“Sulltanati Osman, ardhja e osmaneve në Ballkan, respektivisht tek shqiptaret është e ngjashme me Naton dhe forcat e paktit veri-atlantik. Se sulltanati osman ka qene i egër dhe i ashpër ndaj shqiptarëve është njejtë sikur të thuash që Nato ka qenë agresor ndaj popullit të Kosovës”, akademik Fehti Mehdiu.
Sikur hartuesit e peticionit të merrnin në konsiderim vërejtjet e nënshkruesve, atëherë siç e kemi zakon ne shqiptarët, do të shtonim edhe qindra mendime dhe faqe, ose do të mbetej vetëm titulli. As të miat nuk janë marrë parasysh. Ne kemi disa mendime për gjuhën shqipe, disa mendime për himnin, disa mendime për flamurin, disa mendime për kufijtë, disa mendime për Skënderbeun, disa për Zogun, disa për Enver Hoxhën, disa për Serbinë, disa për Greqinë, disa për Turqinë, shkurt e shqip, ne nuk kemi mendim të konsoliduar për asgjë shqiptare, siç kanë grekët për veten, siç kanë serbet apo kroatët apo gjermanët për historinë e tyre. Ne jemi aq të përçarë brenda, sa njeriu habitet si qëndrojnë në këmbë këto shtete që kemi.
Disa reagime kundër peticionit, janë vetëm shfaqjeje oportuniste, apo përpjekej për të arsyetuar menefregizmin vetjak apo për t’ u përligjur para një grupi të caktuar. Edhe atë nga njerëz që nuk pritej. Peticioni nuk ka për detyrë të shkruajë histori, por të sugjerojë një zgjidhje të pranueshme.
Historia është e jona, fëmijët janë tanët, historianët shqiptarë duhet të vendosin se si edukohen ata dhe si ta cilësojnë një ushtri, që është futur me dhunë në shtëpinë tonë. Sulltanatin Osman nuk mund ta bëjmë të mirë, nuk mund ta bëjmë të keq. Për këtë flasin faktet dhe arkivat.
Pranova firmosjen e peticionit duke u bazuar kryesisht në bindje dhe deklarata si ajo e akademikut nga Kosova që thotë se Sulltanati Osman ishte si NATO.
NATO sipas tij nuk mund të konsiderohet armike, armike nuk mund të konsiderohet as Perandoria Osmane. Këtu qëndron krejt problemi i çështjes. Nëse ne nga i nënshtruari i perandorisë shndërrohemi në pjesë të saj, shtypës të fqinjëve në Ballkan, atëherë na krijohen probleme shtesë me fqinjët dhe një arsye më shumë për një konflikt në të ardhmen. Fakti është se NATO-n e kemi pritur me lule dhe lot në sy, ndërkaq kundër Perandorisë kemi rezistuar 25 vite. Pra ka një dallim.
Nëse librat tanë flasin sot keq për Turqinë e sotshme, natyrisht se duhet ndryshuar ato fjalë që mund të dëmtojnë bashkëpunimin. Kjo duhet bërë me të gjithë fqinjët, kjo të kërkohet edhe prej tyre, por edhe Turqia duhet të ndryshojë përshkrimet nëse thuhet se arnautët iknin si lepuj para askerisë osmane…
Fundi i fundit nuk është fajtore Turqia pse kërkon diçka, por fajtorë janë Thaçi dhe Berisha që zbatojnë urdhëra. Edhe në Tiranë, në kolegje turke, mësohet historia sipas librave turke, jo sipas plan programeve të Shqipërisë.
Njeriu sjellë kokën me habi se me çfarë probleme jemi duke u marrë. Shikoni kombet për rreth. Shikoni synimet e tyre, shikoni synimet tona. Disa individ deri dje luftonin për vllazërim- bashkim me sllavët, sot janë turkofil të pa kompromis dhe rrahin gjoks. Shkruajnë kundër peticionit dhe përdorin emra të huaj…
Një tjetër e arsyetoi kërkesën turke me fuqinë ekonomike të tyre. Po nëse rezonohet në këtë mënyrë, atëherë çfarë hapësire duhet ofruar amerikanëve për të ushtruar drejt identitetit tonë? Nëse fuqia ekonomike qenka përcaktuese për autonominë e identitetit, atëherë vetëm Mali Zi nuk mund të na bëjë kërkesa të tilla. Krejt historitë e ballkanasve janë histori në mbrotje të identitetit. As e jona nuk bënë përjashtim.
Fajet i kanë politikanët tanë servilë që mund të blihen dhe shiten. Turqia një kërkesë të tillë nuk ia bën Maqedonisë e Serbisë, sepse ata nuk nënshtrohen, as Mali Zi jo.
Nuk mund t’ i bëjmë osmanët më të mirë se sa ishin; diçka të tillë për të kaluarën nuk mund të pretendojnë as gjermanët, që po na ndihmojnë pa kërkuar dëmshpërblim, e nuk mund të kërkojnë as serbet nesër. Historia nuk duhet ta prishë bashkëpunimin sot, por as nuk duhet t’ i përshtatet dëshirave të politikanëve. Historinë do ta shkruajë çdo brez në mënyr të vet duke u bazuar në njohuritë e reja, por nuk duhet të shkruhet sipas kërkesës së politikës ditore. Gabime të tilla ka bërë komunizmi, nuk duhet të durohen edhe në demokraci.
Njeriu habitet me precedentët që po krijohen. Nëse dje nuk kemi reaguar, nuk dmth. se jemi stërvitur për heshtje dhe nuk duhet të reagojmë edhe në të ardhmen ndaj devijimeve të politikanëve, që mendojnë se heshtjen duhet ta bëjmë parim, kurse oportunizmin, kod. Ne kemi të drejtë ta ndjejmë veten shqiptar, të tjerët kanë të drejtë ta ndjejnë veten turk, por identiteti nuk mund dikujt as t´i imponohet, as t’ i merret, as t´ i ndryshohet nga jashtë. Ne nuk duam intervenim nga jashtë. Peticioni mendoj se kishte ndërmend të informojë dhe të thotë: po cenohet identiteti. Kaq.
Sidoqoftë historia nuk do të ndryshohet siç kërkon akademik Mehdiu apo Turqia. Populli shqiptar nuk do ta tolerojë këtë. Kjo u pa nga reagimet e shumta në mediat shqiptare.
Nuk eshte e vertete qe ne kolegjet Turke, historia e Shqiperise behet me libra turq. Jane librat e miratuar nga Ministria e Arsimit te Shqiperise.
Sofizma “historianesh” qe nuk dine histori.Sipas tyre historine e shkruajne brekushexhinjte e qeseve me flori,trafikantet e sotem te politikes katundareske ne veturat me xhama te zi.Fare pa kuptim dikush krahason NATO-n, nje force çliruese,nje organizate shumekombshe sipas statutit te OKB-se, me nje perandori pushtuese te terrorit te zi, krahason nje pushtues te vjeter me nje te ri, nje pushtues ne Evrope me nje tjeter ne Azi.Ç’po degjojme me veshe e ç’po shohim me sy!?Po qeshet bota me ne qe prodhojme kaq shume marrezi.Aborigjenet e Amazones e dine para nesh se sharjet, fyerjet, shpifjet, jane paaftesi e atyre qe injoranca i mban ne gji dhe ndotin çdo histori. Nuk ka nevoje te nenshkruash, as edhe te kundershtosh peticione per çeshtje e tike, qe i kupton edhe nje femije, qe mundet “te keshilloje” nje autor ose redaksi .Historia eshte ajo qe ka ndodhur dhe ndodh ne vazhdimesi, si moti me diell, me ere, me bore e shi. Historianet nuk bejne histori, ata studiojne dhe interpretojne faktet, qe gjitheçka, ashtu siç ka ngjare, t’u transmetohet brezave me vertetesi.Disa lideret politike, si fjalomane nacionaliste, abuzojne me rolet e tyre ne histori, prandaj disa historiane plepash dhe disa akademi pleshtash jane veçse sherbetore zoterinjsh qe fshihen si thengjill i ndezur nen hi.Nuk eshte pare e degjuar, nga njerez te mençur, as te shkalluar, te thone pa hezituar se ndihen mire kur jane te pushtuar.Por “historiane”qenesisht te deformuar zbulojne shpirtin e sojit te rrenuar per te treguar se si prej pushtuesve soj i keq ka perfituar me patriotizmin e tij duke u lavderuar.Keto çmendurira do te perbuzeshin me neveri ne çdo shoqeri tjeter te civilizuar.