Peza: Prokuroria të hetojë të zgjedhurit e PD me probleme

Elton Tafaruci

Partia Socialiste akuzoi sot Partinë Demokratike se po pengon zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, duke mbrojtur deputetët dhe të zgjedhurit e saj, subjekte të këtij ligji. Alfred Peza, deputet dhe njëkohësisht Sekretar për Organizimin Dixhital në PS, i kërkoi PD-së që të veprojë menjëherë ndaj deputetëve të saj, pasi të gënjesh përmes formularit të vetëdeklarimit, përbën vepër penale që dënohet nga ligji.

“Ne e ftojmë PD-në të gjejë kurajon për të shkuar përtej propogandës dhe retorikës boshe. Ish ministri i Brendshëm, Flamur Noka akuzohet si spiun i shërbimeve sekrete serbe. Ai ka qenë i ndaluar dhe ka gënjyer në formularin që ka plotësuar vetë për dekriminalizimin. Në të njëjtën mënyrë duhet të veprohet për Alban Zenelin, deputetin e dënuar me burg, por edhe për Arben Ristanin, numrin dy të PD-së, i dënuar gjithashtu me burg”, tha Peza.

PS, vijoi ai, i bën thirrje Prokurorisë së Përgjithshme që të përfshihet në hetimin e Flamur Nokës, Arben Ristanit, Alban Zenelit e të çdokujt tjetër që përfaqëson këtë parti dhe që ka probleme me dekriminalizimin.

PD, shtoi Peza, nuk mund të pretendojë se ka ndonjë meritë në rastin e dorëheqjes së ish-kryetarit të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi, sepse ai u dorëhoq pasi u njoh vetë me të vërtetën. Ndërsa ne si familje politike, theksuam se respektojmë veç ligjin dhe se përpara ligjit, askush nuk është më i rëndësishëm, nënvizoi ai

Share This Article
11 Comments
  • Saliu i pari.. nga 97, gerdeci e 21 janari.. Lulipoashtu.. mhill fufi, ristani, zeneli, nokaa.. ku eshte drejtesia.. ja pse duhet reforme qe te behet dhe dekriminalizim pastaj

    • Gjerat jane mjaft te qarta, PD nuk e voton ligjin se e di mjaft mire se ne cfare llumi ndodhet. Fjalimet politike kane rene ne vesh te shurdher, perdoret e njejta teori dhe te njejtat mashtrime.

    • Njesoj do perfundojne te gjithe ata qe nuk perkrahin ligjin dhe zbatimin e tij. Ky popull nuk eshte dele dhe ata qe mbeshtesin shqiperine e dine fare mire qe duhet vene ligji dhe duhet zhdukur maliqi.

    • prokurorira po fle gjyme! prokurori del cdo 6 muaj dhe flet per ceshtje qe do ndryshojne fati ne shqiperise por ne te vertet fati i shqiperise do zbardhet kur ti mbaroj mandati qi i dha sala per te mos e futur ne burg.

    • nese sala nuk do bante peng drejtesine ende me qjqtaret e servilosur ndaj tij dhe bojkotet dhe fjalorin agresiv, vet luli do ishte i pare ne burg dhe pastaj servilat e sales si noka, ristani, paloka, strazimiri etj

  • po jo mor cfare kriminelash ke tek partia demokratike or zoteri? cjan kto pacavure qe shpikni per mulin dhe ristanin mor zoteri? ato jan me shenjtoret e pd. jan idhujt e te gjtihe frpd.

  • Ne fakt PS po tregon qe ligji eshte mbi te gjithe pa marre parasysh poziten qe ka ndersa PD ne raste te tilla vetem tu hedhe hi syve…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *