Gjykata e Lartë në Londër rrëzoi sfidën ligjore kundër vendimit të kryeministrit Boris Johnson për të pezulluar Parlamentin.
Padia u u ngrit nga biznesmenja Xhina Miller, e cila e konsideron masën si një shkelje dhe abuzim me pushtetin.
Gruaja e cila do të apelojë vendimin në 17 shtator u shpreh thellësisht e zhgënjyer: “Ne e shohim si thelbësisht jetësore që Parlamenti të jetë në detyrë. Na vjen mirë që gjykatësit na dhanë të drejtën e apelimit, diçka që kemi ndërmend ta bëjmë”.
Kryeministri njoftoi në 28 gusht se do të pezullonte punimet e Parlamentit për 5 javë, duke nisur nga java e ardhshme deri në 14 tetor.
Kundërshtarët e tij politik thanë se qëllimi i Johnson ishte të pengonte miratimin e një projektligji që do të shmangte Brexit-in pa ujdi në 31 tetor.
Por, qeveria këmbëngul se pezullimi i Parlamentit do t’i jepte kohë Johnsonit të përvijonte planet e reja legjislative, duke lejuar në të njëjtën kohë Parlamentin të debatojë për Brexit-in.
l.h/ dita

Xhonson eshte si Trampi
Kokebosha qe nxisin turmat te marrin armet