Kandidati për deputet i Partisë Socialiste për Peqinin, Alfred Peza, gjykon se janë 20 gabime që koalicioni i majtë nuk duhet të bëjë pas ardhjes në pushtet më 23 qershor. Në ditarin e tij përditshëm që e publikon në faqen e Facebook, kandidati socialist duke e renditur koalicionin fitues, rendit një sërë gabimesh që, sipas tij, nuk duhet të bëhen.
Pas ardhjes në pushtet më 23 qershor, nisur nga problematikat që i kanë shoqëruar qeverisjet e majta pas 1990 në Shqipëri, koalicioni ynë fitues NUK duhet të bëjë gabimin që:
1 – Të mos respektojë marrëveshjen me 36 partitë aleate.
2 – Të mos mbajë premtimin për vendosjen e taksës progresive.
3 – Të mos mbajë premtimin për uljen e çmimit të karburantit dhe plehrave për bujqësinë.
4 – Të mos respektojë dhe shpërblejë kontributorët kryesorë të së majtës në 23 vjet.
5 – Të mos rikthejë konçernsionet e dyshimta dhe korruptive të dhëna nga qeveria “Berisha”.
6 – Të mos rihapë çështjen “Gërdeci” dhe të mos nxjerrë përpara drejtësisë urdhëruesit dhe ekzekutorët e 21 janarit.
7 – Të mos pastrojë administratën nga militantët dhe të vendosë sistemin e meritokracisë.
8 – Të mos përfundojë në një kohë rekord, të gjitha rrugët nacionale të lëna gjithandej të papërfunduara nga kjo qeveri.
9 – Të mos hapë 300 mijë vende pune brenda mandatit të parë.
10 – Të mos integrojë të gjithë shqiptarët në Shqipëri, përpara se të kërkojë integrimin e Shqipërisë në BE.
11 – Të mos rivendosi rendin dhe qetësinë publike brenda 300 ditësh.
12 – Të mos unifikojë tregun, arsimin dhe artin Shqipëri- Kosovë.
13 – Të mos çlirojë mësuesit dhe mjeket, nga diktati politik i pushtetit.
14 – Të mos ia rikthejë Televizionin Publik Shqiptar, qytetarëve.
15 – Të mos reformojë rrënjësisht të gjithë sistemin arsimor, publik dhe privat.
16 – Të mos çmontojë sistemin e korrupsionit alarmant në vend.
17 – Të mos reformojë thellësisht sistemin e drejtësisë.
18 – Të mos zgjidhi njëherë e përgjithmonë çështjen e dekomunistizimit të vendit dhe rehabilitimin përfundimtar të ish të përndjekurve politikë.
19 – Të mos zgjidhi çështjet e pronës dhe legalizimeve.
20 – Të mos rivendosi në një kohë sa më të shpejtë, kontrollin mbi territorin, në çdo pëllëmbë të vendit.
Në përfundim të analizës së tij, Alfred Peza, thotë se mund të ketë shumë më tepër probleme madhore, të mesme apo të vogla, për t’u zgjidhur nga qeverisa e koalicionit të majtë, që do të krijohet pas zgjedhjeve të 23 qershorit. “Qeveria e re, duhet të punojë çdo ditë, për ringjalljen dhe rikthimin e shpresës tek qytetarët e vet. Një gjë është e sigurt, se kryeproblemi që duhet të zgjidhi qeveria e Kryeministrit Edi Rama është gjetja e të gjitha rrugëve më të shpejta dhe efikase, për nxjerrjen në mënyrë urgjente të vendit nga kriza e thellë social- ekonomike dhe morale ku ndodhet Shqipëria sot”, – deklaron kandidati socialist për Peqinin.
Kete piken 4 nuk e kuptoj,shperblimin e kontribuesve kryesore,si duhet ti shperbleje,ne natyre,me vende pune,poste te rendesishme?.Me nje fjale te vjedhin se kane kontribuar.Ne nje vend si Shqiperia,nje vend qe eshte cope-cope ne cdo gje,cdo post i larte,deputet,minister,drejtor,zyrtar etj,shihet si license per te bere pasuri ne menyre te pandershme.Cdo post ne Shqiperi ne keto momente,eshte nje pergjeqesi shume e madhe(sikur te ishin politikanet normale)dhe shume stresante per ate qe merr posti,por ketu shihet si pozicion per te bere pasuri.Nuk kemi pare deri tani nje politikan apo zyrtare te thote,jo – faliminderit,une nuk e bej kete detyre.Te gjithe,edhe pse shumica te pa afte,po te jete per poste nuk thone kurre jo.
Vallahi bilahi si thone myslimanet vetem piken 7 nuk do e bejne gabim Do e pastrojne administraten dhe do vendosin militantet e vet por duke dorzuar teseren e ps si formalitet para se te fillojne pune.Per te tjera zor se nuk i bejne gabim.Po nuk i bene te tjerat gabim i takon te luftojne kunder vetes vet pra te luftojne te rrezojne veten e vet nga pushteti.Por kam shprese se pushtetin nuk e marrin dhe as nuk kane cfare te marrin keshilla nga EDUART KARDELI i Rames pra nga folozofi i vonuar A.Preza
PS-ja bën mirë të pastrojë gjithë pd-istët nga administrata, që ta ndjejnë se çdo të thotë të jesh i papunë, i pashpresë, megjithse me aq pare sa kan vjedh këto vite s’kanë nevojë më, (si puna e këtij @keltis… ) Sepse edhe vendet e punës i zinin para se të zhvilloheshin konkurset dhe diplomat i merrnin pasi të zinin vendet e punës!!! Farë e keqe mos mbiftë më kurrë!!!!
Z. Peza! Perse e perfshini veten tek ajo pjese e budallenjeve dhe jeni te sigurte qe PS-ja do te vije ne pushtete ? Duhet te fitoni njeher para se te flisni per planet apo mardheniet e brendshme politike. Megjithate ju uroj suksese ne keto zgjedhje!
Jo njezet gabime po jam I sigurt se nuk do kene mundesi te bejn as nje,sepse nuk ju a jep populli pushtetin sepse kan 100 arsye te mos ju a japin
Zoti peza ehste njeri i nderuar dhe i respektuar .mua me vjen keq per ju qe se kuptoni ,qe jeni zhytur ne llumin e mjerimin e erret qe PARTIA E SALI BERISHES ju ka ushqyer keto 8 vite ,te mjeret ju qe vazhdoni me po keto mendime per te ardhmen dhe do e ndryshoni qeverine duke i bere njerezit budallenje ,te mjeret ju qe nuk ishit te afte ta mbanit pushtetin per 8 vite ,premtuat shume ,ja ku jeni tani po mbyteni me anijen tuaj.
HERONJTE E VERTETE BEJNE VEPRA TE TILLA,JANE TE RRALLE POR EKZISTOJNE. ALFRED PEZA ESHTE NJERIU I VEPRAVE TE MEDHA ,NJERIU QE I SOLLI JETE FAMILJES KALOTI ,QE I DHUROJE NJE SHPRESE PER TA PARE NDRYSHE REALITETIN NESER.