Pezullimi nga detyra, çifti Gina-Gashi i drejtohet KPA-së

Leda Hysa

Çifti i prokurorëve Gina Gashi kundërshtuan në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit urdhrin e Arta Markut për pezullimin e tyre nga detyra.

Vendimi i Arta Markut mbërriti pasi Prokuroria e Durrësit nisi ndaj dy prokurorëve një hetim për fshehje dhe refuzim të deklarimit të pasurisë.

Ndërsa Gashi e Gina akuzuan se vendimi vinte prej inateve personale, pasi kryeprokurorja e Durrësit ishte shoqe e Arta Markut.

Rasti i çiftit të prokurorëve Gina-Gashi do të shqyrtohet nga gjyqtarët Luan Daci, Rezarta Schuetz, ndërsa relatore do të jetë Ina Rama.

Rovena Gashi ka mbajtur postin e sektorit të dekriminalizimit gjatë periudhës kur Prokuroria drejtohej nga Adriatik Llalla. Ajo u transferua si prokurore e thjeshtë pak ditë pasi Arta Marku mori detyrën. Ndërkohë, Dritan Gina ka mbajtur postin e kryeprokurorit në rrethin e Elbasanit.

l.h/ dita

Share This Article
3 Comments
  • Diametri i kofshes , pamvaresisht nen mesataren e intelektit qe je ,ta afroi kete post ,ku sic e di edhe ti ,te mbante Llalla ne preher ,ne zyren e tij . Kurse per kopanin tend , nuk komentoj ,ai eshte nen nivelin e nje analfabeti.Ju keshilloj ,mos e trazoni mutin tuaj , se do na qelbi me shume.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *