicka per Remzi Hoxhen. Ai ne vitin 1990 (nese nuk gaboj) u zgjodh Kryetar i Sindikates se Zejtareve te Kosoves. Te gjitha ata qe i njohin rrethanat ne Kosove e dine qe zejtaret e Kosoves ishin biznismene shume te pasur. Ajo sindikate financiarisht ishte shume e fuqishme. Ka zera qe thone se z. Remzi keqperdori kete sindikate per perfitime…
Po deshe ta quash fucine e ziftit bore te bardhe,merr kete Kastriot Myftarajn nga shenepremtja Gramshit.Ta zeme se Remzi Hoxha ishte nje terrorist,qe paska pasur qellim destabilizimin e rajonit,perfshirjen e Shqiperise ne nje lufte te pabarabarte me ish Jugosllavine e mbetur.A nuk i kishte mundesite policia e fshehte e Sali Berishes ta extradonte kete person ne vendin e origjines,ne Maqedoni?Perse duhej ta torturonte deri ne vdekje dhe te zhdukte kufomen?Nuk po merrem me teori konspirative,me halucinacionet e malokeve te Vucidolit,Gramshit,Skraparit,qe kane shperthyer keto kohe ne forme gazetaresh,se ne diktature keto teori konspirative i dorzonin ne degen e puneve te brendshme dhe shpallen kulake bashkfshataret.
Kastriot Myftaraj, me vjen keq qe qenke prononcuar sikur te kishe skanuar mendesine e ish-presidentit Sali Berisha, te dyshuarit per urdherdhenie vrastare te Remzi Hoxhes.
Eshte per keqardhje qe vrasesit e tij vazhdojne te heshtin kurse (pseudo)drejtesia e Republikes se Shqiperise rezulton te jete e pa vullnetshme dhe e pa zoja per te hetuar ate vrasje dhe per te denuar vrasesit.
Po te isha ne vend te familjareve Hoxhaj do te pleqeroja rastin sipas Kanunit te Lekes, meqe drejtesia e saboton hetimin dhe gjykimin e vrasjes. Qe do te thote ti dergohen pleq Sali Berishes dhe ta pleqerojne rastin – duke u hakmarr po sipas Kanunit!
Remzi Hoxha ne vendin e tij, Maqedoni, akuzohet nga shteti per pjesmarrje ne atentatin ndaj ish-Presidentit Kliro Grigorov! Kjo eshte e verteta dhe shkaku qe Rama e qeveria shqiptare nuk levizin. Se perndryshe do akuzohen se perkrahin terroriste!
TEshkruajme per ke kur kjo qeverije si e rames apo doktorit te enverit si dhe gramoz ruci apo islami apo nano apo dajua i rames spiro koleka jane te enverit si mund ta hovendos ,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,kur jane me keq nga e3nveri ,,,,,,,,,,,,,,,,,,kur i forti imerr pronen tjetri rrine dhe shikone se kane shoke xhaxhin e spiro kolekes …………………………………………………………………………..ladi