Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi grupet e punës për fushatën e zgjedhjeve në Tiranë. Pas mbledhjes së zhvilluar me dyer të mbyllura, Berisha tha se makina elektorale e PD ka marrë xhiro të shpejta.
Ai tha se Ramës po i ikin aleatët, kurse PD-së po i shtohen. “Mbledhja ishte teknike. Kryekëput mbledhje për të analizuar çfarë u bë midis dy mbledhjeve dhe tani natyrisht selia është në një gjallëri dhe veprimtari të madhe po bëhet përgatitje intensive dhe makineria elektorale e partisë demokratike është në xhiro të shpejta. Po fuqizohen çdo ditë dhe më shumë. Ne jemi të vendosur të angazhohemi në një fushatë elektorale më të qytetëruar deri sotmen, në një fushatë elektorale ku do adresojmë të gjithë problematikën e vendit. Do të debatojmë për një program që ka si synim kryesor Shqipërinë, vendi i zhvilluar, Shqipërinë Evropiane. Pra siç e shihni spikatin dy linja kryesore, kjo e Partisë Demokratike që shton aleatët progresivisht, ajo e Partisë Socialiste që i ikin aleatët dhe ecën drejt vetmisë, gjen Alfred Pezën që thotë se kam idhull Alfred Mosiun,” tha Berisha. Sigurisht qe idhulli im smund te ishte Bujar Nishani. Apo jo z. Berisha?! Pse merret kaq shume valle Kryeministri me emrin tim?!, u shpreh Peza në një reagim në rrjetin social Facebook.
Kush e futi kete Pezen ne listat e PS? Dhe cfre garancie kemi ne votuesit e perdhunuar te opozites se keto nuk jane lojera te Saliut apo Ilirit? Meqe vete nuk marrin dot me vota, fusin njerez ne listat e opozitess qe merr voten popullore. dhe keta tipa pa lidhje me PS=ne behen papritur “dritan priftat” e ardhshem nje dite pas zgjedhjeve te qershorit?? Shpresoj qe ai zotnia ne krye te PS-se, te dije cfare eshte duke bere