Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar pasditen e sotme një takim elektoral me qytetarët e Shkodrës. Kreu i LSI, Petrit Vasili, u shpreh se forca politike që ai drejton synon të dalë e para në zgjedhjet e 25 qershorit, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë vendin.
Vasili tha se vendi ka nevojë për një drejtim të ri, që do t’u garantojë qytetarëve mirëqenie dhe punësim.
Sakaq, ai u ka përcjellë një mesazh krerëve të dy partive më të mëdha të vendit, PS dhe PD, që të mos luftojnë për “timonin e qeverisjes”, pasi atë sipas Vasilit do ta marrë LSI.
“Forcë e parë do të thotë drejtim i ri për vendin. Një drejtim që e çon Shqipërinë në mirëqenie dhe e largon nga varfëria. Drejtimi i ri do të thotë për sipërmarrësit më pak taksa, dhe më shumë punësim për të rinjtë. Me LSI në krye u themi të gjithë rilindjeve të PS dhe PD, bëni tutje, pasi drejtimin do ta marrim ne”, tha Vasili.

O Vasil lere timonin po merr thesin te mbledhesh parate si fatorino…. se per ate pune jeni te paret ju te Like floririt me bllok ne dore..
Ky vaso idioti i biri i Kozit eshte fatkeqesi kombetare.
O adjutanti ilir metes me bllok ne dore dhe Monikes se Iljaz Labit se ai e shtyp tani se doli prape nga burgu . Ti per te te.ruajt ka…n je i pari po per timon sja thua fare plak i rjedhur