Çarja një tubacioni të Petroliferës në Vlorë ka shkaktuar një masakër mjedisore në plazhin e Zvërnecit.
3 kilometër plazh janë ndotur nga nafta që ka rrjedhur nga tubacioni që po furnizonte një anije – çisternë me naftë bruto. Anija me flamur turk, ka qënë duke u ngarkuar në molin e Petroliferës, kur nafta ka shpërthyer në det.
Ardian Musta – Nën/Kryetar i Bashkisë Vlorë: “Inspektoriati i Mjedisit ka gjobitur me rreth 1 milionë lekë shkaktarët e ndotjes, Petroliferën dhe anijën, të cilës i është pezulluar edhe leja. Petrolifera ka përgjegjësinë për sigurinë e transportit të naftës nga depozitat e saj në anijet çisternë dhe anasjelltas. Por edhe pse është e detyruar nga ligji që të marrë masa për pastrimin e zonës, nga Petrolifera nuk është parë asnjë lëvizje.
Kjo nuk është hera e parë që nafta e Petroliferës shkakton ndotje të plazhit të Zvërnecit. Por kjo e fundit, që vjen pak ditë pas çeljes zyrtare të sezonit turistik, eshte e përmasave te medha. Autoritetet vendore kanë vënë në dispozicion mjete dhe punonjës për të eliminuar pasojat.

Turp. Demi i shkaktuar koston miliarda. Kane provokur sezonin turistik te plazhit te vetem te Vlores.
Me 1 milion leke apo me 1 milion dollare eshte gjobitur Petro-afera ? A thua se eshte care tubacioni i ujerave te zeza e ndonje shtepie dhe ka ndotur detin dhe plazhin e Zvernecit, turp.
ca jan 1milion lek o trapa vetem pastrimi e bonifikimi i zones kushton miliona euro apo nuk e prishni dot me miqt turq dhe hajduterit keqberes shqiptat
Ti shkohet me thelle kesaj ngjarje e te zbohen ata kriminela qe punojne ne kete sektore .Di qe ka shume te emeruar partiak. servila dhe byt. lepirsa qe skane lidhje fare me qytetin bregdetar .Injorantet mbajne keto vende kyce dhe populli paguan vemjet qe po e gryejne dita dites .