Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili dha sot një deklaratë për mediet, ku foli për turizmin, por edhe për një sërë çështjesh politike “të nxehta”. Vasili iu përgjigj pyetjeve edhe lidhur me marrëdhëniet mes LSI-së dhe PS-së, duke sqaruar zërat e fundit për një “krisje” mes shefit të tij, Ilir Metës dhe Kryeministrit Edi Rama. Numri dy i forcës së dytë më të madhe qeverisëse në vend solli në vëmendje se marrëdhënia PS-LSI është korrekte, duke shpërfillur deklaratat që pasuan humbjen e LSI-së në Pogradec e Vorë.
“Marrëdhënia jonë është një marrëdhënie që ndërtohet mbi mekanizma politikë, ecën nën udhën e një konstruktiviteti tashmë evident për të tërë. Të një korrektese e cila ka dhënë prova të pafundme të respektimit të saj përsa i takon Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe besoj që konstruktiviteti dhe korrektesa janë dhe duhet të jenë shinat ku mund të vazhdojë të qëndrojë në mënyrë solide si deri më tani, një aleancë, një bashkëpunim politik, por njëkohësisht dhe ndërtimi i një modeli politik bashkëpunimi i cili çon përpara jo thjesht e vetëm aleancën, por çon përpara në radhë të parë ato objektiva të mëdha për qeverisjen e vendit që aleanca i ka vënë vetes”, ka theksuar Vasili.
Lidhur me deklaratat e Palokës për koalicion PD-LSI, Vasili shprehet:
“Unë e kam përcjellë këtë deklaratë të kolegut tim dhe Kryetarit të Demokratëve në Parlament z. Paloka për komente mbi një aleancë të mundshme midis LSI-së dhe PD-së dhe nga leximi i vëmendshëm i saj nuk mbetet gjë tjetër veçse ta mbështes plotësisht atë çka ai ka deklaruar, me gjithë mirëkuptimin parlamentar që na shoqëron edhe në sallën e parlamentit”.
Nënkryetari i LSI-së nuk la pa i bërë jehonë qëndrimit kritik të Kryetarit Meta përsa i përket sistemit të taksimit, duke theksuar se çdo politikë fiskale duhet të orientohet nga zhvillimi ekonomik.
“Komentet e z. Meta janë të lidhura dhe qëndrojnë mbi një shinë të vetme dhe një lajtmotiv, që sistemi i taksave e gjithë politika fiskale në Shqipëri është dhe duhet të jetë e duhet të orientohet thjeshtë dhe vetëm nga një objektiv themelor dhe të patjetërsueshëm, që ky është zhvillimi ekonomik dhe rritja ekonomike e qëndrueshme. Pa një rritje ekonomike të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, të gjithë e kanë shumë të qartë, që jo vetëm një mori problemesh të tjera të karakterit infrastrukturor, të karakterit të shërbimeve të tjera nuk mund të marrin përgjigje, por mbi të gjitha, një mori e madhe problemesh sociale delikate nuk mund të marrin përgjigje pa një rritje të qëndrueshme ekonomike“, theksoi ai.

keta jane fatkeqesia e kombite ketu mer funde demokracia pa asnje elektorate jane ketu ku jane vetem per shkatrim ky qe flete eshte shkatrusi i shendetsise bashke me grekune tavo dhe krye deshtakune panariti cdemokraci na solle moje amerike me keta njerez
Votat qe moren, tregojne te kunderten.
LSi po kerkon te permiresoje imazhin duke bashkpunuar me Edi Ramen.
Po pastrojne pislleqet qe kane bere.
Megjithate LSI eshte shume me lart se PD.
PD eshte nje parti Tropojanesh, ku po nuk je dakort me lukunine Tropojane, te rrahin ne mbledhje.
Loje fjalesh:
Pse kush nuk qenka me ate qe “politika fiskale në Shqipëri është dhe duhet të jetë e duhet të orientohet thjeshtë dhe vetëm nga një objektiv themelor dhe të patjetërsueshëm, që ky është zhvillimi ekonomik dhe rritja ekonomike e qëndrueshme. Pa një rritje ekonomike të vazhdueshme dhe të qëndrueshme…?
Keta te LSI-s merren vetem me fraza te njohura…propagande e asgje tjeter..
Shkut “bejne petulla me uje…”
levizja e skraparllinjve te inatosur ka marre shume” vuxhut”dhe seshte cudi tja dhjese Rames nga fundi i vitit te trete per te rifituar serisht qeverine me pd-n,te ciles do i veje si kusht Ilir Meta Kryeminister