Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur kërkesës së bërë një javë më parë nga ndërtuesit, pas vendimit për pezullimin e lejeve të ndërtimit në kryeqytet.
Kryebashkiaku ka pritur në një takim informal përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuesve, ku ka diskutuar për këtë problematikë dhe krizën që ka prekur këtë sektor, e cila me pezullimin për herë të dytë të lejeve, tashmë edhe për një vit tjetër, po thellohet edhe më tepër.
Vendimi i Bashkisë për pezullimin e lejeve të ndërtimit për një afat kohor 1 vjeçar është marrë i diktuar nga ndarja e re administrativo-territoriale, e cila e zgjeron Kryeqytetin me 24 njësi dhe sjell si domosdoshmëri hartimin e një plani të ri urbanistik.
Por përpos Bashkisë më të madhe në vend, Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur këtë muaj, që pezullimi i lejeve dhe planeve zhvillimore të shtrihet në të gjithë vendin deri në hartimin e planeve të reja vendore.
Ky vendim penalizon më shumë ata ndërtues i që kanë bërë aplikimet pranë autoriteteve vendore, apo që kanë lidhur kontratat me pronarët e trojeve, pasi kostot janë të larta.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në të gjithë vendin për tremujorin e parë të këtij viti janë dhënë vetëm 14 leje ndërtimi, nga të cilat 11 prej tyre janë në qarkun e Tiranës.
Edhe pse shifra ka prekur nivelin më të ulët në të paktën pesë vitet e fundit, ky sektor do të përballet sërish me vështirësi pasi do të pezullohet puna.
Ndërsa gjatë vitit 2014, janë dhënë 270 leje ndërtimi në të gjithë vendin, prej të cilave 110 në Kryeqytet, ku një pjesë e mirë prej tyre mund të jenë ende në proces zbatimi.

Lejet e ndertimit deri ne 5-6 kate nuk jane pezulluar.
Ndertuesit do te angazhohen ne restaurimin e Parqeve, rrugeve, kanalizimeve, ujesjellsave.
Perderisa nuk ka uri per banesa, perse te ndertohet ne nje ze qe nuk shitet?