Pezullimi i 16 mësuesve, reagon Ministria e Arsimit

Leda Hysa

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka reaguar në lidhje me lajmin për pezullimin nga detyra të 16 mësuesve në Lushnjë.

Në një deklaratë për mediat, MAS shprehet se janë marrë masa të menjëhershme për zëvendësimin e këtyre mësuesve.

Në deklaratë gjithashtu thuhet se: “Ky vendim është zbatuar menjëherë nga Zyra Arsimore Lushnjë duke marrë masa të menjëhershme për zëvendësimin e këtyre mësuesve dhe mos pasur asnjë pengesë për mbarëvajtjen mësimore.”

Deklarata e plotë:

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me prokurorinë e Lushnjës ka ndjekur me seriozitet situatën deri në pezullimin e 16 mësuesve në shkollën 9-vjeçare të fshatit Çermë e Sipërme në Lushnjë.

Sqarojmë opinionin publik se:

Bazuar në kallëzimin e bërë gjatë viteve 2010-2013 se në shkollën 9-vjeçare Çermë e  Sipërme ka pasur regjistrime fiktive, Prokuroria e Lushnjës ka regjistruar procedimin penal për “Falsifikimin e dokumenteve shkollore”.

Prokuroria e Lushnjës ka filluar hetimet prej disa kohësh për këtë rast duke kërkuar sot nga gjykata pezullimin e 16 mësuesve.

Ky vendim është zbatuar menjëherë nga Zyra Arsimore Lushnje duke marrë masa të menjëhershme për zëvendësimin e këtyre mësuesve dhe mos pasur asnjë pengesë për mbarëvajtjen mësimore.

Ministria e Arsimit mbështet vijimin e hetimit nga organet ligj-zbatuese dhe siguron se për nxënësit e shkollës nuk do të ketë asnjë pengesë për të vijuar normalisht procesin mësimor.

Ftojmë prindërit, mësuesit dhe nxënësit të denoncojnë çdo shkelje apo parregullsi të konstatuar në sistemin tonë arsimor.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Fotografi “TRINITRINE” qe me tregon MINISTRINE..

    Si nje jete mes shkolles dhe femijeve me prindit arsim dashes te vendit tone,me shtagu fotua e mesiperme e asaj ndertese te Ministrise Arrsimt-Dobeisa ime. Po sa lexova titullin e shkrimit vertet SHTANGA. Siu besoha syve se ne nje shkoll te atdheut tim,pushohen me vendi gjyqesor jo pake po 16 mesues njeheresh.
    E tmereshme sa me vjen turp tua deftej jo shqiptareve.
    C’behet keshtu o njerez- ne jeni vertet NJEREZ.
    E pa besushme nje KRIM i tille kolektiv..
    .Me falni per gjykimin tim. s’do te doja ta shihia te afishuar ne gazete une perkushtuar.
    Sa per ate qe jane marre masa per zevendesimin e tyre ne kohe mire behet,po ajo NJOLLE eshte e pa faleshme per nje kolektiv pedagogjik…
    Mos ka gabuar DREJTESIA?!kete do te doja une si nje 83 vjecar ish mesues ne atdhe dhe sot mes mesuesve te perkushtuar ne emigracion,qe bejne gjithcka per mesimin e gjuhes amtare …
    Mos degjofshim lajme te tilla kurre !Nje kolektiv Mesuesish-denuar per mashtrim ne detyre.

    Toronto17-09-2018 Guri Naimit D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *