Petro Koçi: Fajtori e ka një emër, Doktor Berisha

Gazeta Dita

Gara në PD ka bërë të interesuar edhe socialistët. Petro Koçi e ka cilësuar këtë thjeshtë si një lojë të organizuar për interesa të klanit Berisha. Kryetari i PSV 91, shprehet se nëse Partia Demokratike nuk heq dot dorë nga berishizmi, nuk ka për tu shëruar dot kurrë. Ai është ndalur në këtë analizë edhe në sjelljen e kësaj force gjatë fushatës, e cila dha rezultatet se përfundoi paqësisht. Për të, PD dha provat për një sjellje korrekte ditën e zgjedhjeve.

“Deri tani nuk shoh ndonje gare serioze per kreun e ri te PD. Duket nje loje ku kane rene edhe ata qe jane kunder Bashes.

Eshte nje loje e organizuar per interesa te klanit Berisha. Ne fakt njeriu qe e katandisi PD ne kete fare feje, eshte vete Sali Berisha.

Nese PD nuk heq dot dore nga berishizmi, nga revolucionarizmi dhe nga antiinstitucionalizmi, nuk ka per tu sheruar dot kurre. Fatkeqesisht shumica ne PD dhe ata rrotull saj mendojne se fajin e kishte marreveshja dhe jo çadrizmi revolucionar.

Analistet pro PD mendojne se PD duhej te prishte zgjedhjet me potere, denoncime dhe kontestime. Ne fakt gjeja me civile dhe moderne qe ka bere ndonjehere PD ishte sjellja korrekte diten e zgjedhjeve.

Por mendesia ballkanike e gjoja te djathtes, nuk e pranon kete sjellje. Ngaqe kjo mendesi nuk sheh te nesermen, por vetem interesin e dites. PD duhet te sherohet nga mjeku i gabuar, nga doktori fajtor!”, përfundon ai.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *