Petrit Vasili: Të zbardhim çfarë ndodhi me kokainën

Ornela

 Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili në një komunikim me gazetarët kërkoi zbardhjen e çështjes për kapjen e 613 kg kokainë pak ditë më parë në Maminas të Durrësit. Ai theksoi se operacioni në fjalë do të marrë përgjigjen deri në fund. Vasili foli edhe për çështjen e lobimit të PD-së dhe të një proteste të mundshme.

Mes të tjerash ai kërkoi sqarimin se pse kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ndajnë qëndrime të ndryshme për operacionin e kapjes së kokainës.

Çështja e kokainës duhet të marrë hetimin e nevojshëm. Brenda ditës tjetër thotë kryeministri, dhe tjetër thotë Xhafaj”, tha Vasili.

Në lidhje me çështjen e lobimit të PD-së, Vasili deklaroi se nuk e ka ndjekur fare dhe se është përqendruar e gjithë puna tek zbardhja e së vërtetës për 613 kg kokainë.

Se kam ndjekur fare këtë çështje, jam këtu para jush sepse kam mbi dy javë por jo vetëm, sigurisht me një staf të kualifikuar, ekspertë të sigurisë e drejtësisë që po ndjekim hapat që po ndërmerren lidhur me tendencën për ta mbuluar, për ta kthyer në një ngjarje të zakonshme kapjen e 613 kg kokainë. Pa zbardhur këtë çështje, nuk më intereson asnjë çështje tjetër. Për gjithë çështjet e tjera, kushdo që ka probleme të shkojë në prokurorinë shqiptare. Kushdo që shkel ligjin të dënohet nga i pari tek i fundit. S’kam asnjë lloj ndjeshmërie, por t’i japim përgjigje patjetër kësaj gjëje. Në qoftë se kryeministri shqiptar që është fjalaman i deklaruar, i cili komenton edhe po ngordhi një mace në një fshat të Shqipërisë, nuk flet për 613 kg kokainë, nuk flet për administratën publike, e cila po shkatërrohet para syve të tij edhe me bekimin e tij, e nuk flet për koncesionet kur të tjerët i thonë ndal se po na rrënon ekonominë, të tjerat janë fjalë boshe”, deklaroi Vasili.

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së foli edhe për një marrëveshje parazgjedhore me PD-në, por tha se e gjithë vëmendja është përqendruar tek zbardhja e trafikut të 613 kg kokainë.

Tani për momentin po bashkëpunojmë me PD-në, të zbardhim një për një çfarë është bërë më 613 kg kokainë, kjo është përpara gjithë gjërave të tjera. Të tjerat janë…”, tha Vasili.

Në lidhje me ndonjë protestë të mundshme të opozitës, Vasili deklaroi se do konsumojmë të gjithë instrumentet politikë.

Protesta është një veprim i zakonshëm jo i jashtëzakonshëm për një opozitë. Por një opozitë që bën vetëm protesta dhe nuk i hyn në mënyrë kapilare zbërthimit të mekanizmit kriminal që fsheh këtë gjë ajo nuk e ka bërë detyrën e saj”, theksoi Vasili.

o.j/dita

Share This Article
8 Comments
  • Po ja pra o Petrit. Pse ben sikur nuk e kupton. Kokainen e porositi Edi Rama per te blere ambasadoret, Nju Jork Tajmsin dhe Toni Bleirin. Por gabimisht ajo u kap ne Durres. Kjo eshte e gjitha. Perse ben sikur nuk e di dhe nuk e kupton?!

  • Me protesta te rruan bythen ti kokerrjepeur me Mona Cizmen nuk u ndjek me njeri.
    Po si nuk e di ti more kastervec qe lobimi RUS per Bashen eshte cenim i sigurise Kombetare nderhyrje e saj ne Shqiperi, ore pallavesh.
    Droga u kap ti cfare kerkon….. per me shume informacion lidhu me Bablilin se ai ka eksperience dhe t’a sqaron ceshtjen me mire se Rama dhe Xhafaj.

  • O i mbaruar policia e kapi kokainen dhe po hetohet nga prokuroria dhe ne ndihme ka ardhur edhe Dea
    Po je i pabesueshem kur ti nuk paske degjuar per finacime te padeklaruara te pd nga sponsore ruse,te zbuluara nga gazetare amerikane

  • O Petrit Vasili, shqetesimi yt eshte i drejte, por si me kane thene mua, kokaina qenka porositur nga Ilir Meta, njesoj si hashashi i Klement Balilit. Klementi u arratis, ndersa ky pronari kokaines , mbasi foli nje here nga Gjermania , humbi dhe ky njesoj si Klementi. Eshte koiçidence apo ti ulerin qe shperndashe vemendjen. Rriji bythes siper, Petrit, se po te çfryne dhe ty, pa Ilirit e Monikes u eshte shqyer. Do ta shikosh tymin, megjithese ti e di ndaj ben dhe perfaqesuesin e devotshem i drobitur e qe ke humbur fare logjiken.

  • Z. Vasillaq, me qe po pyet dhe je i interesuar se cfare u be me kokainen ? Une ju pyes juve mbase doni ndonje
    pako kokaine qe ta thithesh cdo mengjez apo per t’u re-
    laksuar para gjumit te darkes.kur shejtani s’kishte pune
    shkerdheu te birin . Edhe puna juaj i ngjan kesaj anekdo-
    te,megjithese eshte vulgare perseri eshte sinjifikative kur
    ke te besh me elemente te tille qe vetem flasin si “plakat
    llafazane te lagjes” dhe asgje nuk nxjerrin ne drite. Po ha-
    llet e popullit .Vasillaq a kujtoheni ndonje here ?! Eshte nje fatkeqesi e madhe me te tille deputete si ju qe shikoni
    vetem xhepat tuaja dhe bunkerizimit te padroneve tuaj qe
    te mos i kape ” predha e vettingut” . Nuk i shpetoni drejte-
    sise,as Recit . Harrojeni.!!!

  • Nje per”kartaraktin” Rama zuri Ramen thot ky!!!!!! Vasua pyt deri ku kini aritur!Po ja o vasil kana aritur se frigoriferin modern per fruta te “fresketa” e paskeni ndertuar ju!Doni me o vasil dhe kartarakt?

  • O zoti- shoku Titi Vasillaqis kollaj per 613 kg kokaine qe po merret policia e prokuroria, po ku drecin ka humbur Mona more zv. krietari i leshe e lise. Po behen shume dite qe nuk e kemi pare, pastaj si do e zbardhim problemin me krietarin e Pi-Di more zoti -shoku . Ka shume thashe e theme e them e thashe per krie bashke opozitarin tuaj more zoti Titis-Vasillaqis. Kujdes a i ke lyer kund thundrat se ka ardhur veza per ata e te shesin per 50 qindarka,mos e kruaj shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *