Peza: Basha gënjeu për 19 kriminelët në PS

Elton Tafaruci

Në një deklaratë për mediat deputeti i PS, Alfred Peza, ka reaguar ndaj akuzave të bëra nga Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ky i fundit, pak ditë më parë ka folur lidhur me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, duke thënë se në radhët e mazhorancës ka deputetë që kanë fshehur të dhënat në formularin e vetëdeklarimit.

Peza i hodhi poshtë këto akuza, të cilat i cilësoi si të pabaza.  Ai tha se Lulzim Basha gënjeu për 19 kriminelët në PS.

 “Në grupin e Partisë Socialiste nuk ka kriminelë” – deklaroi Peza, ndërsa shtoi se Basha nuk i vërteton akuzat e tij.

Peza tha gjithashtu se Kreu i PD duhet të merret me Flamur Nokën, pasi ky i fundit duhet të japë llogari ligjore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *