“Pezullimi i Parlamentit, i jashtëligjshëm”, Gjykata Supreme rrëzon Boris Johnson

J L

Vendimi i kryeministrit britanik, Boris Johnson, për të pezulluar punën e Parlamentit ishte veprim i paligjshëm.

Kështu ka vendosur Gjykata Supreme e Britanisë së Madhe. Kryeministri Johnson e pezulloi punën e Parlamentit për pesë javë në fillim të këtij muaji.

Por Gjykata tha se është e paligjshme të ndalosh Parlamentin të kryejë detyrat e tij.

Kryetarja e Gjykatës, Brenda Hale tha se “efektet në themelet e demokracisë së vendit ishin ekstreme”.

Ajo tha se 11 gjyqtarët vendosën njëzëri se vendimi për pezullimin e Parlamentit ishte i pavlefshëm dhe pa asnjë efekt. Sipas saj, i takon kryetarit të Parlamentit të vendosë për hapat e mëtejshëm.

Kryetari, John Bercow, përshëndeti vendimin dhe tha se Parlamenti “duhet të mblidhet pa vonesë”, duke shtuar se ai tani do të konsultohej me liderët e partive.

Kritikët kanë thënë se ky veprim i kryeministrit Johnson kishte për qëllim të kufizonte mbikëqyrjen e planeve të tij lidhur me procesin e daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Johnson, i cili po merr pjesë në konferencën e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike në New York nuk e ka përjashtuar mundësinë e një shpërbërjeje të re të Parlamentit nëse aktvendimi shkon kundër tij.

Britania e Madhe duhet të largohet nga Bashkimi Evropian deri më 31 tetor.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *